Halit Bogaj: Pse
27.12.2009, 07:23 PM (GMT+1)
Halit BogajPse
Pse më thirre me atë emër
Që e kam aq thellë në zemër
Pse më thirre me kushtrim
Në atë ditë plot mallëngjim
2
Pse nuk erdhe n’atë pranverë
Kur m’u mbush zemra me vrer
Kur e kisha një mërzi
Thellë në shpirt më kishte hy
3
Pse nuk erdhe në atdhe
Kur të pritnim të gjithë ne
Pse u bëre kurreshtar
Për enigmën e paparë
4
Pse të lutem kah po shkon
Veç të zeza po tregon
Pse kalanë që e ndërtuam
Vetvetiu po e rrënon
5
Çka u bë me krenarinë
Që e kishe në Prishtinë
Dhe do fjalë që i ke dhënë
Amanet i kishe lënë
Të Tjera
Në Fokus







