Gjon Keka: Dardania mes dy zjarreve: Porosia e thuprave të Skënderbeut përballë renegatëve të sotëm
Dardania mes dy zjarreve: Porosia e thuprave të Skënderbeut përballë renegatëve të sotëm

Tani
po e kuptoj se sa shumë paska vuajtur dhe nëpër çfarë rreziqesh e pasigurish ka
kaluar kryeheroi ynë arbëror, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Herë përballej me
sulltanët Muratin II dhe Mehmetin II, të cilët donin ta asgjësonin, por që
kurrë nuk ia dolën ta nënshtronin këtë Promete. Në anën tjetër, ai goditej pas
shpine nga tradhtarët dhe armiqtë e brendshëm të Arbërisë, si Ballaban Pasha,
Hamza Kastrioti e Moisi Golemi.
Sot,
pasardhësit besnikë të Skënderbeut gjenden në të njëjtën pozitë. Ata po vuajnë
në trojet e veta, duke u persekutuar dhe duke u përballur me rreziqe e pasiguri
të përditshme nga renegatët, haxhiqamilët, ballabanët dhe radikalët islamikë.
Megjithatë, shpresoj që fryma e lirisë, e unitetit, e besës dhe e qëndresës së
Gjergj Kastriotit vazhdon ta mbajë gjallë kombin tonë që të mos shkatërrohet
nga brenda. Po ashtu, vizioni i Pjetër Bogdanit, qëndresa e Idriz Seferit,
durimi politik i Ibrahim Rugovës, urtësia e pajtuesit të gjaqeve prof. Anton
Çettës, si dhe lutjet e humanizmi i Nënë Terezës, mbajnë ndezur shpresën në Dardani.

Për
ta ilustruar më mirë këtë realitet, po sjell në formë të parafrazuar porosinë e
fundit legjendare të Gjergj Kastriotit, e cila mbetet jashtëzakonisht aktuale
edhe për ne sot:
"Para
se të ndërronte jetë, Skënderbeu thirri pranë vetes trimat e tij. Ai iu drejtua
më të riut prej tyre:

Djaloshi
u përpoq me të gjitha forcat, por nuk ia doli dot. Pas tij provuan edhe disa
burra të tjerë, por pa sukses. Atëherë, Skënderbeu, ndonëse i sëmurë rëndë, e
mori tufën, e zgjidhi dhe i tha të birit, Gjonit: Merri tani thuprat dhe thyeji
një nga një. Gjoni i vogël i theu të gjitha me lehtësi.
Atëherë
Skënderbeu u tha të pranishmëve:As më i forti mes jush nuk mundi t'i thyejë
thuprat kur ishin bashkë. Ndërsa Gjoni i theu menjëherë një nga një, sepse
ishin të ndara. Prandaj, qëndroni gjithmonë të bashkuar! Vetëm kështu, edhe pa
mua, do të triumfoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat. Betohuni!
Luftëtarët nxorën shpatat dhe thirrën njëzëri: Betohemi!"


