Atdhe Geci: Prushëza nga gacat

17.02.2019, 09:48 AM (GMT+1)

Prushëza nga gacat

1.

Kosovë, shenjëzoj tradhëtarët në shtet

gjej frekuencat e resataurimit kombëtar

tradhëtia na është më e palavdishmja

ata që ia kanë dhënë fjalën ujkut e ariut

Trepça nuk falet, nuk falen Kishat e as

Ujmani!

2 .

Kosovë e luftës  mos  u turpëro

bekoje Mitrovicë, Trepçën beko,

ate që dje e fitove mos e lësho;

Kosovë e luftës, fito ose në varr

shko!

3.

Të gjakta janë dritaret e lotëve të

nënave, për bijtë e tyre të pagjetur

për dhimbjen që s´e ka një fund

dhe për plagën që nuk gjen prehje

Atdhe Geci