Asllan Dibrani – Luani: Tim Shkupi – zëri profetik i ndërgjegjes shqiptare, strategu i kombit dhe varrmihësi i islamizmit politik

Tim Shkupi – zëri profetik i ndërgjegjes shqiptare, strategu i kombit dhe varrmihësi i islamizmit politik

Ka
njerëz që nuk lindin vetëm për vete. Ka burra që nuk vijnë në këtë botë vetëm
për të kaluar në heshtje, por për të lënë gjurmë, për të ndezur ndërgjegje, për
të zgjuar popuj dhe për t’i dhënë kombit drejtim në kohë të vështira. Një emër
i tillë, një burrë i tillë, një strateg i tillë, është Tim Shkupi.
Për
mua, Tim Shkupi është më shumë se një emër. Ai është zë i fuqishëm, është
lajmëtar i së vërtetës, është zëdhënës i ndërgjegjes së pastër kombëtare, është
burrë që flet aty ku të tjerët heshtin, është njeri që ngrihet aty ku të tjerët
përkulen, është figurë që nuk e mat fjalën me frikë, por me të vërtetën.
Tim
Shkupi është zë profetik i kohës sonë. Është njeri që me fjalën e tij godet
errësirën, me mendimin e tij hap rrugë, me guximin e tij ngrit flamurin e
shqiptarisë dhe me qëndrimin e tij mbron shpirtin e kombit. Ai është
udhërrëfyes i atdheut, atdhedashës i madh i kombit, shqiptar i pathyeshëm,
patriot i trojeve shqiptare dhe një ndër figurat më të fuqishme të kohës sonë.
Ai
është ministër i kulturës në kuptimin më të lartë shpirtëror të fjalës. Është
ministër i artit, i shkencës, i historisë dhe i mendimit të lirë shqiptar.
Është luftëtar i fjalës, lajmëtar i lirisë, mbrojtës i dinjitetit kombëtar dhe
zë që nuk blihet, nuk shitet dhe nuk nënshtrohet.
Në
figurën e Tim Shkupit bashkohen shumë vlera: profesori, pedagogu, juristi,
akademiku, intelektuali, strategu, atdhetari dhe luftëtari i mendimit kombëtar.
Ai nuk është vetëm njeri i dijes, por edhe njeri i qëndrimit. Nuk është vetëm
njeri i fjalës, por edhe njeri i betejës. Nuk është vetëm analist i kohës, por
edhe drejtues i mendimit, paralajmërues i rrezikut dhe mbrojtës i kombit.
Tim
Shkupi është edhe varrmihës i islamizmit politik. Ai nuk e lufton besimin e
pastër të njeriut, sepse besimi i sinqertë është çështje e shpirtit. Por ai
lufton me guxim çdo keqpërdorim politik të fesë, çdo fanatizëm, çdo errësirë
ideologjike dhe çdo projekt të huaj që kërkon ta largojë shqiptarin nga kombi,
nga flamuri, nga historia, nga Evropa dhe nga identiteti i tij i vërtetë.
Frika
e imamit hoxhe Shefqet Krasniqit nga Profeti i ynë i Kombit Tim Shkupi.
Prandaj,
për mua, Tim Shkupi është kryeimam i shqiptarisë në kuptimin kombëtar të
fjalës: jo imam i ndarjes, por prijës i bashkimit; jo zë i fanatizmit, por zë i
dritës; jo njeri i përçarjes, por njeri që thërret shqiptarët të kthehen te
rrënja, te flamuri, te atdheu dhe te dinjiteti i tyre historik.
Shqiptarë
atdhetarë, patriotë, kombëtarë dhe bij të trojeve shqiptare: përkrahni këtë
njeri, duajeni këtë njeri, ngriteni këtë njeri, sepse figura të tilla nuk
lindin çdo ditë. Kur një komb ka njerëz që flasin me guxim, ai komb nuk është i
humbur. Kur një komb ka burra që nuk heshtin para rrezikut, ai komb ka ende
dritë. Kur një komb ka strategë si Tim Shkupi, ai komb ka ende drejtim .
Tim
Shkupi është ndër më të mëdhenjtë e kohës sonë, sepse ai nuk flet për interesa
të vogla, por për çështje të mëdha. Ai nuk flet për karrige, por për komb. Nuk
flet për përfitim, por për identitet. Nuk flet për të kënaqur turmën, por për
të zgjuar shqiptarin.
Të
jetojë dhe të rrojë Tim Shkupi, zëri profetik i ndërgjegjes kombëtare, strategu
i shqiptarisë, udhërrëfyesi i atdheut, luftëtari i lirisë dhe varrmihësi i çdo
ideologjie që kërkon ta përkulë kombin shqiptar.
Me
respekt, me mirënjohje dhe me shpirt atdhetar, për Tim Shkupi.









