Pal Sokoli: Gjergjëve
17.01.2010, 05:45 PM (GMT+1)
Pal SokoliGJERGJËVE
Gjergji i Kastriotëve
Këngë gjaku i Arbrit valë
Engjëll rreze drite
Atlet i një rruge të bardhë
Ndër lule Shëngjergji
Pranverave do të lulëzojë
Nga Kisha e Shën Nikollës
Varri Yt thërret shpatën në Vjenë
Të vetmin asht të mbetur
O Patër Gjergj Zadrimori
Pena jote është gjallë
Me heronj të kohës
Do të mbetet kohërave
Në këngë në skenë
Do të rrahë në zemër
Dashuri e gjak
O Patër Gjergj Fishta
Bariu ynë i bardhë
Homeri ynë i rrallë
Eshtrat e tua dorëz lahutash
Skelete poezie eshtrat e tu
Varrin ta ruajnë legjendat
Plagë e plagës së hapur në fjalë
Bajlozi dha shtatë shpirtra.
Të Tjera
Në Fokus







