Atdhe Geci: Adem Jashari

21.02.2019, 09:00 PM (GMT+1)

ADEM JASHARI

Asnjë liri në këtë botë

nuk është e përfunduar

persosmëria saj vazhdon

nëpër lufta dhe beteja

Kosova ka duar të bukura

të ngrej lart flamurin e saj

të mbroj veten, identitetin

këtë tokë të gjithmonshme

Çlirimi ishte qëllimi ynë

Kosova feston Kosovën

shtet në radhë të shteteve

popull në mes të popujve

Tek çdo banor i Kosovës

Kosova ka kroin e gjakut

sa herë t´ i thahet buza

dhe sa herë ta marri etja

Kosovë, Iliriadë, Shqipëri

betohem se s´kam vdekur

nëse flamuri pyet për mua

i thuani ...se jam në valle!..

Atdhe Geci- Dortmund, 2019