Xhenc Bezhi: Thurë e pa thurë

03.01.2010, 07:18 PM (GMT+1)
Xhenc Bezhi

Thurë e pa thurë

Thurëm e thurëm
Oborrin që na ra
gardh kurore
nga rruga

nga lama një gur
veç murriza
ku duhej mur

hyjnë morra e derra
gjarpërinj e bolla
po rriten dëshirat
rritet dhe Stambolla

e brishtë është kulla
e brishtë kalaja
herë na pjellë gjeli
herë na pjellë belaja