Ekrem Ajruli: Imamhajduti
03.03.2010, 10:53 PM (GMT+1)
Ekrem AjruliIMAMHAJDUTI
lanokët angërdufët me bujë
shkarravitin- ankohen për pabesi
fjalët lagaterë-HIPOKRIZI
tenjat anjëzat
pëshpëritin për moral e parim
lamashët turfullojnë
ladutëri kusarësh-TRISHTIM
kapucarët kallpazanët
thonë bobëzat ecim vertikalisht
rri e beso bukëharamët-argujt me bisht
lapërdharët lëngarak
të mësojnë si shkruhet poezi
judi imamhajdut flet për atdhe
fale o Perëndi
Të Tjera
Në Fokus








