Gani Pllana: Profesor emeritus Fetah Jagxhiu – prizrenasi më i ndritur në gjeneratë
PROFESOR EMERITUS FETAH JAGXHIU-PRIZRENASI MË I NDRITUR NË GJENERATË GJATË STUDIMEVE NË ZAGREB DHE PROFESORI MË PRODUKTIV I PËRPILIMIT TË TEKSTEVE UNIVERSITARE NË PRISHTINË
Nga Gani S. PllanaProf. Dr. Fetah Jagxhiu lindi më 25
dhjetor 1937 në Prizren. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në
vendlindje me sukses shembullor. Në vitin shkollor 1957/58 është regjistruar në
Fakultetin e Ndërtimtarisë, në Universitetin e Zagrebit. Studimet i përfundoi
ndër të parët e gjeneratës së tij, më 9 prill të vitit 1963. Si inxhinier i
parë i ndërtimtarisë i qytetit të Prizrenit, është punësuar në ndërrmarjen
shtetërore ndërtimore “Sharr”, ku
punoi deri në muajin tetor të vitit 1963. Paralelisht me punën në ndërmarrjen
“Shar”, ishte angazhuar si mësimdhënës i parë shqiptar në lëndët profesionale
në Shkollën e Mesme Teknike në Prizren, duke mbajtur ligjëratat në disa lëndë
mësimore në gjuhën shqipe, (në atë kohë, në atë shkollë, të gjitha lëndët për
nxënësit shqiptarë mbaheshin në gjuhën serbokroate). Me kërkesën e disa
kolegëve të studimeve të Zagrebit dhe me lejen e drejtorit të ndërrmarjes
“Sharr”, zotëriut Gani Demiri, i cili ka qenë luftëtar dhe atdhetar e
largpamës, më 1 dhjetor të vitit 1963 prof. Jagxhiu është punësuar si asistent
në Shkollën e Lartë Teknike në Prishtinë, e themeluar në vitin 1961, me tri
drejtime: Ndërtimtari, Elekroteknikë dhe Makineri. Në drejtimin e Ndërtimtarisë
dhe të Makinerisë nuk ka pasur asnjë shqiptar, ndërsa në drejtimin e Elektroteknikës
ishin disa inxhinierë të diplomuar, me përvojë, dhe atëhërë u kuptua pse ishte
ftesa e atyre kolegëve të elktroteknikës, që edhe ky inxhinier i ri, i
diplomuar i Ndërtimtarisë t’i bashkangjitet stafit të SHLT në Prishtinë, atyre
kolegëve që atëherë ishin asistent në drejtimin e eletroteknikës. Në atë
drejtim ishin edhe disa inxhinierë të diplomuar me përvojë, si ligjërues në
SHLT (si: inxh. i dipl. elek. Nexhat Orana, inxh. i dipl. elek. Shaban Hashimi
dhe inxh. i dipl. elek. Bardhyl Gjinoli). Prof. Jagxhiu, në tetor të viti 1963, zgjedhet
asistent pë për dy lëndë profesionale: “Mekanikën
teknike” dhe “Konstruksionet e
betonit”.
Në tetor të vitit 1965 themelohet
Fakulteti Teknik në Prishtinë, si filialë e Fakultetit të Ndërtimtarisë të
Universitetit të Beogradit me vetëm një drejtim, atë të Ndërtimtarisë, ngase në
atë drejtim ishin më shumë kuadra (inxh. të dipl.) serb, edhe vetë drejtori i
SHLT ishte serb, i cili u zgjodh edhe dekan i parë i Fakultetit Teknik. Prej
komisionit Amë të Fakultetit të Ndërtimtarisë u zgjodh atëherë inxh. i dipl.
Fetah Jagxhiu, asistent i parë shqiptar, për lëndët mësimore “Mekanika” dhe “Rezistenca e materialeve”. i Fakultetit Teknik në Prishtinë, ku
ligjëratat mbaheshin vetëm në gjuhën serbokroate.
Në tetor të vitit 1965 prof. Jagxhiu
regjistrohet në studime pasdiplomike posa të themeluara (këto ishin studimet e
para pasdiplomike në ish Jugosllavi), në Universitetin e Zagrebit. Paralel
studimeve pasdiplomike, për shkak të mungesës së kuadrit ishte nevoja të mbante
ushtrime në më shumë lëndë, në drejtimin e Ndërtimtarisë, e më vonë me
zgjerimin e Fakultetit Teknik edhe në dy drejtime tjera (në vitin 1967), ai ka
mbajtur ushtrime edhe në drejtimin e Makinerisë.
Në vitin 1966 prof. Jagxhiu ishte
regjistruar në studimet pasdiplomike në Fakultetin e Ndërtimtarisë në
Universitetin e Zagrebit. Paralel me studimet ka vazhduar mbajtjenb e
ushtrimeve për dy lënbdët mësimore të sipërpërmenduar dhe më vonë ka mbajtur
ushtrime dhe në seksionin e Makinerisë të Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Në vitin 1970, ishte ndër të parët në
gjeneratën e vet që magjistroi, kështu që ishte magjistri i parë i shkencave
teknike në Kosovë. Po atë vit, sipas Ligjit të asaj kohe u zgjodh në thirrjen
universitare “Docent” për dy lëndë
mësimoree: “Mekanika” dhe “Rezistenca e materialeve”.
Në tetor të vitit 1971 u zgjodh dekan i
Fakultetit Teknik (dekan i parë shqiptar i Fakultetit Teknik) me pesë drejtime
(tri në Prishtinë: Ndërtimtaria, Elektroteknika dhe Makineria dhe dy drejtime
në Mitrovicë: Xehetaria dhe Metalurgjia).
Nga vit 978 deri në vitin 1982 ka
punuar temën e doktoraturës, të cilë e ka mbrojtur në Prishtinë, para
Komisionit: dy Akademikëve Ðor?e Lazarevi? dhe Akademik Vladimir Bogunovi? dhe
tre profesorëve: Prof. dr. Vlatko Br?i?, Prof. dr. Milorad Ivkovi? (udhëheqës
shkencor-mentor) dhe Prof.dr. Života Periši? (profesorë të Fakultetit të
Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit).
Në vitin 1982 zgjedhet në thirjen “Prof. inordiner (prof. i asocuar)”,
ndërsa në vitin 1987 zgjedhet në thirrjen “Prof.
ordinar (prof. i rregullt)”.
Në vitin 1991 nga ana e organeve të
dhunshme të asaj kohe, së bashku me pedagogët dhe studentët shqiptarë, largohet
nga Universiteti i Prishtinës, duke u maltretuar nga soldateska serbe e asaj
kohe.
Më 15 mars 2006 nga Këshilli shkencor i
Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitetkturës i propozohet Senatit të
Universitetit të Prishtinës që prof. dr. Fetah Jagxhiut t’i caktohet titulli “Profesor Emeritus”.
Specializime
Prof. dr. Fetah Jagxhiu, gjatë viteve
akademike 1978 dhe 1979 ka qëndruar dy herë nga tre muaj në Universitetin
Politeknik të Krakovit, në Poloni.
Veprimtaria pedagogjike e Prof. dr. Fetah Jagxhiut
Që nga fillimi i karierës së tij (për
shkak të mungesës së kuadrit për mësim në gjuhën shqipe), prof. Jagxhiu ka qenë
jashtëzakonisht i angazhuar në mbajtjen e mësimit, ku ka mbajtur edhe mbi 25
orë në javë ushtrime në më shumë lëndë, në shumë degë të Fakultetit Tenik. Edhe
si Docent dhe më vonë si Profesor ka qenë shumë vite me mbi 15 orë ligjerata në
javë. Si profesor më eminent ka mbajtur lëndë fundamentale të shkencave teknike
në Ndërtimtari, Makineri, Arkitekturë dhe në Xehetari të Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik,
në Mitrovicë. Si pedagog universitar, si në UP poashtu edhe kolegjin univesitar
UBT (Prishtinë) ka përgaditur trashëgimtar shumë profesorë të regullt.
Veprimtaria botuese e Prof. dr. Fetah Jagxhiut
Prof. dr. Fetah Jagxhiu, paralel punës
si pedagog universitar ka dhënë kontributin e madh në përpilimin e teksteve
universitare.
Prof. dr. Fetah Jagxhiu është profesori
më produktiv i përpilimit të teksteve universitare jo vetëm në Fakultet Teknike,
por edhe më gjërë në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Tekstet e botuara të prof.dr. Fettah
Jagxhiut:
1. Jagxhiu, F.:“Mekanika I (Statika)”, 311 f., Prishtinë, 1976. Recensionin e
këtij teksti e kanë bërë: Prof. dr. Ljubodrag Radosavlevi?, profesor ordinar i
Fakultetit të Makinerisë, i Universitetit të Beogradit, dhe Inxh. Thanas Gaçe e
Inxh. Zyhdi Casli, docentë të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ky tekst
është ribotuar edhe dy herë, në vitin 1985 dhe vitin 1997.
2. Jagxhiu, F.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Mekanika I”, 353 f., Prishtinë 1977. Recensionin e këtij
teksti e kanë bërë docentët e Universitetit Politeknik të Tiranës: Inxh. Thanas Gaçe dhe Inxh. Zyhdi Caslli. Ky tekst
është ribotuar edhe dy herë në vitin 1985 dhe vitin 1997.
3. Jagxhiu, F.:“Mekanika II (Kinematika)”, 187 f., Prishtinë, 1980. Recensionin e
këtij teksti e kanë bërë Akademik Tatomir Angjeli me dhunë nga spldateske serbe,
Prof. dr. Lubodrag Radosavlevi? nga Universiteti i Beogradit si edhe nga: Robert
Progri, Zana Harxhi, Thanas Dimroçi dhe Kosta Gjika nga Universiteti Politeknik
i Tiranës.
4. Jagxhiu, F.:“Mekanika III (Dinamika)”, 476 f., Prishtinë, 1985. Recensionin e
këtij teksti e kanë bërë Akademik Tatomir Angjeli?, nga Universiteti i
Beogradit dhe Prof. dr. Afrim Vokshi, profesor ordinar i Fakultetit Teknik në
Prishtinë.
5. Jagxhiu, F.:“Rezistenca materialeve pjesa e I-rë”, 355 f., Prishtinë, 1995.
Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Prof. dr. Afrim Vokshi dhe Prof. dr.
Xhevat Perjuci, profesorë ordinar të Fakultetit Teknik në Prishtinë.
6. Jagxhiu, F.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Mekanika II (Kinematika)”, f.
215, Prishtinë, 1995. Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Prof. dr. Afrim
Vokshi dhe Prof. dr. Ahmet Geca. profesorë ordinar të Fakultetit Teknik.
7. Jagxhiu, F.:”Rezistenca e materialeve - pjesa e II-të”, 413 f., Prishtinë 1999.
Recensionin e këtij teksti e kanë bërë Prof. dr. Afrim Vokshi, prof. ordinar në
FNA dhe Prof. dr. Xhevat Perjuci, profesor ordinar i Fakultetit të Makinerisë
në Prishtinë.
8. Jagxhiu, F.; Dautaj, A.: “Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga
Rezistenca e matrialeve I”, 352 f., Prishtinë, 2016. Recensionin e këtij
teksti e kanë bërë Prof. dr. Niko Pojani profesor ordinar në Fakultetin e
Inxhinerisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Prof. dr.
Misin Misini profesor asistent në FNA në Universitetin “Hasan Prishtina” në
Prshtinë.
9. Jagxhiu, F.; Dautaj, A.: “Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga
Rezistenca e matrialeve II”, 420 f., Prishtinë, 2017. Recensionin e këtij
teksti e kanë bërë Prof. dr. Niko Pojani, profesor ordinar në Fakultetin e
Inxhinerisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Prof. dr.
Misin Misini profesor asistent në FNA në Universitetin “Hasan Prishtina”, në
Prshtinë.
Përveç këtyre nëntë teksteve
universitare, prof. Jagxhiu ka botuar edhe dy dispensa, si botime interne të
Fakultetit Teknik:
1. Koautor i dispensës së botuar në
gjuhën serbokroate me ligjëruesin Inxh. Vlasta Nikoli? nga Beogradi: ”Zbirka rešenih zadataka iz Otpornosti
materijala” 260 f., Prishtinë, 1966.
2. Jagxhiu, F.:“Karakteristikat gjeometrike të figurave dhe i masës së trupit
gjeometrik” (dispensë),, 130 f.,
Prishtinë 1978. Recensentë: Prof.dr. Ejup Hamiti dhe Mr.Sc. Vukomir Savi?.
Dispensa për studentët e studimeve
pasdiplomike, seksioni i Ndërtimtarisë në FNA, Prishtinë:
3. Jagxhiu, F.: “Teoria e elasticitetit” (dispensë), 199 f., Prishtinë, 1996.
3. Jagxhiu, F.: “Teoria e plasticitetit” (dispensë), 182 f., Prishtinë, 1996.
4. Jagxhiu, F.: “Teoria e zvarritjes” (dispensë),
178 f., Prishtinë 1967.
5. Jagxhiu, F.: “Problemet
e reologjisë në konstruksionet e betonit” (dispensë), 216 f., Prishtinë,
1997.
6. Jagxhiu, F.: “Teoria
e shufrave murholla” (dispensë), 132 f., Prishtinë, 1997.
Për studentët e studimeve pasdiplomike,
dega e Makinerisë në Fakultetin e Makinerisë, Prishtinë, prof. Jagxhiu ka
përpiluar edhe botuar një dispensë:
1. “Metodat
eksperimentale për caktimin e sforcimeve dhe deformimve”, 175 f.,
Prishtinë, 1996.
Për studentët e kolegjit UBT,
Prishtinë, prof. Jagxhiu ka përpiluar dhe botuar dispensat, Fakulteti i Arkitekturës
dhe Planifikimit Hapsinor:
1. “Mekanika
Teknike 1”, 96 f., Prishtinë 2012.
2. “Mekanika
teknike 2 (Rezistenca e materialeve)”, 185 f., Prishtinë, 2012.
Për studentët e kolegjit UBT, Fakultetit
të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, prof. Jagxhiu ka përpiluar dhe
botuar dispensat:
1. “Rezistenca
e materialeve 1”, 185 f., Prishtinë, 2014.
2. “Rezistenca
e materialeve 2”, 63 f., Prishtinë, 2015.
Punimet profesionale dhe shkencore
1. Jagxhiu, F.: “Komponentet e sforcimeve në skajet e trarit të paranderur” (punim
i temës së magjistraturës), Zagreb 1970.
2. Jagxhiu, F.: “Një propozim për prezantimin e saktë të funksionit të zvarritjes dhe
të relaksimit”, në Buletinin nr.1, të Fakultetin Teknik, Prishtinë 1980.
3. Jagxhiu, F.: “Një lloj modeli reologjik për interpretimin e performancës së
materialit me karakteristika variable në rrjedhim të kohës”, botuar në
“Përmbledhje e punimeve”, Buletini nr.1, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1980.
4. Jagxhiu, F.: “Kuptimi fizik i varësisë algjebrike të Bazantit për korelacionin
deformim – sforcim” botuar në “Përmbledhjen e punimeve”, Buletini nr.2,” Fakulteti
Teknik, Prishtinë, 1980.
5. Jagxhiu, F.: “Një variantë i teorisë së modifikuar të vjetërsisë për betonin”, botuar
në Përmbledhjen e punimeve në Buletinin nr.2., Fakulteti Teknik, Prishtinë,
1980.
Punimet e kumtuara dhe të botuara në
Kongreset e Lidhjes së Konstruktorëve të Ndërtimtarëve të ish Jugosllavisë dhe
në Kongreset e shoqatës së Mekanikës të ish Jugosllavisë. Në Kongresin e VII-të
të Lidhjes së Konstruktorëve të ish Jugosllavisë prof. Jagxhiu ka publikuar dy
punime shkencore të cilët janë të recensuar dhe botuar; titujt e këtyre
punimeve janë:
6. Jagxhiu, F.: “Jedan reoloski model za prezentiranje ponasanja betona”, në Kongresin
e VII-të KSDGJ, Cavtat- Kroaci, 1983.
7. Jagxhiu, F.: “Algebarska veza zasnovana na modifikovanoj teoriji starenja”, në
Kongresin e VII-të KSDGJ, Cavtat - Kroaci, 1983.
8. Në kongresin e XVII të Shoqatës për
Mekanikë të ish Jugosllavisë Prof.Dr. Fetah Jagxhiu është paraqitur me punimin
me titull:
9. Jagxhiu, F.: “Algebarska veza zasnovana na naslednoj teoriji starenja”, në XVII
Kongres SDMJ, Beçiqi, 1984. Edhe ky punim është recenzuar dhe botuar.
10. Jagxhiu, F.:“Kërkesat që duhet të plotësojë funksioni i trashigimit për betonin”,
në Përmbledhje punimesh, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
Në vitin 1987, me rastin e vizitës që
është bërë me ftesën e Institutit të teorisë së konstruksioneve të Fakultetit
Politeknik të Yashit në Rumuni, prof. Jagxhiu ka kumtur dy punime shkencore
(këto kumtime janë mbajtur në gjuhën franceze). Punimi është publikuar në
“Buletinin e punimeve shkencore nr. 4-1” të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës, në Prishtinë.
10. Jagxhiu, F.: ”Një propozim për përmirësimin e koeficientit të zvarritjes”, publikuar
në Simpoziumin e mbajtur në Prishtinë, në vitin 2005.
11. Jagxhiu, F.: “Analiza e deformimit në procesin kohëgjatë në varësi nga klasa e
soliditetit të betonit te elementet që punojnë në nderjen aksiale”,
Prishtinë 2005.
Aktivitetet tjera të Prof. dr. Fetah Jagxhiu
Prof. dr. Fetah Jagxhiu si punëtor
shkencor i dalluar në ish Jugosllavi e më gjërë, më se dy dekada ka qenë në
Kryesinë e Shoqatës Jugosllave të Mekanikës teorike dhe të zbatuar. Shumë herë
ka qenë anëtar i jurisë së Kongresit të Shoqatës për ndarjen e shpërblimeve për
shkencëtar të rinj. Më se 10 vite ka qenë anëtar i redaksisë së fletushkës
shkencore të Shoqatës jugosllave të Mekanikës teorike dhe të zbatuar, e cila
botohej në gjuhën angleze.
Njohuri të gjuhëve të huaja: turqisht,
serbokroatisht, rusisht dhe frëngjisht.
Dekorata, lëvdata, mirënjohje, diploma dhe falenderime
Prof. dr. Fetah Jagxhiu për punën dhe
veprimtarinë e tij është dekoruar dhe i janë dhënë mirënjohje, si:
1. Dekoratë
me Kurorë të Argjendë, për merita të arritura për ngritjen e kuadrit
shkencor, me çka është dhënë kontribut në lëminë e zhvillimit ekonomik,
shoqëror, shkencor dhe kulturor të vendit, më 10 shkurt 1970.
2. Lëvdatë,
me rastin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, si për rezultatet e
arritura dhe kontributin e tij në ngritjen e mësimit dhe të punës shkencore më
14 dhkurt 1970.
3. Lëvdatë,
me rastin e kremtimit të dhjetëvjetorit të punës së Fakultetit Teknik, për
kontributin në punën e suksesshme dhe zhvillimin e Fakultetit më 24 dhjetor 1976.
4. Dekoratë
me yll të Argjendt, për merita dhe të arritura të suksesshme me rëndësi për
ngritjen vendit, më 20 tetor 1978.
5. Diplomë nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve
Mësimore të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, me rastin e 10 vjetorit të
Universitetit të Prishtinës, më 28 mars 1980.
6. Fletë
falenderimi, me rastin e 20 vjetorit të punës së Fakultetit Teknik, për
bashkëpunim të suksesshëm dhe ndihmë të pamohueshme në punën e gjertanishme, më
7 maj 1986.
7. Mirënjohje
nga shoqata bëmirëse “Nëna Terezë”, në
shenjë falënderimi për ndihmën dhe kontributin e dhënë në veprimtarinë
humanitare të kësaj Shoqate, ndihma materiale dhe kontributi janë edhe një
mbështetje e fuqishme morale, një qendresë gjithëkombëtare deri në fitore, më
27 maj1994.
8. Mirënjohje
nga Fakulteti i Makinerisë me rastin e 30 vjetorit të themelimit, për punë disa
vjeçare, i cili dha kontribut të çmuar për zhvillimin e procesit mësimor,
shkencor dhe profesional, më 1 tetor 1997.
9. Mirënjohje,
me rastin e 30 vjetorit të themelimin e Universitetit të Prishtinës, për
kontributin e veçantë në rifillimin e punës dhe udhëheqjen e Fakultetit të
Ndërtimtarisë dhe Arhitekturës në Prishtinë. Dekan në periudhën 1991-1994, më
16 maj 2000.
10. Mirënjohje
nga Universitetii i Prishtinës, me rastin e trevjetorit të protestave të
mbajtura me 01 tetor 1997, për kontributin e veçantë në organizimin e
protestave, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Organizativ të Protestave, me
01 tetor 2000.
11. Mirënjohje
nga Fakulteti i Ndërimtarisë dhe Arkitekturës, me rastin e dyzet vjetorit
të themelimit dhe punës së Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në
shenjë të vlerësimit të kontributit të ve?ant
arsimor dhe studimor - shkencor, më 15 nëntor 2005.
12. Mirënjohje
nga Universiteti i Prishtinës, për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm
në zhvillimin dhe avansimin e procesit mësimor-shkencor në Universitetin e
Prishtinës, më 28 mars 2007.
13. Mirënjohje
nga Shoqata për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, për
merita në pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe krijimin e kushteve për
kthim, Pejë, më 15 maj 2010. 14. Mirënjohje,
me rastin e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të klubit të studentëve shqiptarë
të Universitetit të Zagrebit, për kontribut të veçantë në themelimin e klubit “Shkëndija”, në aktivitetet studentore,
në veprimtari arsimore, edukative profesionale dhe për angazhim dhe kontribut
në çështjen kombëtare shqiptare, jepet kjo mirënjohje, si vlerësim dhe respekt
për aktin, veprën dhe sakrificën sublime. Për kontribut të veçantë në fushën e
arsimit dhe të çështjes kombëtare, Prizren, 23 tetor 2010.
15. Mirënjohje
nga kolegji UBT, me rastin e 10 vjetorit të Universiteti për Biznes dhe
Teknologji, për kontributin e dhënë, në zhvillimin cilësor të arsimit
universitar në UBT, më 02 dhjetor 2011. 16. Mirënjohje
nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, me
rastin e 45 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës, për kontributin në avansimin dhe zhvillimin e proceseve mësimore,
shkencore dhe udhëheqje të suksesshme të FNA, më 25 nëntor 2010.
17. Mirënjohje
nga kolegji UBT, Fakulteti Inxhineri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës, në nderim
të performansës së dalluar për organizimin dhe ligjërimin në Akademinë Verore
UBT, më 21 korrik 2014.
18. Mirënjohje
nga Universiteti i Prishtinën “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Edukimit (me
rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut për
kontributin në edukimin e gjeneratave të reja, më 7 qershor 2018.
19. Certificatë
nga UBT (Construction Engineering and Infrastructure – 7th
Intenational Summer Academy - 2018), for contribution in the Faculty of Civil
and Infrastructure, 9-13 July 2018.
Përfundim
Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu, i
diplomuar në Universitetin e Zagrebit në drejtimin e Ndërtimtarisë, diplomoi
ndër të parët e gjeneratës së tij, si inxhinier i parë i ndërtimtarisë i
qytetit të Prizrenit.
Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu ishte
ndër asistentët e parë shqiptar në Shkollën e Lartë Teknike në Prishtinë, në
tri drejtime: Ndërtimtari, Elekroteknikë dhe Makineri.
Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu ishte
ndër të parët në gjeneratën e vet që magjistroi, kështu që ishte magjistri i
parë i shkencave teknike jo vetëm në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës,
njëherit edhe në ish Republikën Socialiste të Serbisë.
Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu si
punëtor shkencor i dalluar në ish Jugosllavi e më gjërë, më se dy dekada ka
qenë në Kryesinë e Shoqatës Jugosllave të Mekanikës teorike dhe të zbatuar.
Shumë herë ka qenë anëtar i jurisë së Kongresit të Shoqatës për ndarjen e
shpërblimeve për shkencëtar të rinj.
Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu ishte
profesori më produktiv i përpilimit të teksteve universitare jo vetëm në
Fakultet Teknike, por edhe më gjërë në Universitetin “Hasan Prishtina”, në
Prishtinë.
Profesor Emeritus Fetah Jagxhiu, gjatë
një karriere pesëdhjetë vjeçare pedagogjike, ka ligjëruar në disa Fakultete të
Universitetit të Prishtinës, si: Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës, në Fakultetin e Makinerisë,
në Fakulktetin e Xehetarsië dhe Metalurgjisi si edhe në kolegjin UBT në
Prishtinë, përherë i saktë dhe profesionist i jashtëzakonshëm, i afërt me
studentë dhe korrekt me kolegë. Ishte përherë në ballë të Universitetit të
Pishtinës dhe i patrembur për mbrojtjen e tij.
Profesor Emeritus Fetah
Jagxhiu është vlerësuar për aftësitë pedagogjike dhe shkencore, duke publikuar
punime shkencore në vend dhe në botën e jashtme, dhe ishte në mesin e
profesorëve më të dalluar që udhëhoqi konferenca dhe simpoziume shkencore.
Bibliografia
1. Jagxhiu, F.:“Mekanika I (Statika)”, Prishtinë, 1976.
2. Jagxhiu, F.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Mekanika I”, Prishtinë,1977.
3. Jagxhiu, F.:“Mekanika II (Kinematika)”, Prishtinë, 1980.
4. Jagxhiu, F.:“Mekanika III (Dinamika)”, Prishtinë, 1985.
5. Jagxhiu, F.:“Rezistenca e materialeve pjesa e I-rë”, Prishtinë,
1995.
6. Jagxhiu, F.:“Përmbledhje detyrash të zgjidhura nga Mekanika II (Kinematika)”,
Prishtinë, 1995.
7. Jagxhiu, F.:”Rezistenca e materialeve - pjesa e II-të”, Prishtinë 1999.
8. Dokumentacion nga Arkivi i
Fakultetit të Ndërtimtarisë, Prishtinë, 2025.










