Florim Zeqa: Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!
Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!
Shkruan: Florim ZeqaNë
demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe avangarda e
ndryshimeve pozitive përmes veprimeve ligjore dhe demokratike. Të zgjedhurit e
popullit duhet të jenë zëri i qytetarëve në Kuvend! Mirëpo kur të zgjedhurit e
popullit shndërrohen në pengje të liderëve partiakë dhe nuk përfillin interesin
e shtetit dhe të qytetarëve, atëherë populli duhet të mobilizohet për të dalë
në mbrojtje të instuitucioneve shtetërore!
Çka mund të bëjë
populli?!
Në
demokraci populli mund të bëjë shumë, pasi është forca dhe është mbi të gjitha
partitë politike, e ka të drejtën legjitime të ushtrimit të presionit ndaj të
zgjedhurve të vet kur ata e lëshojnë 'rrugën e Zotit'!
Në
të kundërtën, mos reagimi i popullit ndaj politikanëve që shpërdorojnë
vullnetin e qytetarëve është heqje dorë nga shtetndërtimi dhe sovraniteti!
Mos
interesimin e popullit për t'i mbrojtur institucionet e shtetit nga rrënimi dhe
demokracinë nga abuzimi, politikanët e papërgjegjshëm janë duke e shfrytëzuar
maksimalisht heshtjen e qytetarëve karrshi lojrave të ndyra për pushtet!
Një
popull që heqë dorë nga interesi i shtetit i harron të gjitha mjetet
demokratike për mbrojtjen e shtetit siq janë: protestat dhe demonstratat,
bojkoti dhe padëgjueshmëria qytetare e deri tek bllokimi i institucioneve
shtetërore, ai kthehet në servil i politikanëve!
Duke
e njohur mirë shpirtin liridashësh së popullit tim, rezistencën e gjatë
titanike për çlirim dhe luftën heroike kundër pushtuesve serbë, kam besim të
plotë se kësaj radhe nuk do të rrijnë duarkryq, por do të veprojnë në mbrojtjen
e shtetit.
Bllokimi
i deputetëve në Kuvend më 28 Prill deri në zgjedhjen e Presidentit të ri duhet
t'iu jepë fund lojrave të ndyra politike, ofertave të pasinqerta dhe refuzimeve
abuzive të liderëve partiakë, të cilët po sillen sikur Kosova të ishte pronë
private e tyre e jo shtëpi e të gjithë qytetarëve të devotshëm të këtij vendi!
Ftesë publike qytetarëve
dhe gardianëve të shtetit (policëve dhe ushtarëve)
Të
dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të zakonshëm dhe të uniformuar, intelektual
dhe punëtor, mjek dhe profesor, artist dhe krijues letrar, me 28 Prill 2026
bashkohuni si një trupë e vetme para Kuvendit të Kosovës për të ndihmuar institucionet
dhe për të mbrojtur ekzistencën e shtetit!
Paraprakisht
rekomandoni deputetët para hyrjes në Kuvend se nuk nuk të ketë dalje nga
objekti i Kuvendit pa zgjedhjen e Presidentit qoftë edhe nëse seanca zgjedhore
zgjatë me ditë e netë të tëra, me javë apo muaj!
Vetëm
bllokimi hermetik i Kuvendit (të gjitha hyrje-daljet dhe dritaret), qoftë
nevoja edhe me murosje të përkohshme, do t'i detyronte deputetet t'i thërrasin
mendjes dhe t'i unifikojnë qëndrimet në gjetjen e zgjiidhjes për Presidentin,
si kusht i vetëm i daljes nga Kuvendi!
Po
ashtu, kësaj radhe inspektorati i punës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës
duhet që ta mbyllë edhe byfenë e Kuvendit, në mënyrë që të zgjedhurve të
popullit mos t'u lejohet të konsumojnë pije dhe as ushqim nga brendia e
Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit!
Këto
masa të rrepta paralajmëruese do t'i vetëdijësonin deputetët dhe padronët e
tyre (liderët partiakë) në marrjen e vendimeve të drejta dhe të shpejta në dobi
të shtetit dhe qytetarëve!
Lufta
e hapur e liderëve partiakë për t'ia hedhur fajin njëri-tjetrit në gjetjen e
një emri konsensual për President, që moti do duhej të kthehej në garë, se cili
prej tyre do ta ofrojë kandidatin më serioz dhe më të mirë, më të përshtatshëm
dhe më unifikues të skenës së trazuar politike.
Nëse
edhe këto masa rekomanduese nuk përfillen, atëherë duhet të pasohet me hapin e
radhës për caktimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar jashtë këtyre forcave
parlamentare!
Vetëm
në këtë mënyrë, qytetarët e ndershëm dhe atdhetarët do ta shlyejnë borgjin që
kanë ndaj vendit. Në të kundërtën me heshtje, pa ndërmarrjen e asnjë veprimi
demokratik do të bëhemi të gjithë bashkërrënues të shtetit që e fituam me gjak
dhe sakrifica të mëdha.



