Albina Idrizi: Akoma kërkoj
15.09.2009, 10:22 AM (GMT+1)
Albina IDRIZIAKOMA KERKOJ
Në çdo fillimditë
Sapo mbi qepalla zbret
E mrekullueshmja aurorë
Në çdo fundnatë
Kur pasqyra më
Nuk më sheh si më parë
Nis e nuk merr fund
Kërkimi im për ty
Pjesë imja, jetë
Emër, dashuri
Ngelur kutadish
Nëpër çfarë të rreme histori
E di, ti je diku
Thellësive të kësaj nëntoke
Apo, gjymtyrëve të lidhura
Përqafimit të ndaluar
Mund të jesh edhe
Eshtrave të paditur
Nga hadi kthyer
Lënë pas të zitë
Për të zezën e tyre
Po unë s do ndalem kurrë
Do të kërkoj
Për pa u bërë bashkë
Një jetë, një emër, një dashuri
S’ mund prehem
As pushoj.
Të Tjera
Në Fokus







