Jusuf Zenunaj: Gatimi i gënjeshtrës
24.01.2010, 06:54 PM (GMT+1)
GATIMI I GËNJESHTRËSShkencëtarë e UDB-ashë
në B e l i g r a d
gënjeshtrat thurin bashkë.
Brumin e përtrijnë
prej shekullit në shekull ;
për ta edhe miza
ka brejtur hekur.
Kur e do nevoja
tharmin e shpërndajnë
kudo turr e vrap,
ndër politikanë,
gjyqtarë e avokatë,
qoftë gjatë ditës
a netëve të vona
marrin për të vërtetë
Carla del Ponte
me Dick Marty,
përhapet kudo
simiti i zi.
Nga Haga
deri në Kinë
kriminelët serbë
njihen si "viktimë"
Carla me librin voluminoz
çlirimtarët nxjerr "mafiozë",
tregtarë organesh
deri në transplantim.
Dick Marty
me grupin e tij
nga Këshilli i Evropës
ka mësy për n' Burrel
ndonjë maceje t' ngordhur,
t’ i bie n' erë.
Jusuf Zenunaj, 22 janar 2010
Të Tjera
Në Fokus








