Basri Beka: Pse islamistët heshtin për Kishën Ortodokse Serbe që po ndërtohet pa leje?
PSE ISLAMISTËT HESHTIN PËR KISHËN ORTODOKSE SERBE QË PO NDËRTOHET PA LEJE?

Nehat
Bllacaku po ngre një shqetësim serioz për ndërtimin e një kishe ortodokse serbe
në Llapnasellë të Graçanicës, të cilin e paraqet si ndërtim pa leje dhe në
parcelë private.
Por
pyetja që duhet t’u bëhet atyre që ditëve të fundit po mobilizohen kundër
kishës në Zogaj është shumë e thjeshtë:
Pse
heshtni për këtë rast?
Kur
bëhet fjalë për një kishë katolike, ngrihet Islami politik, organizohen
protesta dhe shpallet “rrezik”. Kur bëhet fjalë për një kishë ortodokse serbe,
heshtje totale.
Nëse
problemi është ndërtimi pa leje, atëherë ligji duhet të zbatohet njësoj për të
gjithë.
Nëse
reagoni vetëm ndaj kishës katolike, ndërsa heshtni ndaj kishës ortodokse serbe,
atëherë nuk po mbroni ligjin.
Po
e përdorni ligjin si pretekst për një agjendë fetare dhe politike.
Ky
është standardi i dyfishtë i islamit politik: kundër tjetrit kur i leverdis,
heshtje kur nuk i leverdis.
Kosova
është shtet laik. As kisha katolike, as ajo ortodokse, as xhamia nuk duhet të
jenë instrument i politikës fetare.



