Mihal Gjergji: Koka të prera
2h më parë

KOKA
TË PRERA
Hormovë,
o skenë e tragjedive
Eskilin
zgjon nga mijëvjeçarët
Po
ç'gjak virgjin u merr fëmijëve
Në
ç'dramë e ç'akt i shfaq barbarët?
Endet
me kokë të prerë nën sqetull
Një
burrë-fantazmë, mbi pellgje gjaku
Një
thikë të ngulur mban në vetull
Shkretim
e terr ka lënë te pragu.
Një
foshnjë e grirë nga bajoneta
Me
klithma shpirti buzë një honi
As
vend për varr s'i fali jeta
Vdekjen-dhuratë
ia sjell gjitoni.
Dhe
zoti vetë u fsheh tmerruar
Mbërthyen
Krishtin prapë te kryqi
Evropa
hesht, se është verbuar
Golgota
pret të bëhet gjyqi.
Një
zemër varur te altari
Derdh
gjak shqiptar e spërkat hënën
Rënkojnë
eshtrat, s'i mban varri
Qyqet
në brinjë vajtojnë gjëmën!
P.S: Homazh viktimave te barbarisë greke në
Hormovë, më 29 Prill 1914.
Të Tjera
Në Fokus









