Arsim Halili: Mjerim mbi supe

13.02.2010, 02:33 PM (GMT+1)
Arsim Halili

MJERIM MBI SUPE  

Të lodhur nga koha 
Mbi supe bartin mjerim
Shtegtim i pa fund
Sa trishtim

Vitet i harruan 
Nuk e njohin vetën
Mallin e bartin në xhep
Ku keni tretë

Gjyshërit strukën në kujtime
A do të flitet gjuha ime

Të falem o zot
Me këto pika lot 
Ç’është kjo golgotë