Zef Mulaj: Një foto para monumentit të Pamvarsisë
01.12.2009, 08:15 PM (GMT+1)
ZEF MULAJNJË FOTO PARA MONUMENTIT TË PAMVARSISË
(Viti 1972 Vlorë)
Kur hyra për të paren herë në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës për të studiuar në shkollën mjeksore ”Jani Minga”, u ndala përballë monumentit të shpalljes së pamvarsisë duke bëre këtë foto, në shënje betimi: Ajo me ndoqi gjith jetën dhe sot jashtë atdheut tim, qëndron në muret e dhomës time.
U shkruan edhe keto vargje:
Unë udhëtar i bjeshkve, zbrita për të parën herë
në këtë tokë të shejtë, me njerëz si copa dielli.
Ngrohur këte tokë në shekuj kanë ,
me vete pruna një çetin të vogël,
këtu e mbolla perballë monumentit të pamvarsisë.
Bëra një foto duke u betuar, si një ditë
ata që flamurin e nxorën në dritare
duke shpallur pamvarsinë e Shqiperisë.
Në shpindë e mora monumentin, gjithë jetën
për çudi nuk u krrusa nga pesha e rëndë e tij,
trupin drejt ma mbajti si pisha që e mbolla atë ditë.
Nëpër trupin tim betonjera të kohës derdhen betone
për të tjera monumente të pafundme,
u ngjita deri në majën e Hekurave, të Jezercës
me buste e monumente në shpindë për t'i mbjellur aty
kohën, emrat e njerëzve, dhe foton time duke u betuar,
Se:- edhe kur të bëhem gubo nga pesha e rëndë e tij
frymmarrja ime do kthehet te çetina e mbjellura atë ditë,
e do mbështjell fytyrën me flamurin e kuq e zi.
Vështroni këtë foto, ishte rinia ime e hershme
kur të parën herë shkeli tokën e dashur të Vlorës heroike,
nën hijen e palmave e kaltërsisë së detit
një vajzë e bukur më buzqeshi, mua malsor i largët
I zbritur nga bjeshket, dorë përdorë udhëtuam krenarë.
Ecëm me munomentin e pamvarsisë duke kënduar
Bashkë një këngë labe, e një malsore me çifteli,
tupanat binin në rruge, e vallja labe ktheu jehonën e bjeshkëve,
nga njerëz si copa dielli që e ngrohën me gjakun e tyre këtë tokë ….
Aty sheshi i flamurit, ku buzëqeshjet u kthyen perseri,
aty ku mbeti përherë historia e gdhendur, e preka me dorë,
e nje zë me ndoqi përherë nga pas si një ushëtimë e përjetshme
në damaret e mijë ………
Ika i ngarkuar me moumentin në shpindë,
duke lënë vështrimin mbrapa, duke pagëzuar rininë time
përballë këtij munomenti të historisë.
Un dhe monumenti 1972…….
Të Tjera
Në Fokus







