Florim Zeqa: Qytetarët dhe mërgimtarët janë shpresa dhe forca e ndryshimit!
Qytetarët dhe mërgimtarët janë shpresa dhe forca e ndryshimit!

Forcën e veprimit e gjejë tek dashuria
e pafundme për vendin tim, e gjejë tek njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë, tek
njerëzit e sinqertë që punojnë pa ndalur për të mirën e vendit dhe qytetarëve.
I gatshëm për sfidën e madhe
Forcën dhe inspirimin gjithmonë e kam
pasur dhe e kam tek idealistët dhe veprimtarët e mëhershëm, në veçanti tek ata
të viteve të '90-ta, të cilët kanë punuar ditë e natë pa llogaritur në asgjë
personale, duke menduar gjithnjë për të mirën e përbashkët, duke punuar për të
ardhmen e shtetit, të gatshëm për të sakrifikuar deri në vetëflijim për lirinë
e vendit.
Andaj,
edhe sot, 27 vjet nga çlirimi dhe 18 vjet nga pavarësimi i vendit jam i
gatëshëm që përseri të vihem në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Pavarësisht
pozicionit, kudo që ndodhem gjithmonë mendjen e mbajë tek atdheu im, tek
vendlinjda ime, aty ku kam lindur dhe jam rritur, aty ku i kam mësuar ninullat
e para.
Mendoj
dhe shpresoj fuqishëm që një ditë të kthehem të kontribuoj edhe fizikisht, që
idetë e mia t'i materializoj në shërbim të qytetarëve dhe vendit tim të shenjt.
Jam
i gatshëm që të kthehem në vendlindje kurdo që të më thërret atdheu,
përkatësisht qytetarët e vendit tim, do të riatdhesohem për t'u bërë pjesë
aktive e politik-bërjes, gjegjësisht e garës zgjedhore.
Jam
i gatshëm t'i sfidojë të gjitha partitë dhe liderët partiakë pa dallim,
përfshirë edhe Kryeministrin aktual, personin më të votuar në zgjedhjet
parlamentare në Kosovën e pasluftës, z. Albin Kurti.
Të
mos flasim për liderët e vegjël të partive opozitare, të cilët e kanë humbur
besimin dhe kredibilitetin tek qytetarët.
Në
këto rrethana, secili qytetarë i vendit që e merrë guximin dhe ju kundërvihet
do të delë fitimtarë përballë tyre.
Këto
nuk janë fjalë sa për t'ua bërë qejfin, as për t'iu shitur mend që jam dikushi,
por zotohem përpara Juve dhe para Zotit se do të bëjë më shumë dhe më mirë sesa
gjithë të tjerët deri më tani!
Ju
garantoj se do ta bëjë një kthesë epokale në politik-bërjen kosovare, do ta
përmirësoj imazhin e shtetit para qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Qytetarë
të dashur të vendit tim, ju garantoj dhe do ta ndryshoj komplet mentalitetin
qeverisës në vend, që i bie se, nga mentaliteti i marrjes gjithçka nga shteti
do ta kthejë në mentalitet për dhënjen gjithçka për shtetin dhe qytetarët!
Unë
do të jepi gjithçka për shtetin ashtu siq dhamë gjatë viteve të rezistencës
paqesore dhe luftës çlirimtare, kur garonim se cili po jepim më shumë për
shtetin.
Shpresë dhe besim për një të nesërme më
të mirë
Forca e ndryshimit në vendin tonë jeni
Ju qytetarë të vendit tim!
Forca
e ndryshimit dhe e shpresës jeni Ju bashkatdhetarë në botën mbarë, Ju që
asnjëherë nuk ia kthyet shpinën atdheut, por edhe në kohët më të vështira iu
qëndruat pranë qytetarëve.
Ju
bashkatdhetarë e ndihmuat Kosovën në kohën më të rëndë të okupimit klasik të
Serbisë, duke e mbajtur gjallë arsimin shqip, shëndetësinë, e mbi të gjitha
shpresën për jetë në Kosovë.
Ju
të dashur bashkatdhetarë e financuat dhe e ndihmuat materialisht edhe fizikisht
duke u bërë pjesë aktive e luftës çlirimtare.
Ju
bashkatdhetarë e ndërtuat dhe rindërtuat Kosovën e shkatërruar nga gërmadhat e
luftës!
Tashmë
ka ardhur koha, që të bashkohemi edhe një herë për Kosovën në Alternativën
Demokratike për Ndryshim (ADN), për t'ua kthyer shpresën e humbur qytetarëve
nga këto parti të dështuara dhe këta politikanë të tejëkonsumuar që mendojnë
vetëm për xhepat e tyre e jo për mirëqenjen e qytetarëve!
Politikanët
e deritanishëm asnjëherë nuk menduan për njerëzit që kanë nevojë, për qytetarët
me gjëndje të rënduar socio-ekonomike e aq më pak për të sëmurët që shërimin e
kërkojnë jashtë vendit, ngase shteti nuk arriti për 27 vite të krijojë as një
bazë të sigurimeve shëndetësore!
"Zori
të çon në derë të hasmit" (popullore)!
E
vërtetë na doli të jetë kjo thënje trishtuese, ngase shumë nga qytetarët e
vendit tonë shërim kërkuan dhe po kërkojnë në shtetin e Serbisë, dhe e gjejnë
atë të cilën shteti për të cilin dhanë shumë dhe sakrifikuan i la në mëshirë të
fatit!
Kjo
është Kosova që vetëm armiqt e saj e kanë dëshiruar, e cila dita-ditës po
zbrazet dhe po shkretnohet nga politikanët e saj!
Zoti e ruajt dhe bekoftë Republikën e
Kosovës!
Zoti
i bekoftë me mendjekthjellësi qytetarët e saj!
Zoti
i ruajt mërgimtarët kudo që janë, që e ndanë kafshatën e familjeve të tyre për
çlirimin e trojeve tona etnike.
P.S: Ky shkrim për më tepër se mesazh, është demonstrim i pa anësisë partiake në zgjedhjet e 7 qershorit.




