Basri Beka: Reagim ndaj letrës së hapur të një grupi intelektualësh drejtuar Naim Tërnavës dhe Dodë Gjergjit
REAGIM NDAJ LETRËS SË HAPUR TË NJË GRUPI INTELEKTUALËSH DREJTUAR NAIM TËRNAVËS DHE DODË GJERGJIT

E
lexova letrën e hapur të një grupi intelektualësh drejtuar Naim Tërnavës dhe
Dodë Gjergjit.
Në
mesin e nënshkruesve ka emra të njohur për kontributet e tyre në shkencë,
kulturë, art, çështjen kombëtare dhe lirinë e Kosovës. Pikërisht për këtë,
letra juaj meriton respekt, por edhe një kritikë të ashpër dhe të sinqertë.
Letra
është e drejtë në parim. Gjuha fyese dhe përçarëse mbi baza fetare duhet të ndalet.
Por ajo është adresuar gabim dhe është shkruar pa analizë të mjaftueshme të
kontekstit real të asaj që po ndodh.
Ju
e keni formuluar problemin si një konflikt simetrik: individë myslimanë që
fyejnë katolikët dhe individë katolikë që fyejnë myslimanët. Kjo është një
thjeshtëzim i rrezikshëm. Fyerjet dhe sharjet në portale e rrjete sociale nuk
vijnë kryesisht “mes myslimanëve dhe katolikëve”. Ato vijnë kryesisht mes
ekstremistëve islamikë të ndikuar nga Islami Politik – që synojnë të imponojnë
një kulturë dhe mënyrë jete të huaj, që nuk ka asgjë të përbashkët me
shqiptarin dhe me kulturën tonë evropiane – dhe njerëzve me vetëdije kombëtare
që janë të shqetësuar për kahjen kulturore që po i imponohet kombit, për
rrënimin e demokracisë dhe për imponimin e teokracisë.
Prandaj,
të nderuar intelektualë, kjo letër nuk duhej t’u drejtohej krerëve fetarë. Para
se t’u drejtohej Tërnavës dhe Gjergjit, ajo duhej t’u drejtohej:
• Prokurorisë së Shtetit,
• liderëve politikë dhe institucionalë,
• kryetarëve të komunave.
Dhe
kërkesa duhej të ishte e qartë dhe e fortë:
• Të respektohet Kushtetuta dhe ligji nga të
gjitha bashkësitë fetare, dhe veçanërisht nga bashkësia më e madhe – Bashkësia
Islame e Kosovës (BIK).
• BIK-u të respektojë Kushtetutën laike.
• Të ndalen menjëherë thirrjet antikushtetuese
dhe antiligjore, si ajo e imamit Labinot Maliqi që u bëri thirrje vajzave të
mitura të shkojnë me shami në shkolla, në kundërshtim të hapur me ligjin.
• Të hetohen investimet religjioze që vijnë nga
Lindja dhe që menaxhohen nën ndikimin e Serbisë.
• Të ndalet narrativa antikombëtare e BIK-ut
mbi historinë.
• Të ndalet imponimi i një kulture dhe tradite
të huaj antishqiptare mbi shoqërinë tonë.
• Të ndalet korrupcioni fetar i Islamit Politik
që po e ushtron BIK-u duke shtrirë ndikim në parti politike dhe institucione
publike të Kosovës.
Këtu
qëndron thelbi i problemit. Jo te “respekti i ndërsjellë” i formuluar në mënyrë
të përgjithshme, por te përpjekja për të ndryshuar orientimin kulturor të
shqiptarëve dhe për të dobësuar karakterin laik të shtetit.
Ajo
që më shqetëson thellësisht në letrën tuaj është koha dhe mënyra se si e keni
formuluar. Në vend që të adresohej pengimi i lirisë së besimit të komunitetit
katolik në Zogaj të Vushtrrisë nga ekstremistë islamikë që protestuan kundër
një kishe, dhe në vend që të kërkohej hetim i çdo investimi në religjion dhe në
xhamitë e ndërtuara vend e pa vend – pas gjetjeve të Prokurorisë Speciale ku në
islamizimin e shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës del e involvuar drejtpërdrejt
Serbia – ju me letrën tuaj i futni në një thes sulmuesin dhe viktimën: BIK-un
dhe Ipeshkvinë.
Sa
për informim: me aktivizmin tim në Organizatën Shqiptaria, për gati tri vite
monitorimi të ndikimit të bashkësive fetare në orientimin kulturor të
shqiptarëve, unë nuk kam gjetur gjuhë urrejtjeje dhe përçarjeje te asnjë
bashkësi tjetër, përveç se te disa kuadro të BIK-ut. Dhe ky institucion fetar
nuk ka marrë asnjë masë ndaj tyre. Kjo e bën fajtor. Prandaj mos i fusni të
gjithë në një thes.
Adresoni
problemin drejt.
Mos
kërkoni vetëm që myslimani të mos e shajë katolikun dhe katoliku të mos e shajë
myslimanin.
Kërkoni
që asnjë institucion fetar të mos e vendosë veten mbi Kushtetutën dhe ligjin.
Kërkoni
hetim të ndikimeve të huaja.
Kërkoni
mbrojtje të karakterit laik të Republikës së Kosovës.
Sepse
konflikti kryesor nuk është mes myslimanëve dhe katolikëve.
Konflikti
është mes shtetit laik dhe atyre që duan ta shndërrojnë fenë në instrument
politik për kontroll dhe imponim.
Mes
një shoqërie shqiptare me identitet evropian dhe atyre që përpiqen t’i
imponojnë asaj një kulturë e model jetese të importuar.
Mes
demokracisë dhe teokracisë.
Dhe
kjo duhet thënë pa frikë dhe pa eufemizma.
Harmonia
ndërfetare nuk ndërtohet duke relativizuar problemin dhe duke i barazuar palët.
Ndërtohet duke e adresuar problemin aty ku është – me emër, me guxim dhe me
përgjegjësi.


