Albert Zholi: Vladimir Mici - Rritja e çmimeve të apartamenteve jashtë çdo limiti
Flet Dr. Vladimir Mici:
Shqipërisë
i është rritur më shumë kostua e transportit dhe argëtim, sport, kulturë, në
Evropë.
-Rritja
më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin argëtim, sport kulturë me 6.6% ,
pasuar nga grupet "transporti me
4.1%, pije alkoolike dhe duhan" me 4%.
-Rritja
e çmimeve të apartamenteve jashtë çdo limiti për t'u blerë me të ardhurat
mujore, apo vjetore për disa vjet tregon se tregu është në krizë.
-
Nisma e qeverisë për të shtuar tatimin mbi ndërtesat dhe progresioni i tyre do
të kërkojë hedhjen e tyre në treg ose dhënien me qira për tu liruar nga
tatimet.

Në
një kohë kur qytetarët shqiptarë po përballen me rritje të vazhdueshme të
kostos së jetesës, të dhënat më të fundit të indeksit të harmonizuar të çmimeve
të konsumit tregojnë se shtrenjtimi më i madh nuk ka ardhur vetëm nga
karburantet, apo ushqimet, por nga argëtimi, sporti dhe kultura. Sipas IHÇK-së,
inflacioni në muajin prill 2026 arriti në 2.8%, ndërsa grupi "argëtim,
sport dhe kulturë" regjistroi rritjen më të lartë të çmimeve me 6.6%. Në
të njëjtën kohë, Banka e Shqipërisë raporton një frenim të kredisë për blerje
banesash dhe një rritje të kreditimit konsumator. Çfarë sinjalizojnë këto
zhvillime për ekonominë shqiptare dhe për fuqinë blerëse të familjeve? Ja si
përgjigjet Dr. Vladimir Mici:
- Banka e
Shqipërisë publikon të dhënat : Frenohet kredia për shtëpi, rritet kredia
konsumatore. çfarë do të thotë kjo për ekonominë?
Frenimi i
kredisë për shtëpi tregon se ekonomia ka filluar të ul ritmet e ndërtimit të
shtëpive, sepse parashikimet e tyre dhe atyre që ndërtojnë tregon se ky treg
është afër ngopjes, i ngopur ose i mbingopur. Rritja e çmimeve të
apartamenteve jashtë çdo limiti për tu blerë me të ardhurat mujore apo vjetore
tejkalon mundësinë e tyre financiare për të pasur një shtëpi të tyren dhe
ndoshta bollëku i shtëpive bosh ushtron presion për të ulur qiratë
operative. Në vitet e fundit qiraja operative ka marrë vrull jo vetëm në Europë
por edhe në Ballkan dhe Shqipëria nuk mund t'i ndalet këtij trendi. Ka shumë
faktorë që janë në lojë dhe secili prej tyre ushtron presion për të ulur
çmimet. Nisma e qeverisë për të shtuar tatimin mbi ndërtesat dhe progresioni i
tyre do të kërkojë hedhjen e tyre në treg ose dhënien me qira për t'u liruar
nga tatimet. Nisma tjetër që çdo apartament duhet të sigurohet shton kostot dhe
e vetmja mënyrë është dhënia e tyre në përdorim për të ulur humbjet. Imagjinoni
një ndërtues që detyrohet të marrë çertifikatën e shfrytëzimit brënda një
periudhe 6 mujore nga afati zyrtar i përfundimit të pallatit nuk ka
shitur apartamentet të bëjë i detyrueshëm të pajiset me çertifikatë
pronësie të bëj pagesën e sigurimit dhe njëkohësisht të bëj pagesën e
tatimit vjetor mbi ndërtesën. Kjo ka një kosto, e cila duhet të shihet në
raport me përfitimet e tij me frenimin e rritjes së çmimeve. Por çfarë
nënkupton rritja e kredisë konsumatore? Kredia për individë ndahet në dy
kategori: në kredi hipotekore dhe kredi konsumatore. Kredia hipotekore është
ajo kredi që jepet për një afat mbi 5 vjet dhe që ka nga prapa një kolaterale,
e cila mund të jetë një depozitë bankare, një sasi letrash me vlere si bono
thesari, apo obligacione thesari si pasuri të paluajtshme si apartamente,
ndërtime të tjera dhe sende ose metale apo bizhuteri të çmuara. Zakonisht kjo
merret me një natyrë investuese afatgjatë si banesa , apo magazine, apo
ndërtime për të cilat individi ka vendosur, e thënë në gjuhën e financës për
investime. Kredia konsumatore nuk ka kolateral dhe jepet për periudha 3-5 vjet
rrallë 7 vite për blerje makinash, kompjuterësh, pajisjesh shtëpiake, shkollim
dhe bërje pushimesh apo edhe për sëmundje. Ajo që i dallon është nga vetë fjala
konsumatore është kredi për konsum dhe nuk është kredi për investim. P.sh
dikush mund të blejë një makinë për të cilën i duhet ta shlyejë pas disa
vitesh, dikush riparon shtëpinë. Rritja e çmimeve për shtëpi ka ulur kërkesën
për shtëpi dhe ka rritur kërkesën për riparime. Dallimi midis të dyjave janë
normat e interesit, të cilat janë më të larta në kredinë konsumatore për shkak
të riskut që ato mbajnë, sepse bankat janë më të riskuara nga kjo kredi
konsumatore. Aktualisht një faktor tjetër që ka ndikuar në kredinë
konsumatore është edhe limiti në rritje i kredisë konsumatore e cila ka
arritur në nivelet deri 4 milion lekë e mjaftueshme për të bërë investimet e
dëshiruara, pa u ndalur tek detyrimi për të siguruar një kolateral, i cili për
çiftet e rinj është gati e pamundur. Kjo shpjegon edhe rritjen e tyre.
-Shqipërisë
i është rritur më shumë kosto e argëtimit, sipas indeksit të Harmonizuar me BE
të çmimeve. Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit dhe sipas
inflacionit të matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK).
Në muajin prill 2026 është 2.8% i njëjtë me normën e publikuar më herët nga
INSTAT. Megjithatë ndryshe nga INSTAT, që tha se rritja më e lartë ishte në
grupin e transportit, që u ndikua nga shtrenjtimi i karburantit sipas indeksit
të harmonizuar, shtrenjtimi më lartë ishte për argëtimin. Rritja më e madhe e
çmimeve u regjistrua në grupin argëtim sport kulturë me 6.6% , pasuar nga grupet
"transporti me 4.1%, pije alkoolike dhe duhan" me 4%, kujdesi
personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme me 3.6% restorante
dhe shërbime akomodimi me 3%, sigurime dhe shërbime financiare me
2.7% "mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë" dhe
shërbimi arsimor me 2.6%, "ushqime dhe pije alkoolike" me 2.2%, Qira
ujë, energji elektrike , gaz dhe karburante të tjera 1% , shëndeti me 0.7% dhe
informacioni dhe komunikacioni 0.5%.

Përse thoni se
ka diferenca të mëdha midis IÇK dhe IHÇK në lidhje me treguesit e muajit
prill? Arsyeja është e thjeshte. Nëse hotelet rrisin çmimin atëhere treguesi i
IHÇK rritet më shpejt se sa IÇK, e cila është e destinuar kryesisht tek
ushqimet. Kjo shpjegon qartësisht se pse grupi argëtim, sport kulturë u rrit më
shumë se sa zëri transport edhe pse çmimi i naftës është shumë i lartë. Faktor
tjetër është informaliteti relativisht i lartë çka shkon në një drejtim
që maskon indeksin. Më poshtë keni Shqipërinë dhe Europën për muajin Prill 2026
|
Kodi |
Grupi
Kryesor i Konsumit (ECOICOP) |
Shqipëri:
Pesha (%) |
Shqipëri:
Inflacioni (%) |
Eurozonë:
Pesha (%) |
Eurozonë:
Inflacioni (%) |
|
01 |
Ushqime dhe pije joalkoolike |
34.46% |
+2.2% |
15.10% |
+2.1% |
|
02 |
Pije alkoolike dhe duhan |
5.19% |
+4.0% |
3.80% |
+3.4% |
|
03 |
Veshje dhe këpucë |
3.69% |
+1.0% |
4.30% |
+0.6% |
|
04 |
Qira, ujë, energji, gaz
& lëndë djegëse |
5.79% |
+1.7% |
15.30% |
+10.8% |
|
05 |
Mobilie, pajisje shtëpiake
& mirëmbajtje |
5.65% |
+2.6% |
5.80% |
+0.9% |
|
06 |
Shëndeti |
5.35% |
+0.7% |
5.20% |
+2.2% |
|
07 |
Transporti |
8.27% |
+4.1% |
12.10% |
+3.5% |
|
08 |
Informacion dhe komunikim |
2.45% |
+0.5% |
3.10% |
-0.2% |
|
09 |
Argëtim, sport dhe kulturë |
6.39% |
+6.6% |
6.90% |
+3.9% |
|
10 |
Shërbimet e arsimit |
4.61% |
+2.6% |
1.10% |
+3.1% |
|
11 |
Restorante dhe hotele |
14.45% |
+3.0% |
10.20% |
+4.2% |
|
12 |
Sigurime dhe shërbime
financiare |
0.66% |
+2.7% |
3.50% |
+2.5% |
|
13 |
Kujdesi personal &
mallra të ndryshme |
3.05% |
+3.6% |
3.60% |
+2.8% |
|
- |
TOTALI (Indeksi i
Përgjithshëm) |
100.01% |
+2.8% |
90.00% |
+3.0% |
Burimi: HICP (Harmonised Index of Consumer
Prices)"
Sipas IÇK
inflacioni është si më poshtë:
|
Kodi |
Grupi
Kryesor i Konsumit (COICOP) |
Pesha
në IÇK Kombëtar (%) |
Inflacioni
Vjetor (%) |
|
01 |
Ushqime dhe pije joalkoolike |
36.10% |
+2.1% |
|
02 |
Pije alkoolike dhe duhan |
4.80% |
+3.8% |
|
03 |
Veshje dhe këpucë |
3.90% |
+1.2% |
|
04 |
Qira, ujë, energji, gaz
& lëndë djegëse |
7.10% |
+1.5% |
|
05 |
Mobilie, pajisje shtëpiake
& mirëmbajtje |
5.40% |
+2.4% |
|
06 |
Shëndeti |
5.10% |
+0.8% |
|
07 |
Transporti |
7.90% |
+3.9% |
|
08 |
Informacion dhe komunikim |
2.60% |
+0.4% |
|
09 |
Argëtim, sport dhe kulturë |
5.80% |
+6.1% |
|
10 |
Shërbimet e arsimit |
4.20% |
+2.5% |
|
11 |
Restorante dhe hotele |
11.20% |
+3.2% |
|
12 |
Sigurime dhe shërbime
financiare |
0.70% |
+2.6% |
|
13 |
Kujdesi personal &
mallra të ndryshme |
5.20% |
+3.4% |
|
- |
TOTALI (IÇK
Kombëtar) |
100.00% |
+2.4% |
Burimi INSTAT "Indeksi i Çmimeve të Konsumit".
Duket qartë
dallimi dhe arsyeja se pse këto ndryshojnë. Frenimi i kredisë për shtëpi dhe
rritja e kredisë konsumatore japin një sinjal të rëndësishëm për ekonominë. Nga
njëra anë, familjet po tregohen më të kujdesshme për investime afatgjata si
blerja e banesave, qoftë për shkak të normave të interesit, çmimeve të larta të
pasurive të paluajtshme apo pasigurisë ekonomike. Nga ana tjetër, rritja e
kredisë konsumatore tregon se qytetarët po marrin më shumë hua për të
përballuar shpenzimet e përditshme dhe konsumin. Kjo mund të mbështesë
ekonominë në afat të shkurtër përmes konsumit, por nëse vazhdon për një kohë të
gjatë, mund të rrisë nivelin e borxhit të familjeve dhe të dobësojë kursimet.



