Idriz Zeqiraj: Kërkesa për kuvend shkarkues, pa zgjedhje, është mafioze dhe puçiste!
KËRKESA PËR KUVEND SHKARKUES, PA ZGJEDHJE, ËSHTË MAFIOZE DHE PUÇISTE!

Thirrja e klanorëve të Isa Mustafës,
për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm zgjedhor, me qëllimin e vetëm për
ta shkarkuar kryetarin aktual Lumir Abdixhiku, është puç kundër LDK-së, të
djathtës të Kosovës, me qëllim të kthimit të "komandantëve" në
pushtet. Qëllimet janë ende më të errëta: Të pengohet "Vetting-u" dhe
"Byroja për Verifikimin e Pasurisë pa mbulesë", duke vazhduar
anarkinë dhe kthimin e bisedimeve për ndarjen e Kosovës, të dërtuar dhe
premtuar vite më parë. Për këtë janë të interesuar edhe armiqtë e Kosovëse.
"Bëje Zot llugë",- thonë ata!
Një Kuvend Zgjedhor, sigurisht, do të
mbahet. Por, ai duhet të jetë i zakonshëm dhe në afatin e caktuar. Debati dhe
analizat nuk do të kenë karakter puçist, si ai i vitit 1997 i LPK-së, kur
agjenti i trefishtë Hashim Thaçi rrëzoi Kryesinë e Vjetër të LPK-së, duke e
zëvendësuar me Kryesinë e Re, të dominuar me agjentë të shteteve armike të
Kosovës, SHTAB-i i së cilës sabotoi luftën e Kosovës. Këtë e thonë, me emër e
mbiemër, ish-themeluesit e UÇK-së të LPK-së, të cilët ndjehen të tradhtuar, nga
uzurpuesit puçistë të LPK-së!
Kuvendet zgjedhore të Nëndegëve, të
Degëve dhe deri në LDK-Qender, duhet të karakterizohen nga debati i hapur dhe
analiza e sinqertë, duke filluar qysh në hershmëri të devijimit nga rruga
rugoviane të LDK-së dhe deri në ditët e sotme. Debati i shpenguar dhe votimi i
fshehtë, për të gjitha nivelet e strukturave të LDK-së, në kohë-shtrirje dy
dekatore, do të dëshmonte se kush do të duhej të ndëshkohen të parët. Dhe,
ndoshta, Lumir Abdixhiku do të rezultonte i fundit në fajësi dhe dëmsjellje
LDK-së. Prandaj, keni durim, zotërinj të deritashëm, konstitucionalitë!
Thirrjet histerike dhe ngutia
alarmuese, pikërisht, kur Lidershipi aktual vuri si krye-kauzë bashkimin dhe
profilizimin e të djathtës të Kosovës, ka edhe qëllime tjera, po aq kriminale:
1) Pengimi dhe dështimi i bashkimit
politik djathtist, të kryesuar nga LDK-ja, si mundërsi dhe shansë e vetme e
partisë, për ngritjen e serishme, si forcë konkurruese dinjitoze në skenën
politike të Kosovës;
2) Rezistenca e klanit Mustafa, për
ruajtjen e aleancës me të majtën ekstreme staliniste, me PDK-në, AAK, NISMA, të
koalicionuara në PAN;
3) Sabotimin, msdje me çdo kusht, të
një koalicioni apo bashkëqeverisje të LDK-LVV, si të vetmet parti
parlamentare të pa kriminalizuara.
Tri synimet e cituara të opozitës
PAN-iste, janë të barasvlershme në poshtërsi!
Lexohet qartazi se opozita PAN-iste ka
qëllime të errëta, për ta çuar vendin në zgjedhje, edhe pse është e vetëdijshme
se Albin Kurti me LVV të tij dhe aleatët, ngaqë, aktualisht, kalëron shpejt dhe
në distancë, duke mos i lënë shpresë opozitës për një zënie të afërme dhe aq më
pak tejkalim të LVV.
Për t`u afruar, sado pak, PAN-i e ka
dëgjuar porosinë e Kurtit, se "subjektet PAN-iste, duhet bërë reforma të
thella e tërësore, deri në -r i f o r m i m-". Pra, nuk mjafton vetëm
ndryshimi i emrave partiak, por duhet ndryshuar përmbajtja, përkatësisht,
spastrimi radikal nga eksponentët e inkriminuar.
LDK-ja nuk vuan nga mëkatet e pjesës
tjetër të opozitës. Ajo është prej 20 vjetësh, pothuaj se, në opozitë. Sepse
edhe kur ishte, gjoja, në pozitë, kishte kryeministër të dubluar, pra, hisedar
ishte edhe Hashimi. Tandemi Hashimi-Isa ishin fatal për Kosovën. LDK-ja e
"vllaçiti"!
Në fakt, ishte rrethi vicioz i Isa
Mustafës, me tre nënkryetarët e tij klasikë, të lidhur rrast me Hashimin, të
cilët shpërfillën popullin, elektoratin, anëtarësinë, strukturat e partisë në
Nëndegë dhe Degë: Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve dhe vetë
Kryesinë e LDK-së.
Rrethi vicioz, që vendoste për
gjithçka, kufizohej në gishtërinjtë e një dore! E pyeta njërin nga tre
nënkrytarët: "A e konsultoni për vendime Kryesinë, sekretarin...?
Përgjigja ishte shokuese: "Kush e pyet atë!" Ishte viti 2015, kur
kërkesat e Vjosë Osmanit, "për debat dhe analizë kuvendore, si dhe votim
të fshehtë demokratik", klani i Isa Mustafës i refuzoi me një arrogancë,
deri në rrugaçëri!
Delegatët e Degëve të LDK-së Zvicër dhe
Gjermani, u përjashtuan nga Kuvendi, pjesë e tyre ishte edhe autori i këtij
shkrimi.
Dr. Vjosë Osmani, një rugoviste e pa
kompromis, mbronte rugovizmin dhe LDK-në. Në ndëshkimin e Vjosës, në Kuvendin e
8-të "zgjedhor", ishin pjesë e tij edhe protagonistët e sotëm, të
cilët me intrigime puçiste, në koordinim me PDK-në, kërkojnë me nguti linçimin
e kryetarit të ligjshëm, Lumir Abdixhikut!
Kërkesa e klanorëve të Isa Mustafës,
për bërjen e një Kuvendi, enkas për shkarkimin e kryetarit Abdixhikut, pa hyrë
në një garë zgjedhore demokratike, për të gjitha strukturat e partisë, është
mënyrë mafioze dhe puçiste, për ta dobësuar LDK-në, deri në ndarjen e saj!
Kësaj kërkese i është bashkuar opozita PAN-iste, me tri krijesat ilegale,
kriminale: SHIK, Shqiponjat e Zeza, BIA (kosovare).
Përgjatë gjithë sundimit të zi të
tandemit Hashimi-Isa, në të gjitha kuvendet "zgjedhore", ka
mbizotëruar aklamacioni, votimi i hapur, me ngritje dore, duke përjashtuar
debatin demokratik dhe votimin e fshehtë ligjor. Prandaj, shumica absolute e
strukturave të partisë aktuale, janë pjellë aklamative, tërësisht, të
jashtëligjshme.
Realisht, ata që u rreshtuan në listën
emërore, për shkarkimin e kryetar Lumirit, nuk kanë kredibilitet, besueshmëri
faktike, sepse janë të emëruar dhe nuk janë provuar me votën e fshehtë
demokratike.
Lidershipi aktual i LDK-së, në asnjë
mënyrë dhe rrethanë, nuk duhet të pranojë një Kuvend, i cili nuk vënë në provën
zgjedhore anëtarësinë, me debat dhe votë të fshehtë, për të gjitha strukturat e
partisë, nga baza në qendër.
Një mendje e ndritur botërore ka
porositur për vigjilencë, syçeltësi: "Popullit dhe gruas nuk i falet, nëse
i dorëzohet aventurierit të parë!"
Bashkimi dhe profilizimi i të djathtës
të Kosovës, të nismuar nga binomi Vjosa-Lumiri, si krye-kauzë rishtare të
LDK-së, ka shqetësuar subjektet politike PDK dhe AAK, të cilat, mashtrueshëm e
falsifikueshëm, kanë proklamuar "djathtizmin" e
tyre!? Ndërkohë që ato janë pjellë e
krahut të LPK-së ultra majtsite marksiste-leniniste enveriste-staliniste.
Banda e kuqe barti në Kosovë
ideologjinë namkeqe enveriste se "pushteti merret me grykën e
pushkës", kundër atdhetarëve djathtistë, anti-komunistë në Shqipëri, gjatë
Luftës së Dytë Botërore.
Rrjedhojat ishin fatale: Ushtarakët
luftë-bërës të FARK-ut, kuadrot e Ibrahim Rugovës, veprimtarët e LDK-së,
gazetarët e kombëtares "Bota sot", por edhe brenda llojit,
veprimtarët e hershëm të LPK-së dhe Kosova u përgjakën.
Lidershipit aktual të LDK-së, të
kryesuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, i bie përgjegjësia historike: Ta mbrojë
partinë e Presidentit Rugova, e cila bëri paqen dhe luftën, deri në
shtet-formim dhe shtet-ndërtim. Dhe, të mos e dorëzojë partinë e parë
pluraliste në Ballkan dhe përtej, LDK-në, tek banda e PDK-së dhe argatëve të
saj të shantazhuar dhe të kërcënuar me metoda mafioze.


