Ardian Ndreca: Zanafilla e poshtërsisë së Zvernecit

Poshtërsia
e Zvernecit e ka zanafillën me ministren Mirela Kumbaro kur mbulonte dikasterin
e Turizmit e kur 12 deputetë të majtë, kinse të frymzuem prej nji letre të disa
bashkiakëve të jugut që kërkonin ndryshime në ligjin 81/2017 “Për zonat e
mbrojtuna”, gatuen atë që tashma njihet si ligji 21/2024 “Për disa shtesa dhe
ndryshime” të ligjit 81/2017.
Ndryshuen
parimet, objektivat, përkufizimet, u lejue mundësia e ndërtimit të
infrastrukturës për turizmin e ekselencës me 5 yje. U shfuqizue neni 13 i
ligjit 81/2017 që vështirsonte ndërtimet në zonat e mbrojtuna. Ndryshoi gjuha,
aty ku flitej për ndalime, kufizime tashma flitej për “zona të pashqetësuara”
dhe kaloi parimi i përshtatshmërisë i këtyne zonave.
Me
datën 1 nandor 2024 nji grup prej 37 deputetësh të Kuvendit iu drejtue Gjykatës
Kushtetuese me kërkesën me rrëzue ligjin 21/2024, krah tyne ishin edhe
organizatat jofimprurëse “Shoqata Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) dhe “Qendra
për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (Eco Albania)”.
Shfuqizimi
i ligjit kërkohej për arsye se konsiderohej si antikushtetues, pse simbas tyne
ligji 21/2024 ishte në kundërshtim me nenin 56 të Kushtetutës, në kundërshtim
me Konventën e Aarhusit dhe me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të
Drejtat e Njeriut”, ndërsa:
“Zbatimi
i ligjit ndryshues do të sillte dëme ndaj interesave të ligjshëm të shtetit, të
cilat rrezikojnë që të jenë të pariparueshme ose kthimin në gjendjen e mëparshme,
shumë të vështirë”.
Ndër
të tjera shfuqizimi kërkohej pse:
“Ligji
ndryshues cenon parimin e solidaritetit midis brezave, të deklaruar në
Preambulën e Kushtetutës, pasi dispozitat e tij heqin ndalimet ligjore me
qëllim lejimin e turizmit të ekselencës (me 5 yje) dhe infrastrukturës
mbështetëse në të gjitha zonat e mbrojtura, përfshirë nënzonat qendrore të
tyre, duke bërë që ligji
ndryshues
të sjellë pasoja të pakthyeshme për këto zona dhe duke cenuar edhe të drejtat
dhe interesat e brezave të ardhshëm për të trashëguar një mjedis të pacenuar
dhe relativisht të pandryshuar”.
Gjykata
Kushtetuese shpalli vendimin e saj me datën 31.10.2025 tue rrëzue pretendimet,
të cilat simbas saj “kanë natyrë të përgjithshme, duke mos arritur të provojë
pasojat e rënda, të pariparueshme dhe reale nga zbatimi i ligjit objekt
kërkese”.
Pesë
antarë të asaj Gjykate nuk shihnin pasoja të randa e të pariparueshme për
mjedisin dhe ekosistemin të ajo që sot i kërcënohet Zvernecit!
Vetëm
tre antarë të kësaj Gjykate: Xhaferllari, Papajorgji dhe Toska votuen kundër.
Mund
të themi se ndryshimet e ligjit 21/2024 ishin të mendueme “ad hoc” për resortin
luksoz të financuesve arab të Kushnerit.
Por
ndoshta ky vendim i Gjykatës Kushtetuese u ba shkak, padashje, për këtë
katastrofë të madhe të gjithë sistemit politik shqiptar!
Filozofi
napoletan Giambattista Vico flet për “eterogenesi dei fini”: kërkohet diçka dhe realizohet diçka krejt
tjetër.
Kurse
ne themi: asht mbushë kupa!



