Jusuf Zenunaj: Sot kanë ditën e Pavarësisë
16.02.2010, 09:41 PM (GMT+1)
Jusuf ZenunajSOT KANË DITËN E PAVARËSISË
Mjegulla shekullore
mbi njërin krah të Ibrit rri,
Si zog i plagosur
shqiponja fluturoi në veri.
Mbi një rrap shtatlartë
u ndal të pushojë ,
plakut në dritare
lotët ia ngacmoi.
Nxori kokën jashtë
zogut zu t'i flasë
si ta kish fëmijë
për jetën në veri.
O Zogu i zi, dritaren ta hapa
eja ta mbushi gotën e rakisë !
N'anën tjetër të lumit
sot kanë ditën e Pavarësisë.
15 shkurt 2010
Të Tjera
Në Fokus








