Bashkim Saliasi: Edukata qytetare formohet mbi bazat e familjes
EDUKATA QYTETARE FORMOHET MBI BAZAT E FAMILJES

Familja
është një mjet shumë aktiv me karakter edukues dhe në etapa të veçanta për
probleme dhe aspekte të ndryshme të edukates, luan rol vendimtar. Po të
mbështetemi në ndryshimet demokratike që ndodhën në vendin tonë në këto 33
vjet, shohim se atmosfera e përgjithshme shpirtërore e jetës familjare,
qëndrimi i prindërve dhe pjesëtarëve të rritur, interest e tyre politiko dhe
shoqërore, qëndrimi i tyre ndaj punës dhe kontributi që japin në demokratizimin
e shoqërisë, ushtrojnë një ndikim vendimtar në formimin dhe edukimin e familjes
dhe edukimin e brezit të ri për t’u integruar denjësisht në familjen e madhe
Europiane.
Edukata
është një mesazh nga njëri brez te tjetri. Një rol të rëndësishëm në edukatën
shoqërore luan trashëgimia. Roli i trashëgimisë është i pamohueshëm dhe
predispozitat zhvillohen vetëm në shoqëri, në jetën shoqërore, nëpërmjetë
veprimtaris së gjithanshme jetësore dhe ndikimit të posaçëm e sistematik të
edukatës.
Një
rol të dorës së parë luan ambjenti ku rritet dhe si ushqehet fëmija, pa harruar
dhe kulturën që zotërojnë partnerët që do të rritin dhe edukojnë fëmijën. “Nga
tërndafili, lind ferra, thotë populli, por edhe nga ferra del tërndafili.” Kjo
shprehje filozofike e përdorur nga populli ka shumë kuptime që po ta analizosh
me kujdes midis të tjerave roli kryesor në edukimin e fëmijës i përketë
familjes.
Formimi
i njeriut është rezultante e ndërveprimtarisë së posaçme edukative dhe
pjesëmarrja e tij aktive në praktikën e gjithanshme shoqërore. Pa mohuar roli
që luan shoqëria më tej po trajtojë ndikimin e faktorëve specifikë.
Brezi
i ri mëson në shkollë, ku punojnë një numër i madh mësuesish, kryen veprimtarinë
e vet qeveria e nxënësve dhe bordi i shkollës në procesin e edukimit.
Bashkë
me ta, në këtë proces merr pjesë dhe familja, si dhe mjetet e propogandës
masive. Lëvizjet e popullsisë nga zona të ndryshme rurale në zonat urbane kanë
krijuar problem dhe për ambjentet e qëndrimit dhe kalimit të kohës së lirë për
fëmijët pasi mungojnë terrenet sportive.
Në
varësi të moshës, fëmijët kanë nevojë të kaliten ditë për ditë në shkollën e
jetës, në rrugë, në oborr, në lumë të lahet me shokët, në piknike etj. Të gjithë
ne e mbajmë mend shumë mirë filmin “Beni ecën vet”, i cili në qytet jeton i
mbyllur, i frikshëm i pa mësuar me natyrën, ai gjallërohet dhe bëhet zot i
vetes kur përballet me jetën në fshat.
Në
vështrimin pedagogjik dukuria është domethënëse dhe flet për mjedis të lirë
social pedagogjik. Ka prindër që nuk interesohen për fëmijët e tyre se çfarë
bëjnë ata jashtë shtëpisë, si e kalon kohën e lirë apo dhe me kë shoqërohet.
Fëmijët me të dalë nga shkolla, nuk duhet të mbyllen brenda në dhomë.
Pas
mbarimit të mësimit fëmijët kanë nevojë të hidhen, të kërcejnë, të lodrojnë
etj. Mikromjedisi social pedagogjik është një faktor i gjallë dhe i fuqishëm
edukimi. Por dhe detyra e edukatorëve, sidomos e prindërve, e mësuesve, e
veprimtarëve shoqërorë është të deprtojnë në të, ta njohin ashtu siç është, në
evoluim dhe me kundërshtitë e veta, me ndikime të ndërlikuara.
Ta
ilustrojmë këtë me një shëmbull konkret: - Marrim rastin e komunitetit në zonën
e Freskut në Tiranë ku unë jetoj prej 30 vitesh, gjithmonë ka qenë një komunitet
heterogjen. Pas vitit 1993 erdhën në këtë zonë dhe banorë nga të gjitha zonat e
Shqipërisë. Banorët që banonin para ardhjes njiheshin me njëri-tjetrin dhe
midis tyre ekzistonin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Fëmijët
njihnin prindërit e njëri-tjetrit dhe respekti i jashtëm nuk mungon, por dhe
fëmijët e ardhur duke e gjetur “auditorin” të ngritur ambjentohen shpejtë dhe
zënë miqësi me moshatarët e tyre, por veprojnë në grupe dhe shpesh përdorin
fjalor dhe sjellje jo të kulturuara.
Edukata
familjare ka qenë e mbetet qeliza e parë në edukimin e fëmijës në gjirin e saj.
Në kuadrin e integrimit të shoqëris sonë në gjirin e shoqërisë Europiane, ajo
synon të çlirojë sa më shumë familjen dhe sidomos gruan e cila merret direkt
drejtë për drejtë me edukimin e fëmijës.
Procesi
i edukimit, ka shqetësuar vazhdimisht njerëzimin. Edukata familjare ka pësuar
një evolucion të vërtetë me ndryshimin dhe të mentalitetit dhe të kushteve të
jetesës. Edukata dallohet për karakterin e natyrshëm në qoftë se ajo është një
stafetë brezash, dhe kjo stafet më parë çohet në familje.
Pra
edukata në familje merret që me qumshtin e nënës. Kjo është një e vërtetë me
karakter shkencor. Por dhe babai luan rolin kryesor në edukimin e fëmijës.
Babai vepron natyrshëm me gjithë autoritetin e tij, dhe kjo lidhet me punën që
bën dhe përkushtimin që ka ndaj saj.
Këtu
ndikojnë dhe ndërtimi i marrëdhënieve midis partnerëve, karshi njëri-tjetrit,
sjellja ndaj fëmijëve, të cilat ndihmojnë për krijimin e një atmosfere të
shëndetshme të jetës familjare, të atillë që të shërbejnë për transmetimin e
një përovoje të shëndoshë edukative.
Trasmetimi
i përvojës shoqërore bëhet në një atmosferë shumë intime dhe rolin parësor e
luan nëna, e cila është edukatore prej natyre e fal ngrohtësi dhe intimitet dhe
është rregullatorja e jetës shoqërore në familje. Në familje nuk mund të bëhet
fjalë për programe të procesit të edukimit.
Zotësia
është që në familje ndikimi i vetëdijshëm të ushtrohet natyrshëm që fëmija të
mos e ndjejë peshën e tij. Brezi i ri që po rritet sot në një shoqëri të hapur
demokratike ka lënë pas dore librin dhe u është drejtuar mjeteve vizive si
televizionit dhe kompjuterit.
Nëpër
shkolla ka filluar ngritja e sallave të informatikës, por shpesh vërehet
mungesa e internetit. Marrja e informacioneve nga televizioni në vitet që
jetojmë vlen për t’u dëshiruar, sepse mungojnë programet për fëmijë dhe sidomos
ato në ditët e pushimit.
Edukimin
e fëmijëve prindërit e shohin dhe me mbarëvajtjen në mësime dhe interesimin e
tyre pranë shkollës, për përparimin në mësime, sjelljen në rrugë si shkëmbimin
e mendimeve me mësuesin. Prindërit
luajnë rol negativ në procesin e edukimit kur nuk mbajnë qëndrim kritik ndaj
fëmijës.
Sa
më shumë rritet fëmija aq më shumë vrehet mungesa e qëndrimit autokritik i prindërve.
Tepër i rëndësishëm është sot stili i komunikimit kulturor në familje,
atmosfera e këtij komunikimi, sidomos midis brezit të rritur dhe brezit të ri.
Është
e qartë se ndeshemi këtu edhe me parapëlqime të ndryshme, me ngjyrusa shijesh
që kanë dhe karakter individual. Lindin dëshira dhe nevoja për diskutimet të
jenë të lira. Prindërit kërkojnë që të imponojnë mendimin e tyre, të rinjtë
kundërshtojnë fillimisht heshturazi dhe me kalimin e viteve bëhen agresiv.
Fëmijët
konsiderohen “normal”, kur janë të bindur dhe ata që nuk binden dhe
kundërshtojnë, pra dalin “jashtë normës”, i etiketojnë me lloj-lloj epitetesh.
Këta fëmijë fillojnë t’i klasifikojnë si të pandreqshëm ose që i kanë larë
duartë si mësuesit dhe prindërit.
Kjo
është braktisja e fshehtë që me rritjen e fëmijës ngre krye dhe është vështirë
të eleminohet po nuk u kap që në embrion. Në jetë ka plot fëmijë me shfaqe të
kësaj natyre, por ata nuk përfaqësojnë një kostante të përhershme.
Zotësia
e mësuesve është që t’i njohin këta nxënës dhe t’i studjojnë veçoritë e
personalitetit, të karakterit dhe rrethanat e jetës dhe të edukimit të tyre.
Bashkëpunimi midis shkollës dhe familjes vjen gjithnjë duke u konsoliduar.
Mësuesit kërkojnë gjithmonë ndihmën e prindërve, për t’i njohur dhe edukuar
drejtë nxënësit e tyre, por njëkohësisht u japin këshilla dhe porosi prindërve
se si të sillen dhe të përgatiten në mësime.




