Blerim Rrecaj: Vit i vështirë

28.12.2023, 06:34 PM (GMT+1)

Blerim Rrecaj

Vit i vështirë

Bota u plak si papritur

Më e vjetër po bëhet për një vit

Vazhdon refren i mirënjohur

Shumë errësirë e pak dritë

Dhe është çudi shumë e madhe

Që bota s'u këndell kurrë

Sa vijnë e nxihen bijtë e korbit

Tha Nonda Bulka dikur

Dhe mes hamendjesh vërtitesh

Të thuash a mos ta thuash ndonjë fjalë

Derisa vështron jashtë dritares

Nga maja bredhit niset për diku kjo laraskë

Dhe çuditesh se si një rrufe humbi

Mbase përçoi një porosi mbi botë e hapësirë

Cicëroi atë që mbajmë në grykë

Asgjë nuk ishte bardhë e zi por ishte vit i vështirë