Edhe një Çmim për Yllka Sheqirin
24.09.2009, 07:20 PM (GMT+1)
Në festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt nga 18-20 shtator në Karlshamn të Suedisë, Çmimin e publikut në kategorinë senior, për film të shkurtër artistik, e mori filmi ”Në pus pa fund” me skenar dhe në regji të Yllka Sheqirit. Krijuesja e re Yllka Sheqiri, autorja e dy përmbledhjeve poetike në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” / Unë dëgjoj jo gjithmonë/ 2005 dhe ”Men” /Por/ 2008 e prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ si dhe në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.
Me krijimet e veta Yllka është prezentuar edhe në librin shkollor ”Urat tona” si dhe në disa antologji të tjera.
Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton shumë, jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të dramës e të filmit.
Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Me këtë film ajo konkuroi në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” që u mbajtë në Solvesborg të Suedisë. Nga juria profesionale e këtij fesivali Yllka Sheqiri u nderua me Çmimin për aktrim.
Yllka Sheqiri me filmin e saj ”Në pus pa fund” këto ditë korri edhe një sukses tjetër.Në festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt nga 18-20 shtator në Karlshamn, në kategorinë senior, u nderua me Çmimin e publikut.
Festivalin e Filmit “TellUs 2009” në Karlshamn sivjet e organizuan: Film i Jönköpings län, BlekingeTekniska Högskola, Netport, Reaktor Sydost, RegionBlekinge och Europeiska Regionala Utvecklingsfonden.
![]() |
| Çmimi i Publikut iu dha filmit “Në pus pa fund” të Yllka Sheqirit |
Të Tjera
Në Fokus








