Gani Pllana: Profesor Emeritus Skender H. Skenderi – personalitet rrezatues, atdhetar dhe figurë emblematike

1h më parë

PROFESOR EMERITUS SKENDER H. SKENDERI - PERSONALITET RREZATUES, ATDHETAR, DHE FIGURË EMBLEMATIKE E ARSIMIT DHE SHKENCËS NË KOSOVË

Nga Gani S. Pllana

Prof. Emritus Skender H. Skenderi, lindi më 6 maj të vitit 1934 në fshatin  Kodër (ish Zasellë) afër Mitrovicës. Rrjedh nga një familje bujare, atdhetare e arsimdashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, përkatësisht në Tunelin e Parë, ku pati mësues bashkëvendësit e tij, Nezir Halim Miftarin dhe Sejdi Sulejmanin. Edhe i ati i tij, Hamit Zasella, ka qenë mësues, sado që ai pikëpamjet e tij pedagogjike nuk i ka zhvilluar brenda mureve të klasës, pra të shkollës, por ka qenë mësues i popullit, pra edhe për fëmijët e tij në një mënyrë tjetër.

Aleksandri i Madh ka pasur baba Filipin, ndërsa Aristotelin mësues. Duke folur për njërin (babain) e tjetrin (mësuesin), duke e çmuar më shumë mësuesin sesa babanë, ishte shprehur në këtë mënyrë: “Mbreti Filip, duke më dhënë jetën, më zbriti nga qielli në tokë, ndërsa Aristoteli, me mësimet që m’i jep, më bën të ngjitem nga toka në qiell!”. gjatë gjithë jetës së tij e ka çmuar babanë e tij jo vetëm si prind, por edhe si mësues!

Prof. Emritus Skender H. Skenderi, ka kryer Gjimnazin Real Shqiptar në Mitrovicë, në vitin shkollor 1954/55. I takon brezit të parë të maturantëve të këtij Gjimnazi. Ishte brezi i parë dhe më i sukseshshmi në historinë e këtij institucioni edukativo-arsimor sepse shumica prej tyre mbaruan studimet, e disa syrësh edhe morën grada shkencore, si: Ejup Hamiti, Skender H. Skenderi, Ibrahim Gashi, Murat Bejta, Muhamet Kërveshi, Servete Rudi e të tjerë.

Në vitin shkollor 1958/59 punoi mësimdhënës në shkollën fillore në Stanterg. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, në fillim të shtatorit të vitit 1960, u punësua mësimdhënës në Gjimnazin e Mitrovicës (në kuadër të tij kanë qenë edhe paralelet e Shkollës Normale), ku ka punuar deri në vitin 1969. Ka qenë mësimdhënës i lëndës së fizikës e kimisë (herë pas here edhe i matematikës).

Në mungesë të kuadrit arsimor adekuat, përveç në Gjimnaz e në Shkollën Normale në Mitrovicë, ka punuar edhe në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” (ish “Boris Kidriç”) në Mitrovicë, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë, në Gjimnazin e Skënderajt dhe në Gjimnazin e Vushtrrisë.

Prof. Emeritus Skender H. Skenderi, studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Beogradit–Dega e Fizikës dhe Kimisë, shkallën e parë të studimeve.

Në vitin 1964 vazhdoi shkallën e dytë të studimeve në Fakultetin Filozofik (tani Fakulteti e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës), drejtimi Fizikë, ku diplomoi në vtin 1969, me temën e diplomës: "Spektrat molekulare dhe efekti i Komptonit".

Pas përfundimit të studimeve katërvjeçare, në vitin 1969 zgjedhet ligjërues në Shkollën e Lartë Teknike në Mitroivicë, për lëndën e Fizikës, e në të njëjtin vit zgjedhet asistent në Fakultetion Teknik në Prishtinë. Në vitin 1973 zgjedhet ligjërues në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Gjatë tri viteve të para si ligjërues i Fizikës, ka ligjëruar edhe në drejtimin e ndërtimtarisë, teknologjisë dhe të xehetarisë.

Në vitin 1974 magjistroi në Fakulteti e Shkencave të Natyrës në Universitetit të Zagrebit, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull: “Përmirësime në përbërjen e pastës së baterive të plumbit për përmirësimin maksimal të tensionit të kapacitetit të fillimit në të ftohtë”.

Në vitin 1989 e mbrojti punimin e doktoraturës, në Universitetin e Prishtinës, me titull: “Mundësia e zbatimit të laserit në hulumtimin e ndotjes së atmosferës”.

Gjatë viteve 1974-1990 ka ligjëruar lëndët “Fizika I” dhe “Fizika II” në Fakultetin Teknik të Prishtinës – Seksioni i Elektroteknikës dhe i Ndërtimtarisë. Gjatë kësaj kohe ka ligjëruar edhe në SHLT në Mitrovicë dhe në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Mitrovicë, në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan, ku ka mbajtur “Metodikën e Fizikës”, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, ku, përveç “Metodikës së Fizikës”, ka ligjëruar edhe “Fizikën Statike me Termodinamikë”, në kohën e integrimit të mësimit, në Universitetin e Prishtinës.

Prof. Emeritus Skender H. Skenderi: Në Kuvendin e “Dy Korrikut 1990”, në Prishtinë

Profesor Emeritus Skender H. Skenderi prej 04.12.1989 deri më 8 korrik 1996 ka qenë delegat në Kuvendin e KSA të Kosovës në Prishtinë, dhe në Slloveni (nënkryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kryetar i Fondit ”Ta ndihmojmë Shkollën Shqipe”; Kryetar i Komisionit Qendror të Fondit të Republikës së Kosovës për Slloveni. Nga 08.06.1990 deri më 1996 ishte në shërbim të Kuvendit të “Dy Korrikut”: nënkryetar i parë i Kuvendit; anëtar i grupit të tre “ambasadorëve” të parë të Republikës së Kosovës që vizituan 16 (gjshtëmbëdhjetë) Qeveri të shteteve europiane dhe SHBA, me qëllim informimi për situatën dhe rrezikun që i kanosej Kosovës nga Serbia. Deklarata Kushtetuese e “2 Korrikut 1990” për Kosovën u shkrua në shtëpinë e prof. Emeritus Skender H. Skenderit.

Kur Serbia suprimoi autonominë e Kosovës, më 23 mars 1989, ishte e bindur se më në fund arriti të shuaj vullnetin dhe përpjekjen e shqiptarëve për të avancuar pozitën e Kosovës, përkatësisht për të krijuar shtetin e tyre. Udhëheqja shoviniste e Serbisë me në krye famëkeqin, kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq ishte e bindur se legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës e zgjedhur në dhjetor të vitit 1989, do të përligj suprimimin e Autonomisë së Kosovës dhe do të shuaj shpresat e shqiptarëve për shtetin e tyre apo bashkim me Shqipërinë.

Por, fatmirësisht, kryekrimineli Millosheviq u zhgënjye sepse anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës, nuk iu nënshtruan, por vazhduan rrugën e të parëve të tyre për të forcuar autonominë e Kosovës deri në shkëputje nga Serbia. Anëtar i Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë ishte zgjedhur edhe intelektuali dhe shkencëtari nga Kodra (ish Zasella), prof. Emeritus Skender H. Skenderi. Prof. Emeritus Skenderi bashkë me shqiptarët tjerë të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, trasuan rrugën për ndarje nga Serbia dhe kështu më 2 korrik 1990 aprovuan Deklaratën Kushtetuese për Republikën e Kosovës”, në Prishtinë.

Në këtë kohë dramatike për Kosovën, profesor Emeritus Skenderi tregoi përkushtimin e tij për Kosovën e çliruar nga Serbia dhe me urtësinë dhe mençurinë që atë e karakterizojnë, frymëzoi delegatët tjerë të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës të zgjedhur në dhjetor të vitit 1989 që të tregojnë kurajë dhe guxim, për  të mbështetur vullnetin e popullit dhe të qytetarëve të Kosovës,  duke filluar prej minatorëve deri tek Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës që kërkonin të drejtat dhe lirinë që u takonte.

Në vitin 1996, Prof. Emeritus Skender H. Skenderi u kthye nga Sllovenia sërish në Kosovë, pas largimit të dhunshëm nga vendlindja për shkak të përndjekjes nga okupatori serb, për veprimtarinë e tij patriotike në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe të Kosovës.. Ai vazhdoi veprimtarinë e tij pedagogjike në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëronte lëndët “Fizika I” dhe “Fizika II”. Ka punuar edhe në kolegjin UBT, si Profesor Emeritus, ku ka ligjëruar lëndët: “Fizika”, “Bazat e Elektroteknikës”, “Matjet dhe Nanomaterialet”, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe në Departamentin e Mekatronikës. Ishte  dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Elektrike në kolegjin UBT. Në kolegj ka botuar katër dispensa për lëndët që i ligjëronte, dhe “Sistemin Ndërkombëtar të njësive–SI”, 2013.

Autor e koautor i shumë teksteve shkollore për shkolla fillore, të mesme dhe universitare

Prof. Emeritus Skender H. Skenderi është autor e koautor i shumë teksteve shkollore për shkolla fillore, të mesme dhe universitare, si edhe i një sërë tekstesh në kohën e duhur dhe shumë të nevojshme nga lëmia e Informatikës; ka shkruar dhe ka botuar 123 libra nga Fizika dhe Informatika.

Gjuhë të huaja: serbokroatisht, rusisht dhe frëngjisht.

Mirënjohje dhe dekorata

Administratori Ndërkombëtar i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Mishael Daxner më 15.01.2002 e ngriti në titullin më të lartë Profesor Emeritus Dr. Skender H. Skenderin, nxënësin e së shkollës së Kodrës (ish Zasellës), dhe i Gjeneratës së parë të gjimnazit të parë Shqiptar të Mitrovicës.

Prof. Emeritus Skender H. Skenderi ka marrë mirënjohje nga Fakulteti i Elektroteknikës, nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, nga Gjimnazi i Mitroivës, nga Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë dhe nga shkolla e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.

Prof. Emeritus Skender H. Skenderi është bartës i dekoratës që e ndanë Presidenti i Kosovës, “Medalja e Artë e Pavarësisë”, të cilën, deri më tash, e mbajnë vetëm Delegatët e Kuvendit të “Dy Korrikut 1990”.


Mdalja e Artë e Pavarësisë për prof. Emeritus Skender H. Skenderin


Prof. Emeritus dr. Skender H. Skenderi me familje

Veprimtaria pedagogjike e Prof. Emeritus dr. Skender Skenderit

Redaktor profesional për këto tekste shkollore:

Me kërkesën e Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore në Prishtinë, prof. Emeritus Skender H. Skenderi

ka qenë redaktor profesional i këtyre teksteve shkollore:

1.     M. Ndrita dhe Gëzim Shehu: “Ushtrime dhe problema të fizikës“;

2.    S. V. Milojeviq: “Detyra nga fizika dhe zgjidhjet e tyre“ për kl. e I-rë dhe kl. e II-të gjimnaz;

3.    G. Dimiq etj.: “Fizika“ për kl. e I-rë gjimnaz;

4.    G. Dimiq etj.: “Ushtrime laboratorike“ për kl. e I-rë dhe kl. e II-të gjimnaz;

5.    G. Dimiq etj.: “Fizika“, për kl. e II-të gjimnaz;

6.    S. V. Milojeviq.: “Detyra nga fizika dhe zgjidhjet e tyre“ për kl. e III-rë dhe kl. e IV-të gjimnaz;

7.    Grup autorësh: “Fizika“për shkollën e mesme të mjekësisë.

Përkthyes nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe, për këto tekste shkollore:

Me kërkesën e Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore në Prishtinë, ka përkthyer nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe, këto tekste shkollore:

1.     S. V. Milojeviq: “Detyra nga fizika dhe zgjidhjet e tyre”, për klasën e I-rë dhe kl. e II-të gjimnaz, Prishtinë;

2.    G. Dimiq etj.: Fizika” për kl. e I-rë gjimnaz”, Prishtinë;

3.    G. Dimiq etj.: “Fizika” për kl. e II-të gjimnaz”, Prishtinë..

Recensues për botimin e këtyre teksteve shkollore:

Me kërkesën e Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore në Prishtinë ka  shkruar recensionet për botimin e këtyre teksteve shkollore:

1.     S. E. Frish – A. V. Timorjeva: “Kurs i fizikës së përgjithshme“, Vëllimi I, Prishtinë;

2.    S. E. Frish – A. V. Timorjeva: “Kurs i fizikës së përgjithshme“, Vëllimi II, Prishtinë;

3.    S. E. Frish – A. V. Timorjeva: “Kurs i fizikës së përgjithshme“, Vëllimi III, Prishtinë;

4.    G. Dimiq etj.: “Fizika”, për klasën e VII-të fillore, Prishtinë;

5.    G. Dimiq etj.: “Ushtrime numerike nga fizika“, për kl. e VII-të fillore, Prishtinë;

6.    G. Dimiq etj.: “Ushtrime laboratorike nga fizika“, për kl. e VII-të fillore, Prishtinë;

7.    G. Dimiq etj.: “Fizika”, për klasën e VIII-të fillore, Prishtinë;

8.    G. Dimiq etj.: “Ushtrime numerike nga fizika” për kl. e VIII-të fillore, Prishtinë;

9.    G. Dimiq etj.: “Ushtrime laboratorike nga fizika”, për kl.  e VIII-të fillore, Prishtinë.

Recenzent për tri libra nga Informatika të autorit Prof. Dr. Besnik S. Skenderi.

Krijimtaria botuese-profesionale

Prof. Emeritus dr. Skender H. Skenderi është  autor dhe koautor i shumë teksteve shumica të fituara në konkurse.

Tekste universitare:

1.     Skenderi, H. S.: “Sistemi ndërkombëtar i njësive fizike” , Prishtinë,1980, 1982;

2.    Skenderi, H. S.: ”Përmbledhje detyrash nga fizika për studentë e ndërtimtarisë”, Prishtinë;

3.    Skenderi, H. S.: ”Përmbledhje detyrash nga fizika“, Prishtinë, 1995;

4.    Skenderi, H. S.; Veseli, A.: “Fizika për studentët e ndërtimtarisë”, Prishtinë, 1986;

5.    Skenderi, H. S.; Gashi, R.: “Detyra nga fizika me zgjidhje”, Prishtinë, 1981;

6.    Skenderi, H. S.;  Maliqi, R.: “Ushtrime laboratorike nga fizika”, Prishtinë, 1989;

7.    Veseli, A.; Skenderi, H. S. etj.: “Përmbledhje detyrash nga fizika atomike dhe molekulare”, Prishtinë, 1989;

8.    Skenderi, H. S.; Veseli, A.: “Kurs i fizikës së përgjithshme”, Prishtinë, 1996.;

9.    Skenderi, H. S.; Maliqi, R. etj.: “Ushtrime laboratorike nga fizika”, Prishtinë, 1997;

10.Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: etj.: “Fletore pune laboratorike nga fizika”, Prishtinë, 1998.;

11.  Skenderi, H. S.; Veseli, A.: “Kurs i fizikës së përgjithshme”, Prishtinë, 1996;

12. Skenderi, H. S.; Maliqi, R. etj.: “Ushtrime laboratorike nga fizika”, Prishtinë, 1997;

13. Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: “Ushtrime laboratorike nga fizika”, tekst universitar, Prishtinë, 2000;

14. Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: “Detyra të zgjidhura nga fizika”, tekst universitar, Prishtinë, 2000.

15. Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: “Fizika për studentët e fakulteteve teknike”, tekst universitar, Prishtinë, 2000;

16. Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: etj.: “Fletore pune laboratorike nga fizika”, Prishtinë, 1998;

17. Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: etj.: “Ushtrime laboratorike dhe Interaktive nga fizika”, Prishtinë, 2001;

18.Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: etj.: “Fizika për studentët e fakulteteve teknike”, Prishtinë, 2001;

19. Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: etj.: “Detyra nga fizika”, Prishtinë, 2001;

20.                   Skenderi, H. S.: “Fizika Interaktive”, Prishtinë, 2002;

21. Skenderi, H. S.; Maliqi, R. etj.: “Detyra të zgjidhura nga fizika për studentët e fakulteteve teknike”, Prishtinë, 2003;

22.                    Skenderi, H. S.: “Sistemi Ndërkombëtar i njësive – SI”, Prishtinë, 2005;

23.                    Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: etj.: “Fizika për studentët e fakulteteve teknike”, tekst sipas programit të ri universitar, Prishtinë, 2005;

24.                    Skenderi, H. S.; Maliqi, R.: “Fizika për studentët e fakulteteve teknike”, tekst sipas programit më të ri, për shkollim bachelor trevjeçar, Prishtinë, 2007;

25.                    S. H. Skenderi: “Sistemi Ndërkombëtar i njësive – SI”, (botim i zgjeruar), Prishtinë, 2008;

26.                    S. H. Skenderi: “Sistemi Ndërkombëtar i njësive – SI dhe rregullat e shkrimit të tekstit teknik e shkencor”, Prishtinë, 2010.

Tekste për shkolla të mesme:

1.     Skenderi, H. S. etj.: “Fizika” për kl. e I-rë të shkollës së mesme, Mësimi i Orientuar, Prishtinë, 1977;

2.    Skenderi, H. S. etj.: “Ushtrime nga fizika” për kl. e I-rë të shkollës së mesme, Mësimi i Orientuar, Prishtinë, 1980 (ribotim 1983, 1985);

3.    Skenderi, H. S.: “Sistemi ndërkombëtar i njësive - SI”, Prishtinë, 1980;

4.    Istrefi, L.; Skenderi, H. S.: “Ushtrime nga fizika” për kl. e III-të, për Arsimin dhe Edukimin e mesëm, Prishtinë, 1983 (ribotim1997);

5.    Skenderi, H. S; Istrefi, L.: “Fizika” për kl. e III-të, për Arsimin i Mesëm të Orientuar Matematiko-Natyror e Hidroteknikë”, Prishtinë, 1984 (ribotim 1988);

6.    Gashi, R.;  Skenderi, H. S. etj.: “Teknika e eksperimentale:”Fizikë” për kl. e III-të, për Arsimin i Mesëm të Orientuar, Prishtinë, 1985;

7.    Gashi, R.;  Skenderi, H. S.  etj.: “Fizika” për kl. e I-rë, për Arsimin e mesëm të Orientuar, Prishtinë, 1986;

8.    Veseli, A.; Skenderi, H. S. etj.: “Fizika e aplikuar” për kl. e IV-të, për Arsimin e mesëm të Orientuar, Prishtinë, 1987;

9.    Skenderi, H. S. etj. Ushtrime nga fizika” për kl. e I-rë, drejtimi Matematiko-Natyror e Hidroteknikë, Prishtinë, 1988 (ribotim 1990);

10.Skenderi, H. S.; Veseli, A. etj.: “Fizika” për kl. e I-rë gjimnaz Matematiko-Natyror, Prishtinë, 1988 (ribotim 1990;

11.  Veseli. A.; S. H. Skenderi,H. S.etj.: “Fizika” për kl. I-rë Shëndetësi etj., Prishtinë, 1988;

12. Gashi, R.; Skenderi, H. S. etj.: “Fizika” për kl. e I-rë, për Arsimin e mesëm të Orientuar, Prishtinë, 1988;

13. Skenderi, H. S. etj.: “Fizika” për kl. e I-rë, drejtimi Matematiko-Natyror e Hidrotekmikë, Prishtinë, 1988;

14. Skenderi, H. S.; Istrefi, L.: “Ushtrime nga fizika” për kl. e III-të, drejtimi  Matematiko-Natyror e Hidrotknikë, Prishtinë, 1988 (ribotim 1998);

15. Istrefi, L.; Skenderi, H. S.: “Fizika” për kl. e III-të, për Arsimin dhe Edukim të mesëm, Prishtinë, 1989 (ribotim 2000);

16. R. Gashi, A. Veseli, S. H. Skenderi, R. Bekteshi: “Fizika” për kl. e I-rë gjimnaz. Prishtinë, 1990 (ribotim 2000);

17. Skenderi, H. S.: “Përmbledhje detyrash nga fizika me zgjidhje për shkolla të mesme”, Prishtinë, 1997;

18.Veseli, A.; S. H. Skenderi, H. S.: “Fizika” për kl. e IV-të, të Arsimit dhe Edukimit të mesëm, drejtimi Matematiko-Natyror, Prishtinë, 1990;

19. Veseli, A.; Skenderi, H. S. etj.: ”Fizika” për kl. e IV-të gjimnaz, Prishtinë, 1997;

20.                   Skenderi, H. S.; Istrefi, L.: “Ushtrime nga fizika” për kl. e III-të drejtimi Matematiko-Natyror e Hidroteknikë, Prishtinë, 1988;

21. Veseli; A.; Bejtullahu, R.; Skenderi, H. S.: Fizika” për kl. e III-të  gjimnaz, drejtimi gjuhësor, Prishtinë, 1999;

22.                    S. H. Skenderi: “Fizika” për klasën e parë gjimnaz, Republika e Maqedonisë, Shkup (fituar në konkurs, në gjuhën maqedonase, pastaj përkthyer në gjuhën shqipe) 2001;

23.                    S. H. Skenderi: “Ushtrime nga Fizika” për kl. e I-rë gjimnaz, Republika e Maqedonisë, Shkup (fituar në konkurs, në gjuhen maqedonase, pastaj përkthyer në shqip) 2001;

24.                    S. H. Skenderi: “Fizika” për kl. e II-të gjimnaz, Republika e Maqedonisë, Shkup (kurr nuk ka përfunduar konkursi), 2002;

25.                    S. H. Skenderi: “Ushtrime nga Fizika” për kl. e II-të gjimnaz, Republika e Maqedonisë, Shkup (kurr nuk ka përfunduar konkursi), 2002;.

26.                    Skenderi, H. S.; Pllana, S. G.: “Përmbledhje detyrash nga FIZIKA me zgjidhje dhe programe në C++”, për kl. e X-të gjimna, Prishtinë, 2016;

27.                    Skenderi, H. S.; Pllana, S. G.:  “Përmbledhje detyrash nga FIZIKA me zgjidhje dhe programe në C++”, për kl. e XI-të gjimna, Prishtinë, 2018;

28.                   Skenderi, H. S.; Pllana, S. G.:  “Përmbledhje detyrash nga FIZIKA me zgjidhje dhe programe në C++”, për kl. e XII-të gjimna, Prishtinë, 2018.

Tekste për shkolla fillore:

1.     Skenderi, H. S., etj.: “Fizika” për kl. e VI-të fillore, Prishtinë, 1978 (ribotim: 1979, 1980, 1982, 1983) (72 500 copë);

2.    Skenderi, H. S., etj.: “Fizika” për kl. e VII-të fillore, Prishtinë, 1979 (ribotim: 1982, 1983, 1986, 1987, 1989, 1990);

3.    Skenderi, H. S.; B. H. Skenderi, S. B.: “Ushtrime nga fizika” për kl. e VI-të fillore, Prishtinë, 1980 (ribotim 1985);

4.    Skenderi, H. S., etj.: “Fizika” për kl. e VIII-të fillore, Prishtinë, 1980 (ribotim: 1982, 1986);

5.    Skenderi, H. S.; Veseli, A.: “Fizika” për kl. e VI-të fillore, Prishtinë, 1987 (ribotim: 1988, 1989, 1996, 1997);

6.    Skenderi, H. S.; Gashi, R.: “Fizika” për kl. e VII-të fillore, Prishtinë, 1995 (ribotim: 1996, 1997).

Tekste nga Informatika:

1.     Skenderi, H. S.: “Sistemi operativ i diskut MS DOS 5.0”, Lubjanë, 1993 (ribotim 1994);

2.    Skenderi, H. S.: “Windows 3.1”, Lubjanë, 1994;

3.    Skenderi, H. S.:Windows 95”, Lubjanë, 1995 (ribotim: 1996, 1997;

4.    Skenderi, H. S.: “Kompjuteri, Windows 95, DOS dhe WORD 7.0”, Lubjanë, 1997;

5.    Skenderi, H. S.: Kompjuteri, DOS, Windows 95, WORD 97, Excel 97”, Lubjanë,, 1997;

6.    Skenderi, H. S.: “Informatika: MS WORD 97”, Lubjanë, 1997;

7.    Skenderi, H. S.: “MS WORD 97 & INTERNETI, Lubjanë, 1998;

8.    Skenderi, H. S.: “MS WINDOWS 98”, Lubjanë, 1998;

9.    Skenderi, H. S.: KOMPJUTERI & MS WINDOWS 98”, Prishtinë, 1999;

10.Skenderi, H. S.: “MS WORD 97 & MS EXCEL 97”, Prishtinë, 1999;

11.  Skenderi, H. S.:Info. 1: MS WINDOWS 98”, Prishtinë, 1999;

12. Skenderi, H. S.: Info. 2: MS WORD 98 & MS EXCEL 98”, Prishtinë, 1999;

13. Skenderi, H. S.: “MS WORD 2000”, Prishtinë, 2000;

14. Skenderi, H. S.:MS EXCEL 2000”, Prishtinë, 2000;

15. Skenderi, H. S.: “MS WINDOWS 98”, Prishtinë, 2000;

16. Skenderi, H. S.: “MICROSOFT WINDOWS 2000 Profesional”, Prishtinë, 2000;

17. Skenderi, H. S.:MS WINDOWS ME”, Prishtinë, 2001;

18.Skenderi, H. S.: “MS Windows 98 Milenium”, Prishtinë, 2001;

19. Skenderi, H. S.: “MS Windows 98”, botim i dytë, Prishtinë, 2001;

20.                   Skenderi, H. S.: “MS Word 2000”, Prishtinë, 2001;

21. Skenderi, H. S.: “MS Excel 2000”, Prishtinë, 2001;

22.                    Skenderi, H. S.: “Hyrje në Internet”, Prishtinë, 2001;

23.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Hyrje në Internet”, Prishtinë, 2001;

24.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Interneti”, Prishtinë, 2002;

25.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Access XP”, Prishtinë, 2002;

26.                    S. H. Skenderi: “Corel Draw 10”, Prishtinë, 2003;

27.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS FrontPage XP”, Prishtinë, 2003;

28.                   Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS PowerPoint XP”, Prishtinë, 2003;

29.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Word XP”, Prishtinë, 2003;

30.                   Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Excel XP”, Prishtinë, 2003;

31. Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “ECDL – versioni shqip me 7 module (me CD)”: Prishtinë, 2003;

32.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Windows XP”, Prishtinë, 2003;

33.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Office Word”, Prishtinë, 2003;

34.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Office Excel”, Prishtinë, 2003;

35.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Office PowerPoint”, Prishtinë, 2003;

36.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Eksploruesi i Internetit i Microsoft-it”, Prishtinë, 2003;

37.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Microsoft Outlook: E – posta” , Prishtinë, 2003;

38.                   Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Windows XP”, Prishtinë, 2004;

39.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Office Project 2003”, Prishtinë, 2005;

40.                   Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Office 2007” – i mbështetur dhe i sponzoruar nga Microsoft-i në shkurt të vitit 2007. Përmban tri programet më të përdorura, Prishtinë, 2007;

41. Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Microsoft Office Word”, Prishtinë, 2007;

42.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Microsoft Office Excel”, Prishtinë, 2007;

43.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “Microsoft Office PowerPoint”, Prishtinë, 2007;

44.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Office Groove”, Prishtinë, 2008;

45.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Vista”, Prishtinë, 2009;

46.                    Skenderi, H. S.; Skenderi, S. B.: “MS Windows 7”, botim i BSS, Prishtinë, 2010;

47.                    Skenderi, H. S.: “Sistemi Ndërkombëtar i Njësive – SI”, botim i UBT-ës, Prishtinë, 2012;

48.                   Skenderi, H. S.: “Bazat e Fizikës”, për studentët e Mekatronikës, UBT, Prishtinë, 2011;

49.                    Skenderi, H. S.: “Përmbledhje e detyrave për lëndën: Bazat e Fizikës”, për studentët e Mekatronikës UBT, Prishtinë, 2011;

50.                    Skenderi, H. S.:  “Bazat e Elektroteknikës dhe elektronikës”, UBT, Prishtinë, 2012;

51. Skenderi, H. S.: “Përmbledhje e detyrave të zgjedhura nga Elektroteknika me Elektronikë”, UBT, Prishtinë, 2012;

52.                    Skenderi, H. S.:  “Materialet”, UBT, Prishtinë, 2012;

53.                    Skenderi, H. S.: “Matja dhe sigurimi i cilësisë”, UBT, Prishtinë, 2013;

54.                    Skenderi, H. S.: “Fizika për studentët e Departamentit të Ndërtimtarisë dhe Konstruksioneve”, UBT, Prishtinë, 2014.

Dispensa në dorëshkrim:

1.     Skenderi, H. S.: “Ndriçimi elektrik halogjen”, Prishtinë, 1992;

2.    Skenderi, H. S.: “Mekanika qiellore”, dorëshkrim kryer, nuk është botuar në mungesë  të mjeteve pasi teksti duhet të jetë në ngjyra, Prishtinë, 2006.

Publikime të ndryshme:

1.     Skenderi, H. S.: “Polozhaj in mozhnosti Kosova, Ustavna Deklaracija, Ustav Republike Kosova”, Nauçni çasopis Universiteta Teorija in Praksa (726-738 i 759-763), Ljubljana 1993.

2.    Skenderi, H. S.: “Një organ gjithëshqiptar - domosdoshmëri e kohës, Alternativa, 1994.

3.    Skenderi, H. S.: Laserët dhe zbatimi i tyre në shkencë e teknikë” (dispensë), Prishtinë, 1995.

4.    Skenderi, H. S.: “Sistemi Ndërkombëtar i Njësive – SI dhe formula nga fizika” (dispensë), Prishtinë, 1995.

Punimet shkencore:

1.     Skenderi, H. S. (Punimi i diplomës): "Spektrat molekulare dhe efekti i Komptonit", Prishtinë, 1969.

2.    Skenderi, H. S.  (Punimi i magjistraturës): “Poboljshanja sastava pasti olovnih akumulatora za maksimalno pobolshavanje napona startnog kapaciteta na hladno”, Prishtinë, 1974.

3.    Skenderi, H. S. (Punimi i doktoranturës): “Moguçnosti primene lasera u istrazhivanju zagadjenosti atmosfere-Mundësia e zbatimit të laserit në hulkumtimin e ndotjes së atmosferës”, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Prishtinë, 1989.

4.    Jovicevic, S.; Skenderi, H. S.;  and Konjevic, N.: “Spectrophone Measurments of air Pollutants Absorption Coeficients at CO2 Laser Ëavelenths II, Spectroscopy Latters 14(6) 415-422, 1981.

5.    Jashari, G.; Skenderi, H. S.; Veseli, A.: “Shqyrtimi i kontinuitetit të atomit të hidrogjenit”, Bilteni nr. 2 SHLP Gjilan, 1986.

6.    Maliqi, R.; Skenderi, H. S.: “Efekti i Nernstit dhe i Zebekut në kristalet e gjysmëpërçuesëve”, Bilteni nr. 2 SHLP Gjilan, 1987.

7.    Skenderi, H. S.; Veseli, A.; Maliqi, R.: “Përcaktimi i masës atomike, masës molekulare relative, masës molekulare dhe masës molare të lëndëve të ndryshme nga masa atomike relative”, Bilteni nr. 2 SHLP Gjilan, 1988.

8.    Skenderi, H. S.: “Standardet dhe cilësia e shkrimit të dokumentit shkencor”, f. 193 – 216, botuar në Editorin e Institutit i Integrimit të Kulturës Shqiptare “Një Komb, Një Shkollë, një Kulturë, përgatitur nga Dr. Ibrahim Gashi, Tiranë, 2011.

9.    Avdiaj, S.; Skenderi, H. S.; Syla, N.; Aliaj, F.: “Applications of Getter Pumps to Maintain Vacuum in Sealed Microelectromechanical Systems”. Punimi në Sesionin Shkencor që u mbajte në UBT, Prishtinë, 2012.

10.Skenderi, H. S.: Artikuj shkencorë në Gazetën e UBT: tre artikuj në tre numra UBT ,Prishtinë, 2012-2013.


Përfundim

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, i biri i Hamit Skenderit i njohur si “Hamit Zasella”, i cili në vitet 1937 e tutje blinte libra në Tiranë, sidomos abetare dhe libra shkollore dhe i shpërndante falas nëpër Kosovë. Hamit Zzsella, me shokët e miqtë e vet i kundërvihej mërgimit të shqiptarëve nga Kosova për në Turqi.

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, është autor i parë i tekstit të parë, të fizikës, në gjuhën shqip për klasën e parë gjimnaz në Kosovë.

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, është autor i tekstit të parë të informatikës “MS DOS” në gjuhën shqipe, 1992. Autor i parë i tekstit nga informatika “MS Windows 3.1” (1993). Autor i parë i tekstit Informatika (versioni shqip), (2006).  Autor i parë i tekstit “Fizika” për kl. I-rë të Shkollave të mesme në Konkursin e EBT të RS në Beograd, ku konkuroi me 1/3 e librit të shkruar në gjuhën shqipe dhe libri fitoi vendin e parë në një konkurrim të shumë teksteve tjera, por nuk u botua kurrë edhe pse e drejta e autorësisë u pagua plotësisht. Arsyeja: Nuk mund të jetë shqiptari autor i teksti për nxënësit serb!?

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, është autori i parë që fitoi vendin e parë në Konkursin e Entit të Botimeve të Maqedonisë për tekstin shkollor nga fizika për kl. I-rë të shkollës së mesme, në një shtet tjetër (Maqedoni – në gjuhën maqedone). U botua në 1000 ekzemplarë.

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, është autori i parë të cilin e sponsoron dhe e mbështet kompania më e njohur në botë Microsoft librin e tij “MS Office 2007”, me tri module (2007).

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, është autori me më së shumti tekste nga Informatika në gjuhën shqipe – 36 libra me 61 module.

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, është autor i 123 librave nga fizika dhe Informatika.

Profesor Emeritus Skender H. Skenderi, është autori i parë i cili futi në Universitetin e Prishtinës ushtrimet interaktive të sajteve më të njohura japoneze, kineze, ruse, gjermane, të SHBA-ve dhe Amerikës Jugore, duke krijuar shumë punime interaktive të cilat i janë afruar lexuesit shqiptar përmes katër CD-ve  e DVD–ve që janë në qarkullim.

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, është autori i parë që shkroi tekstin e fizikës për studentët e fakulteteve të inxhinierisë me përmbajtje të mësimeve interaktive, dhe i cili me vite të tëra i futi ushtrimet laboratorike interaktive në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi, ishte në shërbim t? plotë të Kuvendit të “Dy Korrikut 1990”, si delegat mjaft aktiv, 1990-1996, kryetar Këshillit për Shkencë, Kulturë dhe Lidhje, anëtar i disa Komisioneve dhe këshillave të Kuvendit dhe më vonë zgjidhet nënkryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovés, në ekzil. Në këtë periudhë i ka botuar disa tekste nga informatika, si edhe “Kursi i përgjithshënm i fizikës” për studentët e Elektroteknikës dhe “Përmbledhje detyrash nga fizika” për studentët e Fakulteteve teknike që ende janë në përdorim.

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi gjithmonë ka folur pak. Kush mendon shumë, flet pak, duke u përpjekur që të fuste sa më tepër mendim në sa më pak fjalë.

Profesor Emeritus dr. Skender H. Skenderi është njeri i virtytshëm dhe i përkorë. Virtyti dhe përkorësia janë shëndeti i shpirtit. Qëllimi parësor i jetës së tij ka qenë të ngrejë dhe të çojë përpara popullin e tij. Kontributi i tij në shkollimin e femrës shqiptare të këtij mjedisi e më gjerë, është shumë i madh. Në këtë drejtim ai dha edhe shembullin personal, duke shkolluar motrat e tij. Ishte i bindur se nëpërmjet arsimimit dhe edukimit krijohet një mirëqenie më e mirë, luftohet varfëria si një dukuri masive jo vetëm në qytetin e minatorëve, por kudo në Kosovë. Përmes arsimimit të mesëm e të lartë rritet vetëdija kombëtare për liri, barazi e demokraci, hapen horizontet e dijes e të shkencës. Ka qenë gjithmonë kundër fjalëve të thata, mësimit përmendsh, mënyrave jo psikologjike

Prof. Emritus dr. Skender H. Skenderi, me sjelljen e kulturuar, me qetësinë imponuese e rrezatuese, tregonte se ishte person i lindur për edukator. I urtë, gojëmbël, i qeshur, shumë i mençur, i hijshëm, i veshur me elegancë, shumë i thjeshtë, shumë praktik në çështje të disiplinës etj., ai qëndroi lart në misionin e edukatorit të kohës! Misioni i njeriut përmbushet në saje të gjykimit të shëndoshë dhe virtytit moral, sepse virtyti përcakton qëndrimin e drejtë, kurse gjykimi i shëndoshë – mjetet për arritjen e tij; ju thoshte studentëve të tij profesor Skenderi.

Bibliografia

1.     S. H. Skenderi: “Sistemi operativ i diskut MS DOS 5.0”, Lubjanë, 1993, 1994.

2.    S. H. Skenderi: KOMPJUTERI & MS WINDOWS 98”, Prishtinë, 1999.

3.    S. H. Skenderi: Info. 2: MS WORD 98 & MS EXCEL 98”, Prishtinë, 1999.

4.    S. H. Skenderi: “MS WORD 2000”, Prishtinë, 2000.

5.    S. H. Skenderi:MS EXCEL 2000”, Prishtinë, 2000.

6.    S. H. Skenderi: “Corel Draw 10”, Prishtinë, 2003.

7.    S. H. Skenderi & Besnik  Skenderi: “MS FrontPage XP”, Prishtinë, 2003.

8.    S. H. Skenderi & Besnik Skenderi: “MS Word XP”, Prishtinë, 2003.

9.    S. H. Skenderi & Besnik Skenderi: “Excel XP”, Prishtinë, 2003.

10.S. H. Skenderi & Besnik Skenderi: “MS Office Project 2003”, Prishtinë, 2005.

11.  S. H. Skenderi & Besnik Skenderi: “MS Office 2007” – i mbështetur dhe i sponzoruar nga Microsoft-i në shkurt të vitit 2007. Përmban tri programet më të përdorura, Prishtinë, 2007.

12. S. H. Skenderi & Besnik Skenderi: “Microsoft Office Word”, Prishtinë, 2007.

13. S. H. Skenderi & Besnik Skenderi: “Microsoft Office Excel”, Prishtinë, 2007.

14. S. H. Skenderi & Besnik Skenderi: “Microsoft Office PowerPoint”, Prishtinë, 2007.

15. S. H. Skenderi: “Përmbledhje e detyrave të zgjidhura nga Elektroteknika me Elektronikë”, UBT, Prishtinë, 2012.

16. S. H. Skenderi: “Fizika për studentët e Departamentit të Ndërtimtarisë dhe Konstruksioneve”, UBT, Prishtinë, 2014.

17. Dokumentacion nga arkivi i FIEK UP, Prishtinë, 2025.