Florim Zeqa: Sfidat me "intelegjencën" e analfabetëve modern!

2h më parë

Sfidat me "intelegjencën" e analfabetëve modern!

Shkruan: Florim Zeqa

Për dallim nga gjuhët e tjera, alfabeti i gjuhës shqipe i ka afërsisht dhjetë shkronja më shumë. Kjo shumësi e shkronjave nuk e bën më të pasur dhe as më të avancuar gjuhën tonë nga gjuhët e popujve të tjerë!

Lëshimet teknike, më pak të dëmshme në krahasim me IA

Perkundrazi, kjo shumësi e shkronjave nganjëherë bëhet pengesë dhe e komplikon mënyrën e të shkruarit, të folmen në veçanti!

Për çka, edhe gjuhëtarët më të shquar i vë në lajthitje në mënyrën e shkruarjes ekzakte dhe pa gabime në raste të caktuara!

Megjithatë, ky nuk është problemi i vetëm që kemi gjatë përdorimit të shkronjave të alfabetit të gjuhës sonë!

Bashkëtingëllorët "GJ" dhe "XH" si dhe shënjat e pikësimit i sfidojnë shumë pena të krijimtarisë letrare. "Q" i butë dhe "Ç" i fortë paraqiten akoma me sfiduese për disa autorë!

Fundja, të gjitha aspektet teknike të shkrimit janë të tejkalueshme, por jo edhe të pavrejtshme për lexuesin e vëmendshëm!

Loja me shkronja pa imagjinatë dhe pa kujdes nga autorët i vë në siklet lexuesit! Pasi, një fjali është e tepërt, mjafton një fjalë e vetme për t'ia ndryshuar kuptimin shkrimit!

IA problem i shekullit për krijuesit autentik

Problemi më i madh i shfaqur këtyre viteve të fundit mbetët IA apo Intelegjenca Artificiale, e cila në masë te madhe po i barazon injorantët me njerëzit e ditur!

Si pasojë e kësaj të "arriture" teknologjike, analfabetët po shndërrohen në akademik për profesorët e nderuar dhe të dëshmuar ndër vite dhe dekada në fushën e krijimtarisë letrare!

Kur kësaj t'i shtohet edhe ana vizuele, pra e prezantimit të fotos së autorit me IA në rrjetet sociale, ku i gjithë fokusi i lexuesit përqendrohet tek fotografia e më pak tek shkrimi i përgatitur me Intelegjencë Artificiale!

Kjo, për më tepër se plagjiaturë, paraqet krim ndaj dhuntisë natyrore të krijuesve, të cilët e ndajnë kohën, si dhuratën më të çmuar nga i madhi Zot, që idetë e tyre gjeniale t'i vënë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Kësaj katrahure letrare i ka ndihmuar mungesa e shtypit të shkruar, e gazetave me traditë të lashtë në tregun e shitjes, të cilat në stafin e tyre redaktorial kishin lektor të zellshëm dhe të kujdesshëm, të cilët nuk i kanë botuar (publikuar) shkrimet pa i lekturuar dhe redaktuar mirë në aspektin letrar!

IA-në e konsiderojë "Intelegjencë" të Analfabetëve modern!

Më me kënaqësi do ta lexoja një shkrim me përmbajtje të mirë e më plotë gabime gjuhësore sesa një shkrim pa përmbajtje me Intelegjencë Artificiale! U mbetët lexuesve që të vlerësojnë mendimin tim kritik!

Florim Zeqa, analist i pavarur politik.