Hamza Halabaku: I pathyeshmi Profesor Rexhep Hoxha
I PATHYESHMI*
PROFESOR REXHEP HOXHA

Një
kushërirë imja, në vitet tetëdhjetë të she¬kullit XX, studionte Gjuhën dhe
letërsinë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës dhe bano¬nte në
banesën e familjes sonë në Ulpianë. Kushërira ishte punëtore e disiplinuar dhe
studente e zellshme. Kishte bërë provimin me shkrim në lëndën që e ligjëronte
profesor Rexhep Hoxha. Ata studentë që e kalo¬nin provimin me shkrim, fitonin
kushtin edhe për pro¬vimin me gojë. Ata që nuk e kalonin provimin me shkrim, nuk
e kishin të drejtën të hynin në provimin me gojë.
Ishte
janari i atij viti dhe kishte rënë shumë borë. Vështirë lëvizej në vendbanime
ku jetohej e le më që të udhëtohej nga Pozharani, ku, atë janar, ishte
protagonistja e këtij rrëfimi.
Baci
Zeqë, i ati i protagonistes së tregimit tim, më bëri telefonatë me lutje që të
shkoja deri në Shko¬llën e Lartë Pedagogjike për të parë a e kishte dhënë
provimin me shkrim e bija e tij dhe kur duhej të paraqitej për provimin me
gojë, nëse e kishte kaluar atë me shkrim.
I
premtova se atë punë do ta kryeja shumë shpejt dhe do t’i telefonoja menjëherë
për ta njoftuar për suksesin e bijës së tij. Shkolla e Lartë Pedago¬gjike e
Prishtinës nuk ishte shumë larg nga vendi ku e kishte selinë Pleqësia e Arsimit
e Kosovës. Atëherë isha bashkëpunëtor në Pleqësinë e Arsimit të Kosovës.
Pasi
i mora leje shefit tim, fillova të përga¬ti¬tesha për të vajtur deri në
Shkollën e Lartë Pedago¬gjike. Sa isha duke e veshur kapotën time të dimrit
ngjyrë hiri, meqë bënte shumë ftohtë, në derën e zy¬rës sonë u dëgjuan trokitje
të lehta.
Hyr,
foli shefi im, Stathi Kostari.
Çfarë
fati, thashë me vete, vetë profesor Rexhep Hoxha!
U
përshëndetëm.
-
Hë? - më pyeti, kur më pa ashtu të veshur, - ku do të ikësh në këtë acar?
Mendoja
të dal pak, shoku profesor, por tani, mbasi që Ju erdhët, paskam fat që të mos
dal nga zyra në këtë ditë dimri të egër.
-
Pse, çfarë lidhjeje ka me mua dalja jote? - vazhdoi me pyetje profesor Rexhep
Hoxha.
-
Po unë kam një kushërirë, që para disa ditësh ka pasur provimin me shkrim te
ju, shoku profesor. Ajo më ka lutur ta informoj se a e ka kryer provimin me
shkrim, apo jo. Më duhej të shkoja deri atje për të parë, a është në listën e
atyre që e kanë kryer provi¬min me shkrim, apo jo.
-
Unë nuk fal nota, djalosh, - më tha, pasi atë kohë isha vërtetë djalosh në
krahasim me moshën e profesor Rexhepit.
Asnjë
herë nuk jap nota kaluese për njerëzit e njohur dhe për ata studentë që nuk e
meritojnë.
-
Jo, profesor, nuk jam duke Ju lutur që t’i falni notë kushërirës sime, po vetëm
të di a e ka kryer apo jo provimin, në mënyrë që të mos e bëj rrugën kot deri
te Shkolla e Lartë në këtë acar.

E
falënderova shumë që më kurseu nga të ftohtit e janarit. E hoqa kapotën time
ngjyrë hiri dhe u ula në vendin tim të punës. E solla numrin e tele¬fonit dhe e
njoftova kushëririn tim se e bija e tij duhet të përgatitet më mirë për afatin
e ardhshëm të provi¬meve.
Shefi
im më luti të porosisja kafe për profe¬sorin Rexhep Hoxha.
Profesor
Rexhep Hoxha na tregoi se si njëherë e kishte lutur një shokun e vet për një
kandidat që t‘ia falte notën në një provim. Ai e kishte falur atë notë.
Më
vonë, edhe ai e kishte lutur profesor Rexhep Hoxhën që një të afërmi të tij
t’ia falte notën në lëndën “Historia e vjetër e letërsisë”, mirëpo pro¬fe¬sor
Rexhepi e kishte refuzuar kategorikisht.
-
Po unë një herë ta kam kryer një porosi tënden, - i kishte thënë profesori
tjetër.
-
Po, ma ke kryer dhe do ta kryesh, nëse unë të them, po nuk do të them kurrë më,
se ti bën këso gjëra jo të mira, ndërsa unë, Rexhep Hoxha, nuk i kam bërë, s’i
bëj dhe as që do t’i bëj ndonjëherë...
Profesor
Rexhep Hoxha ishte profesor i shkël¬qyeshëm. Ata që kanë marrë nota kaluese te
profesor Rexhepi, dinë ta shkruajnë drejt dhe pa gabime gju¬hën tonë të bukur
shqipe...
Shpeshherë
krenohem për takimet e mia me profesor Rexhepin.
*Hamza Halabaku: Rrjedhë motesh, Tregime, kujtime, ditar...
Prishtinë, . 2017, fq. 79


