Xheladin Zeneli: Tre shembuj që dëshmojnë pasojat tragjike të tjetërsimit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi
Tre shembuj që dëshmojnë
pasojat tragjike të tjetërsimit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi
Nga
Xheladin Zeneli
Historia
jonë kombëtare njeh shumë raste të tilla kur bijët e tyre kanë braktisur kombin
dhe gjuhën e vet, kanë tradhtuar gjakun e baballarëve dhe të stërgjyshërve të
tyre dhe nga etja për grada , poste shtetërore apo privilegje të tjera kanë
marrur anën e armiqëve tanë, të cilët i kanë përdorur ata për qëllimet e tyre
pushtuese.
Po
përmendim tre shembuj individësh të cilët kanë vepruar në kohën kur është
vendosur për fatin e trevave shqiptare në Mal të Zi.
Këto
janë:
1.Marko Miljanov
"Mark Milani" (1833-1901);
Ka
pasur gradën gjeneral i Principatës së Malit të Zi ,kurse më vonë i jepet
titulli "vojvodë" nga princ Nikolla i Malit të Zi, titull ky i cili
mund të merrej vetëm duke luftuar dhe angazhuar për Principatën ( Mbretërinë) e
atëhershme të Malit të Zi dhe zgjerimin territorial të tij.Mark Milani ishte me
prejardhje shqiptare nga krahina e Kuqit (Kuçi).Fillimisht Mark Milani udhëheqi
fisin e tij në luftë kundër Perandorisë Otomane gjatë viteve 1861-62 dhe
1876-78, por njëkohësisht iu priu edhe forcave malazeze në betejat kundër
shqiptarëve me qëllim që trevat e tyre ti bashkangjten Mbretërisë së Malit të
Zi.Më vonë ai ndoshta edhe ishte i penduar për veprimet e tia , por do të jetë
tepër vonë pasi që dëmi veç ishte shkaktuar ndaj popullit të origjinës së vet,
pra ndaj shqiptarëve.
2.Ilija Plamenac
(1821-1916);
Ishte
me prejardhje nga një fis shqiptar, afër Virpazarit në trevën të cilët
malazezët e quajnë "Crmnica", e cila si njësi territorriale i takon
Tivarit, ku pjesa dërmuese e banorëve të kësaj treve, në at kohë, ishin me
përkatësi kombëtare shqiptare të besimit ortodoks , por si pasojë e politikës
pushtuese ata gradualisht u asimiluan në malazez. Ilija Plamenac ishte një ndër
komandantët kryesor që udhëheqi forcat malazeze në pushtimin Tivarit në vitin
1877 dhe të Ulqinit në vitin 1878.
Me
rastin e sulmit ndaj qytetit të Tivarit,i cili në at kohë banohej kryesisht me
shqiptarë ,janë hedhur me mijëra gjyle nga topat e ushtrisë malazeze me të
cilat drejtonte Plamenac, me ç'rast ky qytet u kthy në gërmadhë dhe pati afër
2000 viktima në njerëz. Kurse me rastin e pushtimit të Uqinit, një vit më
vonë,Plamenac gjithashtu iu priu forcave malazeze të cilat në mënyrë barbare
bën djegjen e lagjeve kryesore të këtij qyteti.
Në
Mbretërinë e Malit të Zi,Plamenac ka mbajtur pozita të larta udhëheqëse.Gjatë
viteve 1879-1905, pra kur Mali i Zi përjetoi ekspanzionin e madh terrotorial,
Ilija Plamenac ishte minister i mbrojtjes i Malit të Zi dhe më vonë edhe
governor i Podgoricës.
3.Avro Cemovi?
"Avro Cemi" (1864-1914);
Një
ndër prijësit (komandantat) e forcave malazeze që është përgjegjësi kryesor për
"Masakrën e Previsë" në mars të vitit 1913 ku u vran dhe u masakruan
rreth 700 shqiptarë të Plavës dhe Gucisë. Por gjithashtu, Avro Cemovi? ( Avro
Cemi) është përgjegjës edhe për krime e masakra të tjera që u bën gjatë viteve
1912/1913 , vite këto të cilët karakterizohen si vite të gjenocidit ndaj
shqiptarëve të trevës martire të Plavës e Gucisë. Pra, Avro Cemovi? u lind me
përkatësi shqiptare, asimilohet në ate boshnjake dhe më vonë i shërben
politikës serbo-malazeze duke bërë krime barbare dhe gjenocid ndaj shqiptarëve
dhe boshnjakëve!.
I
zgodha këto tre individ jo rastësisht pasi që secili prej tyre kanë të bëjnë me
një trevë të caktuar shqiptare në Mal të Zi :Mark Milani -Malësi, Ilija
Plamenac -Ulqin e Tivar dhe Avro Cemi-Plavë e Guci, treva këto të cilat
gjithënjë edhe sot ballafaqohen me dukurinë e asimilimit kombëtar.Pra tre
personat në fjalë , të cilët kanë jetuar dhe vepruar në një afërsi të periudhës
historike ( në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX), dëshmojnë
më së mirë se çfarë pasoje mund të sjell tjetërsimi e asimilimi kombëtar dhe
zhdukja e vetëdijës kombëtare ndaj popullit të origjinës së vet.
Gjithashtu,
këto individ të cilët i takonin tre përkatësive të ndryshme fetare, dëshmon ate
se si pushtuesit e tokave shqiptare, në këtë rast Mali i Zi, i ka përdorur mu
këto religjione në mënyrë perfide si mjet për tjetërsimin dhe për
çkombëtarizimin e shqiptarëve.
Thënia
e njuhur e Faik Konicës " Armiku më i madh i shqiptarëve janë vet
shqiptarët",për shqiptarët në Mal të Zi,posaçërisht në tre rastet që
përmendem më lart, ka domethënien e një forme të modifikuar, se armiku më i
madh i shqiptarëve kanë qenë shqiptarët e asimiluar dhe të tjetërsuar dhe fatkeqësisht
kjo dukuri, ndonëse në forma të tjera është aktuale edhe sot dhe paraqet
gjithënjë rrezik edhe në kohën tonë.









