Lëvizja për Rikthim: “Islamofobia” – kurthi ideologjik që po e agonizon kombin shqiptar
"ISLAMOFOBIA": KURTHI IDEOLOGJIK QË PO AGONIZON KOMBIN SHQIPTAR
Pse Lëvizja për Rikthim refuzon të jetë
peng i kësaj etikete politike?

Në diskursin
sociopolitik bashkëkohor, termi "islamofobi" është shndërruar në një
konstrukt gjeopolitik të mirëmenduar për të paralizuar mekanizmat mbrojtës të
shtetit dhe të shoqërisë laike. Sipas mendimtarëve dhe sociologëve të shquar,
si Pascal Bruckner në veprën e tij "Un racisme imaginaire", ky term u
fabrikua qëllimisht nga rrjetet e Vëllazërisë Myslimane për të zëvendësuar
konceptin juridik të "blasfemisë" me atë të "racizmit",
duke synuar që çdo kritikë racionale ndaj islamit të stigmatizohet si krim urrejtjeje
brenda Europës.
Ky proces i
"kriminalizimit të mendimit" përdoret sot si një shpatë turku moderne
mbi kokën e çdo shqiptari, duke instaluar një sistem censure që synon
imunitetin total të dogmës ndaj skanerit të arsyes dhe fakteve historike. Rreziku
ekzistencial bëhet i prekshëm kur shohim se si etiketa "islamofob"
përdoret për të mbyllur gojën e intelektualëve dhe qytetarëve që guxojnë të
citojnë qoftë edhe burimet parësore të doktrinës islame, siç është rasti i
dokumentuar në Sahih al-Bukhari 5134 mbi martesën e Muhamedit si 53 vjeçar me
Ajshen në moshën gjashtëvjeçare dhe konsumimin e saj në moshën nëntëvjeçare ,
apo kur denoncohen ajetet që bëjnë thirrje për dhunë ndaj atyre që lënë fenë
islame (apostatëve) dhe dehumanizimin e jomyslimanëve.
Doktrina përmban thirrje
të qarta për asgjësimin e lirisë së ndërgjegjes, siç thuhet në hadithin e
transmetuar nga Ibn Abasi: "Kushdo që ndryshon fenë e tij, vriteni
atë" (Sahih al-Bukhari 6922), një urdhëresë që bie në ndeshje direkte me
Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atë të Shqipërisë dhe Kartën Europiane të
të Drejtave të Njeriut. Po ashtu, përdorimi i etiketës "islamofob"
synon të fshehë gjuhën dehumanizuese të teksteve doktrinare që i krahasojnë
jomyslimanët me "kafshët më të këqija" (Sureja El-Enfal 8:55), me
"gomerët e ngarkuar me libra" (Sureja El-Xhuma 62:5) dhe me
"majmunët e përbuzur" (Sureja El-Bakara 2:65). Duke cituar këto
pasazhe, kritiku nuk po shpif, por po dokumenton një ideologji segregimi që
dhunon parimin e barazisë njerëzore.
Në kontekstin shqiptar,
ky instrumentalizim i termit "islamofobi" po lehtëson një infiltrim
kapilar të Vëllazërisë Myslimane,, një organizatë që në vendet e saj të
origjinës,, si Egjipti, Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara,, konsiderohet
si strukturë subversive dhe terroriste, ndërsa në Europë dhe tek ne, duke
shfrytëzuar normat demokratike, ka depërtuar brenda institucioneve jetike të
shtetit si policia, ushtria, arsimi dhe administrata publike. Kjo strategji e
"fuqisë së butë" synon të krijojë një shtet teokratik hije, ku
besnikëria ndaj ymetit transnacional vendoset mbi betimin ndaj Kushtetutës dhe
sistemit laik shtetëror. Siç vëren studiuesi i islamit politik, Hamid Enayat,
ky lloj aktivizmi kërkon që "sovraniteti i Allahut" (siç interpretohet
nga klerikët islamikë) të zëvendësojë sovranitetin e popullit, duke asgjësuar
kështu shtetin ligjor.
Përdorimi i vazhdueshëm
i akuzës si "islamofob" ka krijuar një terror psikologjik në sferën
digjitale dhe mediatike, duke i detyruar qytetarët të vetëcensurohen edhe
përballë shkeljeve flagrante të Kodit Civil apo të drejtave të gruas dhe
fëmijëve, nga frika e linçimit publik.
Lëvizja
për Rikthim vlerëson se ky asimilim ideologjik po kërcënon të zhbëjë
trashëgiminë kombëtare shqiptare, duke kërkuar zëvendësimin e shqiptarit
qytetar europian me një subjekt të nënshtruar ndaj axhendave islamiste të
Lindjes së Mesme.
Ne e themi me plot gojë
se mbrojtja e integritetit të shtetit dhe identitetit kombëtar nga ky tjetërsim
kulturor nuk është "fobi", por detyrë sovrane e çdo shqiptari;
prandaj, dekonstruktimi i termit "islamofob" është akti i parë i
çlirimit intelektual. Një komb që frikësohet të analizojë me mendim kritik
ideologjitë që synojnë ta shpërbëjnë, është një komb që ka dorëzuar të ardhmen
e vet.
Rikthimi
te laicizmi, te shteti ligjor dhe te supremacia e Kushtetutës mbi çdo dogmë
fetare mbetet rruga e vetme për të garantuar ekzistencën dhe identitetin e
shqiptarëve si një komb i lirë europian. Mbrojtja e arsyes, e lirisë së
shprehjes dhe e rendit laik nuk përbën urrejtje apo "fobi", por një
detyrim qytetar ndaj shtetit dhe brezave që do të vijnë. Asnjë shantazh
ideologjik dhe asnjë etiketë politike nuk mund të ndalojë debatin e lirë mbi
doktrinat që bien ndesh me vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe sovranitetin
kushtetues të Republikës.
https://www.facebook.com/levizjaperrikthim



