Monografi, të pathënat e Luftar Pajës
17.12.2009, 05:55 PM (GMT+1)
![]() |
| Albert Zholi dhe Luftar Paja |
Përmes skenave dhe batutave të ndryshme autori sjell për lexuesin një botë të panjohur. Për këtë monografi Albert Zholi ka nisur të punojë katër vjet më parë tek mblidhte tregime të rrëfyera nga autori apo dhe miq të tij. Librin e ka ndarë në katër pjesë të rëndësishme si fëmijëria, jeta familjare, jeta shoqërore dhe si kurorë ka vënë mbi krye jetën artistike, me mbi 100 role në skenë dhe ekran. Vetë protagonisti i mbrëmjes Luftar Paja, u shprehu mirënjohjen miqve dhe dashamirësve të tij për vlerësimin që i bënë jetës dhe krijimtarisë së tij.
Gjatë kësaj ceremonie, aktori i njohur u vlerësua dhe u nderua nga Unioni i Artistëve Shqiptarë si "Nder i këtij Unioni" për kontributin e tij të shquar në interpretimin e qindra roleve në teatrin dhe filmin shqiptar. Per librin folen z Petrit Ruka, Mevlan Shanaj, Birce Hasko, etj,,,
Të Tjera
Në Fokus








