Neki Lulaj: Ngjau

24.09.2017, 11:04 AM (GMT+1)

Neki Lulaj

Ngjau

Le të jem klithmë në pellgjet e pellgjeve

Ajo ngjau si çudi në shfaqjen tonë

Mbetëm notave të shtegtimit dhe pas reve

Iu dhamë ngjyrë, iu dhamë vetëm aromë

Në sy kishim një lot gazi e malli

Marrë nga puplat e shpendëve shtegtarë

Nga vetmia sa s’pëlcasin gjinkallat te mali

Çelsi ishte ndryshkur në derën e tharë

Ajo ngjau…