Halit Bogaj: Viti i Ri 2010
30.12.2009, 07:22 PM (GMT+1)
Halit BogajVITI I RI 2010
Po na vjen ky vit i ri
Plot hare e dashuri
Shumë gëzime ne na bjen
Viti i ri që po na vjen
2
Po na vjen ky vit i ri
Vit i dytë në Pavarësi
Tash Kosova është një shtet
Që vazhdon rrugën e vetë
3
Pra Kosova është e lirë
Me një t’ardhme më të mirë
Po na vjen ky vit i ri
Na bashkon me Shqipëri
4
Me një rrugë që është ndërtuar
Ne vërtet jemi bashkuar
Tash Kosova shkon në det
Që e priti 100 vjet
5
Nga Tirana në Prishtinë
Për dy orë me makinë
Nga Prishtina në Tiranë
Tani jemi shumë më pranë
Të Tjera
Në Fokus







