Xhenc Bezhi: Guri i ndarjes
18.02.2010, 10:15 PM (GMT+1)
Xhenc BezhiGURI I NDARJES
Mollë e ndaluar matanë
Bija për nënë
Nëna për bijë
Në këtë anë
Ëndrrat rrënoi një mur
Zemrat therte ai gur
Që ti i vure këmbën
I dashur vëlla
Kur kufiri ra
Prapë në Gjakove
po vjen Malësia
Për jetë e mot
Një Kosova e Shqipëria
Mundi mos shkoftë kot
Të Tjera
Në Fokus








