Albert Vataj: Më 29 qershor të vitit 1444, Beteja e Torviollit, beteja e parë e Skënderbeut

29.06.2023, 06:05 PM (GMT)

Sot 579 vite më parë më 29 qershor të 1444 u zhvillua beteja e parë e Skënderbeut kundër osmanëve, e ashtuquajtura "Beteja e Torviollit". Kjo është përballja e parë ushtarake e ushtrisë shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut. Kjo ishte disfata e parë e Ali Pashait, komandantit të sprovuar që çonte sulltani të shtypte arbrit dhe të rimerrte pushtimet.