Florim Zeqa: Çelësi i ringritjes së LDK-së në dorën time, jo të klanorëve!
Çelësi i ringritjes së LDK-së në dorën time, jo të klanorëve!

Për ta
kuptuar hipokrizinë e klanorëve në LDK mjafton ta analizoni vetëm këtë element:
ata që aktin e dorëheqjes së Lumirit e kthyen në mocion votëbesimi, të njëjtët
po e kërkojnë mocionin e ri per "shkarkimin" e tij!
Lojë përfide brenda klaneve në LDK
Kam informacione të sakta, që pas
shpelljes së kandidatures time për kryetar të LDK-së në fillimjanarin e këtij
viti, klanorët fillimisht e heshtën, pastaj i vërsulën veglat e tyre kondom
kundër meje!
Mirëpo,
tani kur po e shohin vendosmërinë time dhe mbështetjen e gjërë në elektorat,
kanë filluar t'i lakojnë disa emra servil në Diasporë, me qëllim të
relativizimit të kandidaturës time, sa fisnike po aq hyjnore për ringritjen e
LDK-së!
Ndër
emrat që po lakohen është edhe emri i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama
për kryetar të LDK-së, këtij produkti servil i kryetarit aktualë, i ardhur nga
Londra aksidentalisht dhe pa asnjë meritë në krye të Prishtinës, madje pa qenë
fare anëtarë i LDK-së! Kjo nuk është që po e themë unë, por vetë ai e kishte
pohuar gjatë fushatës zgjedhore për mandatin e parë, të cilin e mori falë
luftës së përbashkët të të gjitha partive kundër Shpend Ahmetit, përfshirë edhe
Lëvizjen Vetëvendosje!
Edhe
tani, klanorët e LDK-së e duan një "Përparim" servil dhe të
dëgjueshëm, i cili zbaton urdhëra nga nëntoka e LDK-së, të cilët i shpërblen me
tendera njëburimor!
Servil
të tillë ka me bollëk ndër shqiptarët e mërgatës sonë!
Si t'i flas dhimbjes nga zjarri i
dashurisë?!
Çdo ditë shkruaj dhe meditoj me mall
vitet e krenarisë kombëtare, kur fjala e dhënë bëhej realitet. Çdo ditë e
projektoj me kujdes të ardhmen e vendit tim, me paanësi, pa inate dhe pa
xhelozi por me shpresë dhe dashuri siq duhet vendlindja nga mërgimi i largët.
Gjithçka
e më pak nga vlerat po mbetët në Kosovë, kurse në LDK asnjë!
Si
të jetojmë kur shpresa na mungon!
Si
të jetojmë kur dashuria dhe urrejtja bashkëjetojnë në ambientin e kontaminuar
politik në LDK!
Si
t'i flas dhimbjes nga zjarri i dashurisë?!
LDK
është dashuria që ma vodhën hijenat, është dhimbja që ma shkaktuan miqtë
hileqarë që ju besova verbërisht!
Hijenat
dhe hileqarët janë varremihësit e krenarisë kombëtare!
Unë
që jetën e shikoj në mënyrë reale nuk dorëzohem lehtë!
Dhimbja
dhe zhgënjimi më bëjnë akoma më të fortë dhe më të qëndrueshëm në rrugëtimin
tim dhe në përballje me sfidat e kohës!
Iluzionistët
e ringjalljes së LDK-së përmes klaneve dhe grupeve të interesit do të
mashtrohen keq, ashtu siq u zhgënjyen nga "Rruga e Re" dhe nga
"Bashkimi i të djathtës shqiptare"!
Çelësi i ringritjes së LDK-së dorën
time, jo të kusarëve politik
Gajtë viteve të '90-ta, si nënkryetar i
Forumit Rinor i Degës së LDK-së në Klinë ndodhesha në një aktivitet politik në
fshatin Gremnik. Me atë rast, kryetari historik i Klinës, Ismet Raci në mënyrë
simbolike e futi dorën në xhepin e djathtë të xhaketës dhe ju drejtua të
pranishmëve me këto fjalë, po citoj: "Rugova e ka në xhep çelësin e
zgjidhjes së problemit të Kosovës!
Pa
u zgjatur shumë në zbërthimin e kësaj ngjarje interesante të tre dekadave më
parë, më pak fjalë po i drejtohem elektoratit të LDK-së, se çelësi i ringritjes
së LDK-së nuk është në dorën e pengmbajtësve dhe uzurpatorëve, as në dorën e
klanorëve dhe grupeve tjera të interesit, e më së paku në dorën e parashutistëve
dhe mercenarëve, por, Çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën time dhe të
secilit veprimtar që nuk është pjesë dhe as në shërbim të tyre!
Çelësi
i ringritjes së LDK-së është në dorën e secilit që e don me shpirtë e me zemër
LDK-së, kurse Fitili detonues dhe Ora e kurdisur ndodhet në dorën e matrapazëve
politik që i sollën në këtë gjendje mjeruese tri shkronjat e arta-LDK.
Sa më pak respekt dhe dashuri e
ndërsjellë, aq më pak njerëzillëk dhe rritje e urrejtjes mes njerëzve në vendin
e paradokseve të mëdha, të quajtur Kosovë, në të cilën po lulzon prostitucioni
politik si produkt i anashkalimit të vlerave njerëzore.
Florim Zeqa, kandidat për kryetar të
LDK-së!
Orsago
(Itali), 19.07.2026


