Gjon Keka: Këto janë figurat themeltare që kemi gjuhë, komb e shtet dhe i takojmë familjes europiane

2h më parë

Këto janë figurat themeltare që kemi gjuhë, komb e shtet dhe i takojmë familjes europiane

Nga Gjon Keka

Pa këto figura themeltare të kombit tonë nuk di nëse do të kishte gjuhë, komb e shtet e as nuk do t'i takonim familjes europiane, edhe nëse do të kishte ai nuk do t'i ngjante rrënjëve do të ishte i shartuar. Prandaj arsyeja që ne sot kemi gjuhën arbërore , flamurin kombëtar me shqiponjë, identitet kombëtar, komb e shtet janë këto personalitete mbikohore dhe shumë të tjerë që nuk janë cekur këtu, por i mora vetëm gjashtë shtyllat bazë apo hallkat kryesore si më poshtë:

Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) - i solli lirinë zemrave arbërore që ishin të robëruar me ideologjinë dhe sistemin e taksave e persekutimeve tjera që kishte mbjellë sulltani dhe perandoria e tij, e shpalosi flamurin e identitetit tonë kombëtar e europian që na tregojë së rrënjët e kombit tonë janë të thellë dhe të bekuara me shumë personalitet mbikohore vazhdonë hallkën edhe tek ai e që kanë dhënë fryte jo vetëm kombëtare ,por edhe, europiane, ndërkombëtare apo botërore, e ringriti shtetin e Arbërit dhe e bëri mburojë të lirisë, pavarësisë, dhe civilizimit të përbashkët të Europës.

I vendosi themelet e unitetin në Besë dhe në frymën e lirisë dhe vëllazërisë së gjakut iliro-arbëror, pra të kuvendit të Lezhës.

Pal Engjëlli - i shërbej udhëheqësit më të bekuar të kombit tonë Gjergj Kastriotit në punët e jashtme dhe i dha këshilla në shërbim të ndërtimit të urave diplomatike e ushtarake më popuj tjerë dhe forcëimit të shtetit të Arbërit. Në ivitin 1462 e iliro-arbërorizojë formulën e pagëzimit me fjalët e bukura arbërore:"unë të pagëzoj në emër Atit e të Birit dhe të Frymës së Shenjtë."

Gjon Buzuku - e solli në dritë „Mesharin" e tij në vitin 1555 dhe tregoi se gjuha arbërore është e gjallë dhe i shërben frymës së Jezus Krishtit dhe Ungjillizimit arbëror.

Pjetër Bogdani - e solli në dritë „Çetën e Profetëve" që i shpartallojë paragjykimet e gadhullit ballkanik duke dëshmuar se gjuha iliro-arbërore është gjuha e përbashkët edhe e dardanëve dhe se kjo çetë profetësh e shkruar në gjuhën e nënës(mëmdhenut)tregon për mbajtjen gjallë të gjuhës arbërore edhe në ditët e Pjetër Bogdanit në ato troje iliro- arbërore deri në ditët tona.

Gjergj Fishta - e solli në dritë „Lahutën e Malcisë" e risolli në skenë Homerin e antikitetit dhe me këtë tregoi se në po këtë gjuhë i është kënduar vendit ,heronjëve e simbolikave të shenjta me tingujt e Lahutës.

Dr.Ibrhim Rugova - më rikthimin e simboleve dardane në flamurin që ai e shpalosi tregoi se ishte vizionar, i urtë ,dhe pasardhës i denjë i Konstantinit të Madh, Gjergj Kastriotit,Pjetër Bogdanit dhe Idriz Seferit. Ai me durim dhe duke krijuar ura arriti t'ia kthej botës shikimin kah Koosva që po vuante dhe kështu arriti dhe kërkoj me ngulmë ndërhyrjen e NATO dhe vendosjen e saj në Kosovë, miqësi të ngushtë mne ShBA dhe vendet mike europiane si dhe liri, pavarësi dhe demokraci.