Visar Zhiti: Festa Kërçovare na mblodhi sërish në Chicago

USKANA 2025
Festa Kërçovare na mblodhi sërish
në Chicago si në një sofër të madhe
të vendlindjes. Ishim nga të gjitha trevat
shqiptare. Lule dhe drita
dhe flamujt shqiptarë e të SHBA-së, këngë dhe
valle dhe gëzimi
i të gjithëve: fëmijët.
Nga
Visar Zhiti
Mbremja
filloi me himnet kombëtare, atë të Amerikës, ku kërçovarët janë qytetarë të
nderuar në atdheun e ri, ku punojnë e kanë arritje kudo dhe me pas himnin
shqiptar, të atdheut të të parëve, për të cilin kanë mall të përhershëm,
shkojnë shpesh e ndërtojnë…
Prandaj
dhe shoqata e tyre e madhe dhe në Illinois quhet “Uskana”, - emri antik ilir i qytetit të sotëm të
Kërçovës.
“Uskana”
- po bisedonim me mikun tonë, Taipin, - përmendet nga historiani romak Titus
Livius për luftërat e mbretit ilir Perseu i Maqedonisë kundër romakëve në
shekullin II para Krishtit. Uskana ishte një qytet i fortifikuar dhe me rëndësi
strategjike në rajonin e Dardanisë dhe Pellagonisë, etj.
Po
sot Shoqata “Uskana” është e fortë, organizon një sërë veprimtarish kulturore
në ruajtje të vlerave të përbashkëta identitare, lojëra sportive, mbrëmje
muzikore, etj, forcon lidhjet mes diasporës shqiptare dhe vendlindjes.
E
ruan gjuhen amë si pasuri të shenjtë.
Uskana
jep dhe bursa për studentë: në vitin 2024, falë bujarisë së anëtarëve dhe
sponsorëve, shoqata arriti të shpërndajë $23,500 në bursat për studentë në SHBA
dhe në Kërçovë, duke ndihmuar në arsimimin dhe zhvillimin e tyre profesional, -
flasin oratorët në podiumin e festës. Përshëndet kryetari. - Shoqata jep ndihma për familjet në nevojë, - më tregojnë,
- dhe mbështet projekte të ndryshme në zhvillimin e Kërçovës së tyre.
Uskanasit
janë pranë njëri-tjetrin me besën e lashtë shqiptare.
Dhe
tani po festojnë. Dinë të presin dhe të jenë miq. Bashkë me Taipin takohemi me
miq të tjerë kërçovarë, me familjarët, me Dr. Xhabirin e Dr. Luanin, me Ing.
Ilirin, me Edonin nga Presheva , me drejtuesin e radios dhe televizionit lokal
shqip, Rizain nga Ulqini, me korçarin Michael nga Wisconsin, me amerikanin Anthoni,
etj, ja, dhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmiri, i ftuar nga larg për
festen. Por asgje s’është larg, kur do dhe punon…
Gjëmon
muzika, këngetarë nga Prishtina dhe rapsodë nga Zvicra, recitime shqip nga
fëmijët e mrekullueshëm.
Bëhen
foto gjithandej me gotat e verës në dorë… unë po u mar ca imazhe miqve nga
Albumet e Festës.

















