Gani Pllana: Prof. Dr. Bashkim Baholli – pedagog dhe specialist i metalografisë
PROF. DR. BASHKIM BAHOLLI-PEDAGOG NË TIRANË E PRISHTINË DHE SPECIALIST NË FUSHËN E METALOGRAFISË EKSPERIMENTALE DHE STRUKTURËS SË MATERIALEVE I NIVELIT EUROPIAN

Prof.
dr. Bashkim Baholli lindi më 7 gusht 1938 në Dibër të Madhe. Shkollën e mesme
të përgjithshme-gjimnazin “Qemal Stafa”
e kreu në Tiranë (1952-1956). Studimet e larta i kreu në Inxhinieri Mekanike në
Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës (sot Universiteti
Politeknik i Tiranës), me temë diplome me titull: “Probleme të shfrytëzimit
racional të mjeteve të transportit rrugor në kushtet e territoriale të vendit
tonë” (1958-1963).
Në
vitin 1963, menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërua pedagog në Katedrën e Teknologjisë së metaleve të FI në
USHT për lëndën “Struktura
e metaleve”.
Punimin
e doktoratës me titull: “Studim struktural i teknologjisë së prodhimit të
detaleve me pluhura metalike” e ka mbrojtur më 10 nëntor 1978 për
gradën “Kandidat i shkencave teknike”, USHT, Tiranë.
Studimi
është me rëndësi teorike-shkencore dhe teknologjike për zhvillimin e mëtejshëm
të revolucionit tekniko-shkencor. Përveç vlerës teorike-shkencore, ky punim ka
një rëndësi të madhe metodologjike e mund të shërbejë si një shembull i mirë
nga ku mund të mësohet. Veçanërisht puna e gjatë këmbëngulëse eksperimentale,
zgjidhja e gjithë problemeve kyçe të kësaj teknologjie të re e bëri këtë punim
plotësisht të zbatueshëm për prodhimin e detaleve të ndryshme që mund të prodhohen
vetëm me këtë metodë ose për të zëvendësuar metodat e vjetra.
Ky
studim është një kontribut për futjen e metodave të reja më racionale në
prodhim që sigurojnë një rendiment e cilësi të lartë të detaleve dhe kosto
shumë të ulët të produkteve.
Metalurgjia
e pluhurave sot konsiderohet si teknologjia më e përparuar e prodhimit në
industrinë mekanike, me strukturë tërësisht të re të operacioneve, me një rrugë
më të shkurtër dhe me shpenzime shumë të vogla energjie, materiali dhe kohë
pune. Pra, studimi përfaqëson një revolucion në metodën e prodhimit të shumë
detaleve të makinave, duke siguruar cilësi të lartë të tyre dhe veti të veçanta
të kundër fërkimit.
Punimin
e dytë të doktoratës me titull: “Probleme
teorike teknologjike të ekstraktimit të lidhjeve hekur-karbon: probleme
teknologjike”, disertacion
i paraqitur për kërkimin e gradës “Doktor
i shkencave teknike”, e ka mbrojtur në F.I.M. të USHT në vitin 1984.
Prof.
dr. Bashkim Baholli ishte pedagogu i parë në USHT që ka mbrojtur dy tema
disertacioni (të parin në kërkim të gradës “Kandidat
i shkencave teknike” dhe më pas “Doktor
i shkencave teknike” para marrjes së titullit “Profesor”;
profesori i parë i Inxhinierisë Mekanike pas mbrojtjes së gradës “Doktor i shkencave teknike”.
Tituj/gradat shkencorë: “Inxhinier i diplomuar” (1963), “Kandidat i Shkencave Teknike”
(Ekuivalentuar “Doktor i Shkencave”)
(1979), “Doktor i Shkencave Teknike”
(1984), “Docent” (1982), “Profesor” (1987).
Detyrat dhe pozitat udhëheqëse në USHT dhe
kompani tjera
·
Pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë të USHT
(1963–2002);
·
Hartimin e plan programeve të reja;
·
Përgjegjës i katedrës së Teknologjisë së
Metaleve (1970-2002);
·
Kryetar i Këshillit shkencor i qendrës
kombëtare të Progresit Tekniko Shkencor (1972-1975);
·
Kryetar i Komisionit Shtetëror te Mbrojtjes
së doktoratave në fushën e teknologjisë (1986-1992);
·
Përfaqësues i Programit Holandez (NMCP-
Neatherlands Management Coorporation Programme) (1993-1997.
Njohës perfekt i gjuhëve të huaja: rusisht, frëngjisht dhe anglisht.
Këmbim eksperience
Prof.
dr. Bashkim Baholli ka qëndruar dhe është specializuar në disa qendra shkencore
në Europë, Lindjen e Mesme dhe Kinë, si në vijim:
·
1972 (gjashtë muaj): në École Centrale des Arts et Metier Paris);
·
1978 (gjashtë muaj): në École Centrale des Arts et Metier Paris);
·
1979 (gjashtë muaj): në Roval Institute of Technology (Stockholm);
·
1984
(dy muaj): në Philips Intitute of Electron Microscopy (Netherlands);
·
1993:
Vizitë bashkëpunimi në Universitetin e Siegenit, Giermani;
·
1993:
Vizitë bashkëpunimi në Universitetin Politeknik të Lindjes së Mesme Turqi;
·
2015:
Vizitë në Universitetin e Shangait dhe të Pekinit.
Kontributi në Universitetin e Prishtinës
Prof.
dr. Bashkim Baholli profesor i ftuar në Universitetin e Prishtinës, gjatë
viteve 1972–1979, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e
mësimdhënies dhe laboratorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në
Prishtinë dhe në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë, i cili konsiderohet
ndër profesorët që ndihmuan në konsolidimin e Fakultetit të Inxhinierisë
Mekanike të Universitetit të Prishtinës dhe të Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik
në Mitrovicë. Në këto dy fakultete të Universitetit të Prishtinës ka mbajtur
leksione për lëndët mësimore, si në vijim:
·
Strukturë
Metalesh;
·
Teknologji
Metalesh;
·
Transformime
Fazore (për kurse pasuniversitare);
·
Sistemet
Metalografike me tre dhe katër komponentë (për kurse pasuniversitare);
·
Leksione
në Kursin Pasuniversitar Ndërkombëtar Pranveror në FIM të Universitetit të
Prishtinës.
Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. dr. Bashkim
Baholli”
Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të
Universitetit të Prishtinës në Prishtinë është themeluar Çmimi për Arritje
Jetësore “Prof. dr. Bashkim Baholli”, më 10 tetor 2024. Vendimi është marrë nga Këshilli i Fakultetit
të Inxhinierisë Mekanike, me Vendimin nr. 1527/12, datë 10 tetor 2024. Çmimi u
nda për herë të parë më 13 nëntor 2024, kur ia dha prof. dr. Shaban Buzës, me
rastin e pensionimit, në prezencë të kolektivit të Fakultetit të Inxhinierisë
Mekanike. Prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimit të parë, pas themelimit,
ishte edhe prof. dr. Bashkim Baholli me bashkëshorten prof. dr. Pranvera
Bahollin.
Fushat e specializimit
Prof.
dr. Bashkim Baholli ishte i specializuar kryesisht në këto fusha:
·
Struktura e materialeve metalike;
·
Struktura dhe transformimet e metaleve;
·
Shkenca e materialeve;
·
Teknologji e metaleve;
·
Materialet e makinerisë;
·
Trajtimet termike të metaleve;
·
Sistemet Metalografike me 3 dhe 4 komponentë;
·
Metalurgjia fizike.
Titullar i lëndëve mësimore
Prof.
dr. Baholli Baholli në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës
ka qenë titullar i këtyre lëndëve mësimore, si vijon:
·
Strukturë metalesh;
·
Materialet e makinerisë;
·
Teknologji metalesh;
·
Transformime Fazore (universitare);
·
Testimi i materialeve;
·
Sistemet Metalografike me tre dhe katër
komponentë.
Veprimtaria botuese e prof. dr. Bashkim
Bahollit
Prof.
dr. Bashkim Baholli ka botuar tekstet universitare të nevojshme për studentë
dhe për inxhinierë nga fusha e metalografisë eksperimentale. Megjithatë,
veprimtaria e tij shkencore ishte e orientuar në tema që trajtoheshin në
konferenca dhe botime ndërkombëtare të kohës në shkencën e materialeve dhe
kontaktet akademike ndërkombëtare. Në vijim po i paraqesim titujt e dispensave
dhe teksteve universitare dhe të disa punimeve shkencore, si vijon:
Tekste universitare
1.
Baholli, B.: “Teknologjia në reparte
termike”, 128 f., Botues: “Naim
Frashëri”, Tiranë, 1969.
2.
Baholli, B.: “Struktura e metaleve“, 129 f., Botues: Universiteti i Tiranës,
Tiranë, 1982.
3.
Baholli, B.; Demiraj, G.: “Dislokacionet”, 126 f., Botues:
Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1987.
4.
Baholli, B.; Nika, V.: “Fjalor teknik frëngjisht-shqip: për degën mekanike dhe metalurgjike”,
196 f., Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
5.
Baholli, B.; Nika, V.: “Ushtrime të zgjidhura të metalografisë dhe përpunimit termik”, 84
f., Botues [s.n.], Tiranë, 1985.
6.
Baholli, B.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve“, 319 f., Botues:
Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1986.
7.
Baholli, B.; Demiraj, G.; Lamani, E.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve
në problema formimi”, Botues: SHBLU, 285 f., Tiranë, 1990.
8.
Baholli, B.: “Bazat e metalografisë eksperimentale“, 255 f., Botues: SHBLU,
Tiranë, 1991.
Punime profesionale dhe shkencore
1. Baholli, B.: “Azotimi i
çeliqeve me karbon”, Buletin i shkencave teknike, Tiranë, 1967.
2. Baholli,
B.: “Étude de l’énergie emmagasinée dans
un métal à structure cubique à faces centrées déformée plastiquement”,
Édition METAUX, janvier 1973.
3.
Baholli, B.: “Mbi përcaktimin e madhësisë
së kokrrizave kristalore” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 4, f. 41-54,
Tiranë, 1977.
4. Baholli,
B.: “Revolucioni Tekniko Shkencor dhe
roli i katedrave”, Buletin i shkencave teknike, Tiranë, 1978.
5.
Baholli, B.; Hoxha, I.: “Deformimet
plastike, energjia e akumuluar dhe disa probleme të procesit të kristalizimit” :
Buletin i shkencave teknike, Nr. 4, f. 11-18, Tiranë, 1982.
6.
Baholli, B.: “Disa probleme të
teknologjisë mekanike” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 3, f. 3-7,
Tiranë, 1982.
7. Baholli,
B.: “Disa probleme metodike dhe
teknologjike te ekstraktimit të lidhjeve Fe-C”, Buletin i shkencave
teknike, Tiranë, 1982.
8.
Baholli, B.: “Disa arritje dhe probleme të
zhvillimit të teknologjisë” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 1, f. 3-10,
Tiranë, 1985.
9. Baholli,
B.: “Vlerësimi ekonomik i përdorimit të
pajisjeve të industrisë mekanike”, Buletin i shkencave teknike, Tiranë, 1987.
10.Baholli,
B.; Bodinaku, A.: “Probleme të efektivitetit të përdorimit të pajisjeve në
industrinë mekanike” : Buletin i shkencave teknike, Nr. 1, f. 57-63,
Tiranë, 1987.
11.
Baholli, B. Gjonaj, M.: “Për një përdorim
më të gjerë të çeliqeve tona në industrinë mekanike” : Buletin i shkencave
teknike, Nr. 2, f. 3-7, Tiranë, 1988.
12.
Baholli, B.: “Zgjedhja e markave të
çeliqeve sipas sasisë dhe teknologjisë së prodhimit” : Buletin i shkencave
teknike, Nr. 2, f. 21-26, Tiranë, 1990.
Kumtesë në Universitetin e Tiranës

Autori në këtë studim vërteton se kokrrizat kristalin përfaqësojnë një gjendje të caktuar të marrëdhënieve të atomeve të një sistemi të ngurtë. Për këtë arsye përcaktimi i madhësisë së kokrrizave kristaline është i nevojshëm në mënyrë që në kuptimin e mirëfilltë shkencor të dilet me interpretimin e disa problemeve me karakter teknologjiko-konstruktiv të praktikës së prodhimit tonë. Metoda e zgjedhur e studimit është metoda statistikore sepse madhësia e kokrrizave kristaline është madhësi e rastit dhe në përgjithësi madhësitë e tyre do të përfaqësojnë një bashkësi rezultatesh relative me karakter të përcaktuar. Grumbullimi i materialit statistikor është propozuar të bëhet sipas tre mënyrave.
Punime profesionale në revista dhe shtypin
ditor
1.
Baholli, B.: “Materiale "inteligjente"“, në “Shkenca dhe jeta”: revistë
tekniko-shkencore, Nr. 2, f. 24 – 26, Tiranë, 1998.
2.
Baholli, B.: “Demokracia ekonomike, lëvizja për aksion ekonomik dhe zgjedhjet
parlamentare”, në “Zëri i popullit”: organ i Partisë
Socialiste të Shqipërisë, Nr. 104, f. 11, 5 maj 1996, Tiranë, 1996,
3.
Baholli, B.: “Historia e pa treguar e gazsjellësit TAP: [vlerat e projektit për
ekonominë shqiptare]”, në “Shqip”: e përditshme, e pavarur, Nr.
335, f. 9, 8 dhjetor, 2013.
Broshura për përdorim të brendshëm (në
zgjerim të procesit mësimor)
1.
“Diagramet e gjendjeve, sistemet me tre dhe
katër komponentë”,
Botues: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Tiranë, 1968;
2.
“Bazat teorike të përpunimit termik”, Sistemet me tre dhe katër komponentë,
Botues: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Tiranë, 1968;
3.
“Praktika e përpunimeve termike Përpunimet
kimike termike”,
Sistemet me tre dhe katër komponentë, Botues: Fakulteti i Inxhinierisë
Mekanike, Tiranë, 1970.
Studime të veçanta
1.
Baholli, B.: “Studim mbi deformimin e thellë plastik të tunxhit dhe
lidhjeve bakër-zink”,
(bashkautor), Depozituar në Ministrinë e Mbrojtjes, Tiranë, 1978;
2.
Baholli, B.: “Theoretical and Technological problems of the iron steel production and the production
technology of special steels in Albania”, Royal Institute of Technology
Stockholm 1979 (Internal groupers);
3.
Baholli, B.: “Studim mbi gjendjen dhe masat teknologjike për rritjen e
qëndrueshmërisë së kullave të koksifikimit të rafinerisë së naftës në Ballsh” (bashkautor),
Zbatuar, 1982;
4.
Baholli, B.: “Mbi saldueshmërinë dhe proceset termike të instalacioneve të
rafinerisë së naftës në Balsh”, Zbatuar, 1986.
Ligjërata speciale
1.
“Transformimet
strukturale të tunxhit”, mbajtur në vitin 1981;
2.
“Mbi
proceset e incizimit me deformim plastik”,
mbajtur në vitin 1982;
3.
“Prodhimi
sipas kritereve të optimizimit”, mbajtur në vitin 1982;
4.
“Zgjidhje
teknologjike për uljen e konsumit të shpejtë”,
mbajtur në vitin 1983;
5.
“Probleme
te teknologjisë dhe organizimit të industrisë”, mbajtur
në vitin 1984;
6.
“Mbi cilësinë balistike të barutit të raketave të pa drejtuara”, mbajtur në
vitin 1985;
7.
“Zgjidhja
e problemeve lineare të operacioneve të kontrollit”,
mbajtur në vitin 1985;
8.
“Mbi
modernizimin e makinave metalprerëse”,
mbajtur në vitin 1985;
9.
“Mbi
metodat progresive në projektimin e proceseve teknologjike”,
mbajtur në vitin 1986;
10.“Mbi automatizimin e kontrollit të prodhimit
në industrinë mekanike”, mbajtur në vitin 1986.
11.
Ligjërues
në Universitetet Verore të Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e
Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë (2003 dhe 2004).
Udhëheqës
shkencor i disertacioneve për marrjen e gradës shkencore “Kandidat i shkencave teknike”
1.
Lamani, E.: “Vlerësimi i profilit kimiko-strukturor, modelet analitike e prodhuese
dhe rritja e efektivitetit të procesit të çimentimit”: disertacion për marrjen
e gradës shkencave “Kandidat i shkencave
teknike” / Emil Lamani; udhëheqës shkencor Bashkim Baholli, 153 f., FIM
Tiranë, USHT, 1990.
2.
Molloholli, L.: “Rritja e efektivitetit të strukturave prodhuese të industrisë mekanike
nëpërmjet përsosjes së marrëdhënieve makineri-detale” : disertacion për
marrjen e gradës shkencore “Kandidat i
shkencave teknike” / Lulzim Molloholli ; udhëheqës shkencor Bashkim
Baholli, 93 f., USHT FIM Tiranë, 1990.
3.
Bujari, M.: “Qëndresa ndaj korrozionit e çeliqeve me mbetje mbi standarde të kromit
dhe nikelit, krahasime dhe konsiderata”: disertacion për marrjen e gradës
shkencore “Kandidat i shkencave teknike” /
Mentor Bujari; udhëheqës shkencor Bashkim Baholli, 84 f. UPT FIM Tiranë, 1991.
4.
Zaka, N.: “Përcaktimi
i precizionit operacional për rritjen e efektivitetit të procesit të prodhimit
në industrinë mekanike”: disertacion për marrjen e
gradës shkencore “Kandidat i shkencavev
teknike” / Niko Zaka; udhëheqës shkencor Bashkim Baholli, 195 f., UPT FIM
Tiranë, 1991.
Veprimtari projektuese dhe drejtuese
Prof. dr. Bashkim Baholli përveç punës pedagogjike
në Universitet dhe hartimit të dispensave, teksteve universitare dhe publikimit
të punimeve shkencore, ka hartuar edhe dhjetëra projekte inxhinierike. Në
vazhdim po i paraqesim disa më kryesoret:
·
Projekti
i mekanizmave të Pallatit të Kulturës, Tiranë (bashkautor);
·
Projekti
i rikonstruksionit të repartit termik të Uzinës Enver, Tiranë;
·
Projekti
i Uzinës Mekanike, Peshkopi (bashkautor);
·
Projekti
i sistemit të mbi mbulimit të radarëve në kushte detektimi lufte;
·
Projekti
i fabrikës së fletëzimit të duhanit Durrës (bashkautor)
·
Projekti
pë Biznesin e Vogël me Programin holandez të kooperimit MNCP (110 projekte);
·
Projekti
i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) (bashkautor).
Veprimtari drejtuese
·
1993-1995:
Uzina Mekanike e Makinerive të Ndërtimit, Durrës (Inxhinier teknolog);
·
1994-1998: Netherlands Managenest Cooperation
Programme (Reprezentativ);
·
2001-2004: Kompania KURUM, kryekëshilltar;
·
2004-2016: Kompania Zvicerane EGL dhe AXPO
Albania, Drejtor Ekzekutiv.
Çmime/Urdhra
·
Laureat i Çmimit të Republikës i Shkallës së
I-rë (1979 dhe 1984);
·
Urdhri “Naim Frashëri” Klasi i III-të (1970);
·
Urdhri “Naim Frashëri” Klasi i II-të (1981);
·
Universiteti i Prishtinës Fakulteti i
Inxhinierisë Mekanike në nder të kontributit të prof. dr. Bashkim Bahollit, ka
themeluar Çmimin për Arritje Jetësore
“Prof. dr. Bashkim Baholli”, i cili u jepet personaliteteve me kontribut të
veçantë në zhvillimin e Fakultetit dhe të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë.
Përfundim
Prof.
dr. Bashkim Baholli është një nga personalitetet më të shquara të inxhinierisë
mekanike shqiptare. Ai i përket brezit të profesorëve që hodhën themelet e
mësimdhënies moderne të Shkencës së Materialeve, Teknologjisë së Metaleve dhe
Metalurgjisë Fizike në USHT.
Prof.
dr. Bashkim Baholli ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në
zhvillimin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës
(1973-1980). Njihet ndër specialistët e shkollës klasike të shkencës së
materialeve, me fokus te metalet, strukturat e tyre dhe trajtimet termike. Për
shkak të fushës specifike të teknologjisë së materialeve, ai ka qenë i lidhur me shkollën europiane të
inxhinierisë së materialeve, duke përdorur literaturë dhe metoda kërkimi të
zhvilluara në vendet me traditë të fortë metalurgjike, si: Franca, Gjermania,
Çekosllovakia, Suedia, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik. Ka qenë udhëheqës shkencorë për shumë
studentë në punime të diplomave dhe disertacioneve. Studentët
dhe kolegët e njohin si pedagog me standarde të larta profesionale.
Karakteristikat kryesore të punës së tij kanë qenë: saktësia shkencore; lidhja
e teorisë me praktikën industriale; ngritja e laboratorëve dhe puna
laboratorike; kërkesa e lartë ndaj studentëve; formimi i kuadrit të ri
universitar dhe udhëheqja shkencore e pedagogëve të rinj; kontributi i tij
mbetet i rëndësishëm në zhvillimin e shkencës së materialeve në Shqipëri dhe
Kosovë.
Bibliografia
1.
Baholli, B.: “Struktura e metaleve“, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë,
1982.
2.
Baholli, B.; Demiraj, G.: “Dislokacionet”, Botues: Universiteti i
Tiranës, Tiranë, 1987.
3.
Baholli, B.; Nika, V.: “Fjalor teknik frëngjisht-shqip: për degën mekanike dhe metalurgjike”,
Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
4.
Baholli, B.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve“, Botues: Universiteti i
Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1986.
5.
Baholli, B.; Demiraj, G.; Lamani, E.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve
në problema formimi”, Botues SHBLU, Tiranë, 1990.
6.
Baholli, B.; Demiraj, G.; Lamani, E.: “Struktura dhe përpunimi termik i metaleve
në problema formimi”, Botues: SHBLU, Tiranë, 1990.
7.
Baholli, B.: “Bazat e metalografisë eksperimentale“, Botues: SHBLU, Tiranë,
1991.
8. “Buletin i shkencave teknike” (1973-1990), Tiranë.
9.
Guxho,
G.: “70 Vjet MCMLI-MMXXI Inxhinieri Mekanike në Shqipëri”, Durrës, 2021.


