Aforizma të zgjedhur nga Halim Hasani
02.09.2009, 06:10 PM (GMT+1)
Dashuria është si prushi,veç edhe ëmbël si rrushi.Dashuria është si plumbi me dritë, kujt i mungon kujdesi , derën ja fikë.
Aty ku ka arsimua dritë, errësira s’ka vend.
Kur shtetit zhytet në korrupsion , hajnat bëjnë dasmë.
Në vendlindjen tuaj, mos vepro si i huaj.
Plakut me moshë të thellë nuk i mbetët gjë tjetër përpos t’i përkujtoj ditët e lumtura të risisë.
Të gjithë ecin por me kohën.
E drejta e humb forcën në momentin kur interesi hyn në fuqi.
Për arritjen e rezultateve në punë,nuk varet mosha e njeriut,por aftësia e tij mendore.
Varfëria burimin ka te hajnat.
Njeriut i nevojitet ushqimi, trurit njeriut leximi.
Më pak fjalë, me shumë punë.
Nga punët e mira nuk ka vend e keqja.
E drejta nuk mund të shoqërohet me gënjeshtrën .
Më mirë të ruhesh se sa të shërohesh .
Krenohej se kishte mësuar gjuhë të huaj , për fat të keq e kishte harruar gjuhën e nënës .
Nga buzëqeshjet e disa njerëzve mungon zemra e bardhë.
Kush e do librin e do dritën.
Njerëzve dy ftyrësh, u mungon turpi.
Pa gjuhë,s’ka identitetet .
Të Tjera
Në Fokus







