Florim Zeqa: Shtetin duhet ta drejtojnë ata që e duan me shpirt e zemër atdheun e tyre!
Shtetin duhet ta drejtojnë ata që e duan me shpirt dhe zemër atdheun e tyre!
Duke qenë dëshmitar që të gjitha
partitë pa dallim, nuk e dhanë as më të voglën provë për ndryshimet premtuara,
subjektet e ç'akordura opozitare, pa ide dhe pa platformë të përbashkët
opozitare për qytetarët, atëherë nuk mbetët shpresë tjetër përpos krijimit të
një alternative të re, e cila do të sjellë ndryshime substanciale dhe
përmbajtësore në qeverisjen e vendit.
Intelegjenca e anashkaluar nga
politikbërja
Kosova ka njerëz të pastër e të
guximshëm, që do të përbënin bërthamën e një alternative të re, për të bërë
luftën e fortë dhe të hapur kundër korrupsionit dhe nepotizmit, mashtruesve dhe
maskarenjëve politik.
Gjendja
e pashpresë e krijuar në vend, si pasojë e papjekurisë politike dhe mungesës së
transparencës së veprimeve, e përcjellur me skandale të njëpasnjëshme
korruptive.
Si
pasojë e kësaj, në mendjen e popullit është krijuar bindja se kush më pak e
kush më shumë, të gjithë që merren me politikë, janë mashtrues e intrigantë,
janë hajdut dhe kusarë politikë, derisa inteligjenca e pastër ka mbetur e
anashkaluar tërësisht!
Padrejtësisht
është krijuar bindja tek një pjesë e opinionit publik, se nuk kemi njerëz më të
mirë për politikë nga këta që i kemi aktualisht!
Kjo
klasë politike pa dallim, pushtet dhe opozitë, elektoratin e tyre po e përdorin
vetëm si numra përgjatë fushatave zgjedhore, sa për t'ua grabitur besimin
(votën) ndërsa të gjitha pazarllëqet i bëjnë mes vete në kurriz të popullit.
Një fillim i ri për shtetin e Kosovës
Kasta aktuale politike e vendit, në
veçanti liderët e partive tona politike, para opinionit publik, në veçanti para
elektoratit të tyre, shpesh përlahen mes vete, por asnjëherë nuk mund t'i
shkojnë deri në fund "konfliktit", shkaku i interesave të
përbashkëta, apo thënë më kjartë, shkaku i bizneseve të përbashkëta, tenderëve
që i ndajnë me njëri-tjetrin, e deri të aferat korruptive.
Të
gjithë liderët e subjekteve politike, pa dallim, janë shndërruar në uzurpatorë
të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë
sinonim i së keqes, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë
shoqërore (shtetërore), duke e shndërruar Kosovën e pasur me resurse të shumta
natyrore një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të.
Kosova
ka njerëz të aftë, të pastër dhe të guximshëm, prapa të cilëve do të
rreshtoheshin shumica e qytetarëve pa asnjë hezitim, por dikush ndër më të
guximshmit duhet ta merrë stafetën në dorë dhe të nisemi përpara për arritjen e
ktheses së madhe me njerëz të rinjë të cilët do ta ndërtojnë një mentalitet të
ri qeverisës.
Vullneti
i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive, jo vetëm që ekziston, është duke
thirrur si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve dhe të gjithë njerëzve të
vullnetit të mirë.
Mjafton
vetëm iniciativa e shëndoshë e bazuar në vlera njerëzore, në atdhedashuri e
moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjes
tash e sa vite ne Kosovë.
Secili
mund të japim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës. Secili me takatin
e me zanatin e vet, mund ta bëjmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe
qytetarët e saj, për kthimin e identitetit dhe shpirtit humanitar të
shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.
Prandaj,
vendit urgjentisht i duhet një fillim i ri, një organizim i ri, një alternativë
e re politike për largimin e këtyre kusarëve nga skena politike .Kot do të
mbajmë zgjedhje në çdo 6 muaj pa një alternativë të re politike, rezultatin do
ta kemi përafërsisht të njëjtë, por gjithnjë me numër më të vogël të votuesve
në zgjedhje!
Shqiptarët, hiqen patriot dhe dhe
demokratë, por në realitet nuk i respektojnë rregullat demokratike dhe kodin
patriotik. Sillen si autoritarë ose diktatorë në demokraci. Shtetin duhet ta
drejtojnë atdhetarët e vërtetë, ata që e duan me shpirtë dhe zemër atdheun e
tyre e jo mashtruesit dhe përfituesit e luftës e të paqes!










