Visar Zhiti: Dridhet heshtja nga thirrja e poetit Trifon Xhagjika…
“MË JEPNI NJË TOP T’I BIE
SISTEMIT
TUAJ, KOMITETIT QËNDROR!”
DHE DRIDHET HESHTJA NGA THIRRJA
E POETIT TRIFON XHAGJIKA…
…rivijnë fjalët e fundit
të tij, si atëhere, kur po trondisnin trupin gjykues…
I
pandehuri nuk po kërkonte mëshirë, siç dhe u pëlqente sundimtarëve, që të
ndjeheshin të gjithëfuqishëm, gjysmë perëndi, si emblema të dhunës me sopatë në
dorë, që drithëronin botën. Jo vetëm që s’kishte kërkuar mëshirë, po kishte
kërkuar një top...
-
Është artilier...
-
Ashtu?...
-
Po, po... dhe poet...
-
E dëgjove, e do topin që t’i bjerë Partisë, Komitetit Qëndror...
-
...ta shëmbë me gjithë ata brënda, udhëheqjen e lavdishme....
-
... kam frikë...
- Se mos duhet t’i kërkojmë ne atij mëshirë...
Në sallë arritën dhe dy vëllezërit e të pandehurit, sapo qe dhënë dënimi me pushkatim. U panë sy më sy...
-
Kokën lart, siç e do nderi i Xhagjikëve! - thirri një nga vëllezërit, më i
madhi, Ylli.
Po ku është liria? – pëshpëritej gjithandej jashtë sallës së gjyqit, siç kishte thirrur ai që sapo ishte dënuar me pushkatim. Policët po futnin për në makinë, duke e mbajtur nga krahët fort, egërsisht dhe me një lloj adhurimimi të snkthshëm. Ç’qenkësh ky kështu?!
“Më
jepni një top t’i bie sistemit tuaj, Komitetit Qendror!”
Dhe
dua të rrëfej prapë, sidomos në data shenjuese të Trifon Xhagjikës, sot është
datëlindja e tij.
Shfletoj
librin “Kartela të Realizmit të Dënuar”. Dhe ndal:
KARTELË
Poeti
Trifon Xhagjika
(1932 – 1963)
U lind në Peshtan të Tepelenës, në pranverë, në prillin e dashurisë, siç thotë kënga popullore, në datën 20, në vitin 1932. Familja e tij u shpërngul në Tiranë, në kohë e pushtimit italian në po atë vit, kur në një lagje diku themelohej në ilegalitet Partia Komuniste, ajo që do të sundonte dhunshëm duke pushkatuar dhe poetë.
Pasi
përfundoi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, në fillim të viteve 50 u
diplomua për oficer i artilerisë kundërajrore dhe për disa vite punoi si oficer
në një repart ushtarak në Rrapin e Treshit në Tiranë. Kreu një kurs për
Gazetari e Histori, këmbënguli, sepse donte të vazhdonte fakultetin për
Letërsi.
Boton
poezi nëpër gazeta dhe tërheq vëmëndjen e lexuesve e të poetëve të tjerë... E
kalojnë me punë në Ministrinë e Mbrojtjes, fillimisht si redaktor në sektorin e
botimeve dhe rregulloreve e më vonë në gazetën “Luftëtari”.
Në
vitin 1959 i përmblodhi poezitë e tij në një libërth hollak dhe nën kujdesin e
kritikut avangardist Drago Siliqi i boton me titullin “Gjurmët”, ku ndihej
romantiku dhe rebeli, që seç kërkonte. Gjithsesi është gjurma e tij e parë.
Mjaft
nga ato poezi u bënë dhe këngë, madje dhe himnin e shkollës së tij ai e shkroi,
kompozim i K. Trakos, dhe do ta këndonin breza të tërë studentësh me uniformë,
edhe kur ai s’ishte më..
Sipas
rrëfimeve të motrës së tij, “Trifoni kishte ndryshuar kohëve të fundit”, para
arrestimit, kuptohet, ishte bërë më i vrenjtur, i shkonte, se vishej dhe bukur,
kur dilte civil, Linën, asaj që i kishte kushtuar qindra vargje, e donte siç
dinte të donte ai, por po rrinte gjithnjë e më shumë me ata, të pa kënaqurit me
sistemin, siç thuhej atëhere, me ata që flisnin kundër, me ata që donin... të
arratiseshin. “Njërit prej tyre i gjeti një kamerdare të madhe, që ngjallte
dyshime se përse e doje, ia mori një kushëriri dhe e përcolli vetë atë që do të
ikte andej nga Liqeni i Pogradecit. Vuante me ata që ishin ndarë me gratë e
tyre ruse mbas prishjes me Bashkimin
Sovjetik dhe i ndihmonte që të bashkoheshin me to... të arratiseshin...
Në
gjyq e akuzuan për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit dhe... për terror.
Terror po bënin ata vetë, gjyqi, shteti, partia. Gjithsesi shpëtim nuk do të
kishte... Shkak ishin dhe poezitë e tij të pa botuara, ato kundër... Dhe nuk u
pa më...
Dhe
do të përhapej lajmi gjithandej, në redaksitë e gazetave, në kafenetë ku
shkonin shkrimtarë, gazetarë, etj, se atë... kë?... atë që ngjante me
Lermontovin, poet ushtarak, që qeshte aq çíltër dhe i shkëlqenin sytë?... e
kishin pushkatuar... Ku?... Pse? Ishin grup...
...andej
nga liqeni i Pogradecit, në zona të dyshimta, u kapën në përpjekje për t’u
arratisur. I denoncuan shoferët e rrugës, i priste një major me çantë shpine,
sipas Shërbimeve Sekrete. Ja emrat e grupit, dy vëllezërit Thoma dhe Stavri
Rafaeli, dy gazetarët Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani, por dhe Robert
Vullkani, botues e përkthyes, si dhe një tjetër shok i tyre, Franko Sara e
bashkë me ta, poeti Trifon Xhagjika.
Të parin dhe të fundit i pushkatuan, të dy ushtarakë, kur në të vërtetë, ky i dyti nuk donte të arratisej, të paktën asaj herë me ata.
Këto të dhëna janë sipas Dosjes që ka hapur gazetari Mero Baze. Trifoni ishte më antikomunisti dhe pro përendimori, dhe, nëse do te vendoste të ikte, do të arratisej për në Itali, shkruan M. B.
Grupin, siç e kemi parë, e përbënin intelektualë të njohur, të letrave dhe të muzikës, ushtarakë, një pjesë e tyre kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik e në vende të tjera socialiste, kishin dhe gratë të huaja, ruse, hungareze, të rrezikshme pas prishjes së marrdhënieve me ato vende. Trifoni i kishte pajisur me mjetet që do të duheshin për arratisje.
Trifoni ndërkaq kishte botuar një libër. E lehtësonte apo e rëndonte ajo gjendjen e tij? Në dosje do të ishin poezi të tij, disidente, armiqësore, të guximshme deri në tmerr ashtu si traktet që kishin shpërndarë. Të tjerët e grupit, që i lanë gjallë, do t’u jepnin dënime të rënda dhe do të çoheshin burgjeve për t’i pushkatuar më vonë.
* * *
Kur unë vajta në burgun e Spaçit, gjeta një gjendje të rëndë në kamp, të përzishme që ndihej që në ajër, të gjithë të burgosurit më dukeshin si me një plagë plumbi, që e zinin me dorë për të mos u rrjedhur i gjithë gjaku. Ishin pushkatuar dy bashkëvuajtës, gazetarët Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, se kishin dërguar një letër në Komitetin Qendror kundër Enverit. Bashkë me ta ishte pushkatuar dhe i burgosuri tjetër Xhelal Koprenca, pro perëndimor. Bashkëvuajtësi im, Astrit Xhaferri, me të cilin u bëmë miq në Spaç, më tregonte se e kishte njohur Trifon Xhagjikën, i fliste për guximin e poesisë, edhe për gjuhën e saj, fjala duhet gjetur në vuajtjen e popullit, u thoshte.
* * *
Punoja në gazetën e parë opozitare. Kishte rënë Muri i Berlinit dhe pllakat e tij të betonta sikur na kishin zënë nën vete dhe ne po dilnim me mundim.
Ishim
ballë për ballë dy të dalë nga burgjet, unë dhe Ylli, vëllai i Trifonit, ai që
kishte thirrur në sallën e gjyqit: “Kokën lart!” dhe gjykatesit urdhëruan t’i
hidheshin hekurat dhe atij.
Poezitë
mbi tryezë. fërgëllonin dritshëm. Po përlotesha edhe unë pas Yllit... ?
E pashë Atdheun lakuriq,
(vetëm pa miq e shokë)
mundohej të këpuste
një
degë dafinë
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija të uritur,
por sa i vogël qenka!
Asnjë degë nuk e këpuste dot.
E mora për dore,
ta rrit në zemrën time...
Vëllezër,
Po e kërkuat Atdheun,
e kam unë.
Ndihmomëni të qesh.
Ndihmomëni të gëzoj!
Atdheu është lakuriq!
1963
Këto
poezi Trifoni recitoi dhe në gjyqin e tij, kur i dhanë dënimin me vdekje. Atë
vit e kishte shkruar Gjithë dhimbje dhe forcë. Atdheun që e merr për dore për
ta rritur në zemer, ndërsa atdheu po e vriste. Që po ta kërkonin atdheun e
humbur, e kishte ai. Ku? Nën dhe? Vaj dhe thirrje dhe testament të tillë nuk
kishte patur poezia e re shqipe.
U
tronditën dhe ata që e dëgjuan jashtë, të recituar në një takim poetësh në
Itali, në një kështjellë në Bari, ua dhashë unë të përkthyer.
“Atdheu
është lakuriq”, me këtë titull vendosëm të botonim librin e tij me vjersha, të
parin pas rënies së diktaturës, që e kishte bërë gati poeti Xhevahir Spahiu,
ndërsa liriku Jorgo Bllaci dhe unë, ish-të burgosur të dy, u përkujdesëm për
botimin, recensë, redaktim, etj, punonim bashkë tani në shtëpinë botuese “Naim
Frashëri”, ku nisi dhe dënimi im. Si drejtues donim t’i ishim pranë Trifonit,
të ringjallnim sado pak diçka nga martirizimi i tij heroik.
Po
ku është varri i tij? Bashkë me lulet t’i çonim dhe librin e ri. Balta s’tregon
asgjë. Veç libri, ama, vërtet kishte vezullime të mermerit... Ndiheshim të
lumtur që e botuam…
…në
mijëvjeçarin e ri dhe në shekullin e ri do të dilte e plotë “Poezia” e tij, e
pasuruar me dorëshkrime të tjera, që ia ruante i vëllai… dhe më kërkonte…
Miq!
Dëgjoni trokëllimat e kalit ?
të harbuar??
Jam unë!
Poeti
spanjoll Garsia Lorka po vinte kështu? Po dhe atë “si një Krisht mes hajdutësh
në Granada e vranë – thotë Ernesto Sabato. – Krim i urryer, simbol i kësaj
bote, e cila pas çrrënosjes së poezisë, lartësoi në vend të saj vrazhdësinë dhe
frikën”
Jo,
po guxonte të vinte i pushkatuari tjetër, Xhagjika ynë. Nuk paskan të njëjtë
vetëm fundin tragjik por edhe kalin e poezisë. Trifon Xhagjika ecën dhe
reciton.
Ja,
fundi i poemës së tij, “Këngë e verbër”, kushtuar Republikës:
Ç’të
të këndoj më? Trishtimi
po
më mbyt.
Lodhja
dorën ma përshkon.
Por
tërbimin nuk e ndal dot.
Jo!
Nuk
mundem të të fal.
Gjuha
m’u zgjidh.
Vramë
po të duash.
Në
netët e tua të gjakosura
do
të dëgjosh zërin tim:
“Të
urrej o Republikë,
lavire
e zotërve gjakprishur!”
Prill
1962
Vramë
po të duash!!! O Zot, e dinte ç’bënte! Mbas një viti do ta pushkonin…
DHE
THONË
QË
S’KA PATUR DISIDENCË?
…guxojnë
tani dhe çoroditshëm i bëjnë disidencë disidencës së dikurshme, duan ta
mohojnë, se…
E
kam ndjerë herët këtë dhe mbase jam i pari që thashë: disidencë disidencës…
“…nuk
ka patur” - duan të thonë. Po a s’ishte disidencë buçima e zërit të Trifon
Xhagjikës? Më shumë se aq, edhe kundërshti e hapur, heroizëm, kryengritje,
qoftë dhe e vetme…
Ndërkaq
ka patur qendresë dhe opozitë, jo legale, madje të mëdha, te kujtijmë
“Kryengritje të Postribës” apo shpërndarje traktesh qyteteve tê Shqipërisë,
lajmi mbytej, ka patur edhe libra kundër, të ndaluar, revoltat burgjeve, parti
të fshehta, parrulla mureve… A nuk mjaftojnë poetë e pushkatuar…?
Në
qoftë se jehona e plumbave të plutoneve nuk dëgjohen më, po poemat e Trifon
Xhagjikës a nuk mund t’i lexojnë dot? Veprat e të pushkatuarve, e
bashkëvuajtësve të tyre burgjeve dhe internimeve? Apo duke mos dashur t’i
pranojnë, strucërisht kujtojnë se kështu dhe zhbëhen… Po kêshtu, të
pushkatuarit e vërtetë duket se mbeten vetëm ata, mohuesit…
T’i
kishte një popull tjetër, një letërsi tjetër, jetët dhe poezitë si të Trifon
Xhagjikës me shokë, do të sillej ndryshe… Vargje të tyre duhet të ishin kudo,
ku është liria, në kujtesë, mureve, në shkolla, të gdhendura në gurë, në
ardhmëri
* * *
…megjithatë
në vendlindjen e Trifon Xhagjikës, në Peshtan, tashmë është një përmendore e
tij, busti, që e kanë vendosur miqtë, ata shpirtërorët, që dhe pas vdekjes,
shtohen e shtohen…






