Gani Pllana: Prof. Dr. Inxh. Arqile Teta – që shkëlqeu në Akademinë e Minierave dhe Metalurgjisë
PROF. DR. INXH. ARQILE TETA-QË SHKËLQEU NË AKADEMINË E MINIERAVE DHE METALURGJISË TË KRAKOVIT, NË ZHVILLIMIN E MINIERAVE SHQIPTARE DHE NË AUDITORE NË TIRANË E MITROVICË

Prof. dr. Inxh. Arqile Teta lindi në qytetin e Beratit më
13 qershor 1936. Aty,
prindrit e tij Çote dhe Kostandina kishin ardhur nga Përmeti në vitin 1935. Në
Berat përfundoi shkollën shtatë vjeçare, kurse shkollën e mesme e kreu ne
Kuçovë në vitet 1950 – 1953, ku ishte
çelur Teknikumi i Naftës.
Në
vitet janar 1954 – gusht 1956 punoi
si teknik i mesëm në Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës.
Në
gusht 1956 i del e drejta e studimit për inxhinieri
në Poloni në Akademinë e Minierave dhe Metalurgjisë të Krakovit-University of
Science and Technology in Krakow – siç njihet në botë, një institucion i njohur
botërisht për inxhinieri dhe shkencat e tokës (gjeologji, paleontologji,
petrografi, hidrogjeologji, qeramike, gjeodezi nentokesore etj.). Prof. dr.
Inxh. Arqile Teta ka studiuar gjeologji dhe shkenca minerare. Përfundoi studimet në korrik 1961 me rezultate shumë të mira; tema e
diplomës për magjistër inxhinier pas 5 vjet studimesh ishte: “Projektimi i sistemit të shfrytëzimit
minerar të horizontit të dytë në Minierën “Kleofas” (Katowicë)”.
Në Shqipëri, pasi u kthye nga studimet, e ngarkuan të
bëjë një temë diplome shqiptare para se të emërohet pedagog në Fakultetin
Gjeologji - Miniera në Tiranë, me temë: “Hapja
dhe shfrytëzimi i Fushës Minerare të Re në minierën e Memaliajt” për të
cilën u vlerësua me notën shumë mirë (10).
Pas diplomimit, inxhinieri entuziast Teta, filloi punën
në Universitetin e Tiranës në vitin 1961, si asistent, pastaj si ligjërues dhe
me vonë (pas vitit 1979) si kandidat i shkencave, kurse pas vtit 1982 si
docent.
Prof. dr. Inxh.
Arqile Teta, deri në vitin 1980 hartoi
për herë të parë tekstet mësimore për dy lëndët vjetore që jepte në
Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, në Tiranë, dhe ngriti nga fillimi laboratorin e parë mësimor të makinave
të minierave.
Lëndët mësimore që ka ligjëruar janë:
“Transporti
në miniera”, lëndë vjetore me 6 orë në javë dhe
“Makinat
e minierave”, lëndë vjetore me 4 orë në javë.

“Docent” është zgjedhur në vitin 1982, ndërsa “Profesor”
në vitin 1996 dhe në vitin 2004 i është njohur titulli Profesor dhe i është
dhënë konfirmimi në pllakë të argjendtë (20x15 cm, me nr.0443/04) edhe është
regjistruar ne Librin e Madh nga senati i AGH, në 85 vjetorin e themelimit të
saj, në bazë të botimeve, pas një recense shkencore për nivelin e tyre prej dy
profesorëve të nderuar (J. Was?awik dhe A, Wichur), të arkivuar në Bibliotekën
Qendrore të AGH nga Prof. J. Wac?awik .
Ligjërues
në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë,
Mitrovicë
Prof. dr. Inxh. Arqile Teta, ka dhënë një kontribut të
jashtëzakonshëm për studentët shqiptarë në Universitetin e Prishtinës, në
Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Mitrovicë, gjatë periudhës 1974
-1978. Vlenë për të theksuar se përveç studentëve shqiptarë kanë përcjellur
ligjëratat e prof. Tetas edhe studentë serbë, asistentë dhe perdagogë të degës
gjeologji-miniera.
Disa
veprimtari të jashtëzakonshme duke eksperimentuar në miniera
Prof. dr. Inxh. Arqile Teta, me njohuritë që kishte
fituar gjatë studimeve në Akademinë e Minierave dhe Metalurgjisë të Krakovit,
njohuritë nga literatura dhe hulumtimi në miniera të vendit, realizoi një numër
të caktuar eksperimentesh duke krijuar edhe pajisje të jashtëzakonshme me të
cilat fitoi rezultate shkencore, përherë në galeri të shumta të tokës
shqiptare.

Prof. dr. Inxh.
Arqile Teta, duke eksperimentuar me instruktrumentin e krijuar nga mendja dhe
dora e tij, për të matur rezistencën e
qymyrgurit në prerje, treguesi më i rëndësishëm për mekanizimin e rrëzimit të
qymyrit në shtresa. Eksperimenti është realizuar në minierën e qymyrgurit
Mushqeta afër Tiranës, në vitin 1977.
Veprimtari
dhe detyra në arsimin e Republikës së Shqipërisë
Prof. dr. Inxh. Arqile Teta, në vitet 1974-1981 ka kryer detyrën: Kryetar i Degës Shkencore në Rektoratin e
Universitetit të Tiranës.
Në vitet 1981-1989 ngarkohet me detyrën e Drejtorit të
Drejtorisë së Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës të
Republikës së Shqipërisë.
Gjatë periudhës pothuaj 15 vjeçare si punonjës i Rektoratit dhe i Ministrisë vazhdoi edhe
mësimdhënien si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave,
Tiranë.

Prof.
dr. Inxh. Arqile Teta, gjatë një konference shkencore në ASHSH
Në tetor të vitit
1989 me kërkesën e tij largohet nga Ministria.
Në vitin 1992
del në pension të plotë me dëshirën e vet (siç parashikonte ligji për
punonjësit e arsimit). Prej asaj kohe u angazhua si studius i polonishtes dhe i kulturës polake.
Gjuhët
e huaja: polonisht, anglisht,
rusisht, italisht dhe gjermanisht e frëngjisht (shfrytëzim literature).
Tekste universitare dhe materiale
mësimore. Autor dhr bashkautor i materialeve mësimore për studentët e
inxhinierisë minerare. Kontribute në përgatitjen e literaturës profesionale për
specialistët e fushës
Prof. dr. Inxh. Arqile Teta, konsiderohet ndër pedagogët
më prodhimtarë të literaturës për nevoja të studentëve dhe për inxhinerët e
punësuar në miniera.
Tekste
universitare
Teta, A.: “Makinat e
minierave: makinat shpuese me goditje-rrotullim”: Dispensë,
Pjesa 1, 169 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1969.
Teta, A.: “Makinat e
minierave: makinat shpuese me rrotullim dhe makina rrëzuese”: Dispensë,
Pjesa 2, 331 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1969.
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispensë, Pjesa 3, 226 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1972.
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispena 1, 198 f., Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1972.
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispensa 2, 199-648 f., Universiteti Shtetëror i Tiranës,
Tiranë, 1973.
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispensa 4, 227-401 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1973.
Teta, A.; Pilika, A.: “Makinat e minierave: makinat prerëse,
autokombanjat, makinat ngarkuese dhe ekskavatorët”: Dispensa 3, 214 f.:
Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1979.
Teta, A.: “Makinat e
minierave: makinat shpuese me goditje-rrotullim”: Dispensë,
Pjesa 2, 152 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1979.
Teta, A.: “Makinat e
minierave: makinat shpuese me rrotullim dhe makinat rrëzuese”: Dispensa
2, 170 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1979.
|
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti në miniera”: Dispensa 1, 140 f., Universiteti Shtetëror i
Tiranës, Tiranë, 1980. Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti në miniera”: Dispensa 2, 339 f., Universiteti
Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1980. |
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispensa 3, 132 f., Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë,
1980.
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispensa 4, 107 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1981.
Teta, A.: “Punueshmëria
e qymyreve tona”: Dispensë, 127 f., Universiteti i Tiranës, 1981.
Teta, A.; Pilika, A.: “Makinat e minierave: makinat prerëse,
autokombanjat, makinat ngarkuese dhe ekskavatorët”: Dispenbsa 3, 234 f.:
Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
Teta, A.: “Ushtrime të
zgjidhura të trasportit në miniera” : Dispensë, 345 f., Universiteti i
Tiranës "Enver Hoxha", Tiranë, 1985.
Teta, A.: “Makinat e
minierave: makinat shpuese me goditje-rrotullim”: Dispensa 1, 172 f., Universiteti i
Tiranës "Enver Hoxha", Tiranë, 1985.
Teta, A.: “Makinat e
minierave”: Dispensë, Pjesa 2, 186 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispensa 3, 132 f., Universiteti i Tiranës "Enver
Hoxha", Tiranë, 1987.
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispensa 2, 339 f., Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë,
1987.
Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti
në miniera”: Dispensa 4, 107 f., Universiteti i Tiranës "Enver
Hoxha", Tiranë, 1988.
Teta, A.: “Profesor
Stanisllav Zuber: jeta dhe vepra”. (Botimi përmban dhe listë botimesh
të S. Zuber), 311 f., “Ilar”, Tiranë, 2010.
“Heqja
e ujrave në miniera”: Dispensë me 24 leksione
të mbajtura në Universitetin e Prishtinës, në Fakulteti i Xehetarisë dhe
Metalurgjisë, Mitrovicë, 1974 -1978.
“Punueshmëria
e qymyreve dhe mekanizimi i procesit të rrëzimit në minierat tona”, Disertacion
doktoranture, 199 f., Tiranë, 1979.
“Higher Education in
Albania”
(Arsimi i Lartë në Shqipëri); Monografi në anglisht, botim i CEPE-S (UNESCO)
1986.
Përkthime nga prof. dr. Inxh. Arqile
Teta
Gerontiev, V. J.; Karelin, T.: “Transporti në miniera”: Dispensë, Vol. 1,
193f.: Dega e Botimeve të Universitetit, Tiranë, 1965.
Gerontiev, V. J.; Karelin, T.: “Transporti në miniera”: Dispensë, Vol.
2, 234f.: Dega e Botimeve të Universitetit, Tiranë, 1965.
Fjalorë të
hartuar nga prof.
dr. Inxh. Arqile Teta
Teta, A.: “Fjalor shqip-polonisht”: (me rreth 30 000 zëra) = Slownik
albansko-polski: (okolo 30.000 hasel), 856 f.: “Geer”, Tiranë, 2018.
Teta, A.: “Fjalor polonisht-shqip”: me rreth 25 000 zëra = Slownik
polsko-albanski : (okolo 25.000 hasel), 1063 f.: “Ilar”, Tiranë, 2007.
Prof. dr. Inxh. Arqile
Teta, përkthyes polonisht-shqip
Bielski, M.: “Mbi Skënderbeun e Maqedonisë, princin
shqiptar”, 140 f.: Titulli origjinal:
“O Skanderbegu Macedonie albanskim
ksiazeciu”(Botuar për herë të parë në Poloni më 1564 dhe ribotuar në 1961),
“Ilar”, Tiranë, 2018.
Artikuj shkencorë të
botuar në revistat shkencore të kohës mga prof. dr. Inxh. Arqile
Teta
“132
artikuj”, prej të cilëve: 32 artikuj shkencorë të botuar në revistat
shkencore të kohës (prej vitit 1965 deri në vitin 1992), si: në “Buletinin e
Shkencave të Universitetit të Tiranës”, në “Përmbledhje studimesh”, në “Buletinin
e Shkencave teknike”, “Teknika” etj.;
14
artikuj shkencorë e popullarizues (për fjalorët, letërsinë polake dhe
shkrimtarët polakë);
rreth
85 artikuj në gazeta ditore, botime të përkohëshme dhe intervista televizive e mediume
të ndryshme.
Artikuj të botuar në
revista shkencore, kulturore dhe shtypin e kohës
Në
vazhdim do të paraqesim disa artikuj shkencorë të prof. dr. Inxh. Arqile Teta,
të botuar në revistat shkencore dhe disa kumtesa të mbajtura në sesione
shkencore:
Teta A.: ”Matja e
koeficientit të fërkimit të qymyrit të Krrabës”: Kumtesë e mbajtur në
sesionin shkencor të Fakultetit Gjeologji Miniera, nëntor 1964, Tiranë, 1964.
Teta
A.: “Analiza e punës së transportit me
lokomotivë në horizontin +172 të minierës Memaliaj”: Kumtesë e mbajtur në
sesionin shkencor të Fakultetit Gjeologji Miniera, nëntor 1966, Tiranë, 1966.
Teta
A.: “Përcaktimi i treguesve Tl, Tt dhe ?L në grafikët e lëvizjes të lokomotivave minerare dhe
vlerësimi i tyre nëpërmjet krahasimit”: Botuar në Buletinen e Universitetit Shtetëror
të Tiranës, seria e shkencave natyrore, Nr.2, 1967, Tiranë, 1967.
Kallajxhi, M.; Shtino H.; Teta A.; Pano, Dh.: ”Industria
minerare në Republikën Popullore të Shqipërisë”: Kumtesë e mbajtur në
Kongresin Botëror të Minierave në Bukuresht (Rumani), në gjuhën angleze nga A. Teta, më 1972, dhe botuar në materialet
e Kongresit, Bukuresht, 1972.
Teta
A.; Stavri E.; Gjokutaj M.: “Përdorimi i
zdrug skrepërit në minierat tona të qymyrit” : Botuar në Revistën përkatëse
të shkencave të tokës; Botuar në revistën “Përmbledhje Studimesh”, nr. 1/1973,
Tiranë, 1973.
Teta
A.: “Përcaktimi analitik i prodhimtarisë
dhe i thellësisë kufitare në përdorimin e makinave ngritëse BB-2000”: Botuar
në revistën “Përmbledhje Studimesh”, nr. 1/1974, Tiranë, 1974.
Guxha
S.; Teta A.; Vasili, L.: “Mbi mundësinë e
përdorimit të metodave të përparuara të shfrytëzimit të shtresave të qymyrit në
kushte specifike në disa nga minierat e vendit”: Botuar në revistën “Teknika”,
nr. 1/1974, Tiranë, 1974.
Teta
A.: “Tendencat e sotme të zhvillimit të
transportit nëntokësor në miniera”: Botuar në Referate të industrisë
minerare (Botim i UT. Fakulteti Gjeologji Miniera), Tiranë, 1976.
Teta
A.; Bylyku, M.: “Studim mbi shkallën e
shpueshmërisë së shkëmbinjve të vendit tone”: Botuar në “Përmbledhje
Studimesh” (Botim i Fakultetit Gjeologji Miniera). (Për këtë studim autori A.
Teta konstruktoi aparaturën perkatëse laboratorike). Tiraneë,1976.
Teta
A.: “Zgjedhja e peshës së lokomotivës në
varësi të treguesve tekniko-minerar dhe organizativ të minierës”: Botuar në
revistën “Përmbledhje Studimiesh”, nr.3 – 4/1978, Tiranë, 1978.
Teta
A.: “Treguesi energjetik i thërrmimit
(koeficienti i fortësisë f i qymyreve tona)”: Botuar në revistën “Buletini
i Shkencave Teknike” nr.2/1979. (Për këtë studim autori konstruktoi aparaturën
përkatëse laboratorike), Tiranë, 1979.
Teta
A.: “Rezistenca në prerje e qymyreve të
vendburimeve tona”: Botuar në revistën “Përmbledje Studimesh”, nr./2 1980.
(Për këtë studim autori konstruktoi aparaturën me instrumentet përkatës për
matje në shtresa të qymyrit, në kushte natyrore në nëntokë). Tiranë, 1980.
Teta
A.; Cevani, A.: “Shfrytëzimi i mineralit
të kromit në Shqipëri (ndërtimi gjeologjik i masivit ultrabazik të Bulqizës,
sistemi i shfrytëzimit dhe mekanizimi i proceseve të punës në nëntokë)”: Kumtesë
e mbajtur në gjuhën angleze nga A. Teta në Kongresin e XXI-të Botëror të
Minierave, më 7-11 shtator 2008, në Krakow të Polonisë dhe e botuar në
materialet e Kongresit, Krakow, 2008.
Disa artikuj të botuara
në revistat e kohës pas vitit 1990
Teta
A.: “Leksikografia polonisht - shqip dhe
shqip - polonisht dhe hartimi i fjalorit polonisht – shqip me 25 mijë fjalë”:
Kumtesë e mbajtur në Konferencën Albanologjike të Universitetit të Torunjit
(Poloni), nga 17-18 maji 2002. U botua neë materialet e konferencës të
Universitetit Miko?aj Kopernik të Torunjit, si dhe në revistën “Gjuha Jonë”,
Tiranë, 2003.
Teta
A.: “Studentët shqiptarë që kanë studiuar
në Akademinë e Minierave dhe të Metalurgjisë në Krakow (Poloni)-veprimtaria,
puna dhe veprat e tyre”: Botuar polonisht në revistën “Informator” të Shoqatës së studentëve të AGH,
me emrin Stanis?aw Staszic: Krakow, 2003.
Teta
A.: “Miq të nderuar dhe dashamirës të
Shqipërisë nga Polonia”: Botim në Shqipëri në gazetën “Ndryshe”, më 15
shtator2006, dhe më pas u përkthye dhe u botua në revistën “Buletini Informativ
i Punonjësve të AGH”, në muajin tetor 2006, Krakow, 2006.
Teta
A.: “Prof. Stanis?aw Zuber, figurë e
shquar e gjeologjisë”: Botuar polonisht në revistën “Vivat Akademia SWAGH”,
prill 2008, Krakow, 2008.
Teta
A.: “Shqiptarët dhe Skenderbeu në
Poloninë mesjetare”: Botuar në revistën “ALBANICA”, nr. 97, nëntor-dhjetor
2010 Prishtinë, Prishtinë, 2010.
Teta.
A.: “Pse e shkatërruan industrinë
minerare”: Botuar në revistën javore “JAVA”, nr. 61, më 23 mars 2013,
Tiranë, 2013.
Teta
A.: ”Trashëgimia e gjeologëve polakë në
gjeologjinë e Shqipërisë”: Botuar në revistën e Shoqatës së Gjeologëve të
Shqipërisë, nr. 1 / maj 2015, Tiranë, 2015.
Disa artikuj të botuar
në shtypin e kohës për gjeologjinë, minierat dhe gjeologët
Teta A.: ”Nëntoka
Jonë e lënë pas dore”: Botuar në gazetën “Ndryshe”, më 22 shtator 2007, Tiranë,
2007.
Teta
A.: “Prof. Stanisllav Zuber, figurë e
shquar e gjeologjisë shqiptare”; (me rastin e 60-të vjetorit të vdekjes).
Botuar në disa gazeta si “Republika”, “Ballkan”, më 18 tetor 2007, Tiranë,
2007.
Teta
A.: “Bulqiza, lënia pas dore e thesarit
shqiptar”: Botuar në gazetën “Ballkan”, më 04 mars 2011, Tiranë, 2011.
Teta
A.: “Si u shpall armik inxhinieri polak
që zbuloi naftën në Kuçovë dhe Patos”: Botuar në gazetën “Panorama”, më 18
dhe 19 gusht 2011, Tiranë, 2011.
Teta
A.: “Ju tregoj si na i grabitën gjeologët
rusë studimet dhe hartat e profesorit polak të gjeologjisë Staniallav Zuber”:
Botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 korrik 2025, Tiranë, 2025.
Teta
A.: “E vërteta mbi kombësinë e gjeologut
të mirënjohur polak Stanis?av Zuber”: Botuar
në disa gazeta, si: ”Shekulli”, ”Tema” dhe ”Telegrafi”,
më 15 janar 2016, Tiranë, 2016.
Disa artikuj botuar në
shtypin e kohës për figura të shquara shqiptare dhe polake
Teta
A.: “Popullarizimi i figurës së
Skenderbeut në Poloninë mesjetare”: Botuar në gazetën më të madhe të atëhershme
“Korrieri”, më 15 korrik 2005, Tiranë, 2005.
Teta A.: ”Kush janë
vëllezërit Kaçi?ski në udhëheqje të Polonisë”: Botuar në tre numra të gazetës “Ndryshe”, më
21-23 dhjetor 2006. Tiranë, 2006.
Teta
A.: “Çesllav Millosh, viti i nobelistit
polak (në 100 vjetorin e lindjes)”: Botuar në “Gazeta Shqiptare”, më 6 nëntor 2011. Tiranë, 2011.
Teta
A.: “Olga Tokarçuk, nobelistja e vitit
2018 dhe përkthimi i tregimit “Gishti që tregon hënën”: Botuar në gazetën “ExLibris”,
më 30 maj 2020, Tiranë, 2020.
Teta
A.: “Gjeniu i muzikës Frederik Shopen (në
212 vjetorin e lindjes)”: Botuar në gazetën “Telegraf”, më 24 shkurt 2022.
Tiranë, 2022.
Bashkautor
në disa studime dhe projekte për miniera të ndryshme të vendit
Prof. dr. Inxh. Arqile Teta, me njohuritë e fituara gjatë
studimeve pesë vjeçare në Universitetin e Krakovit në Poloni, dhe në bazë të
shfryëzimit të literaturës në disa gjuhë huaja, nga përvoja si pedagog, ka
marrë pjesë në konferenca dhe kongrese botërore, ndër të tjera, si në vijim:
Pjesëmarrës
me kumtesa të mbajtura në gjuhën angleze në dy Kongrese Botërore për
shfrytëzimin e Minierave; 1972 në Bukuresht të
Rumanisë dhe 2009 në Krakow të Polonisë.
Pjesëmarrës
në dy Ekspozita Botërore për Makinat e Minierave; 1989
në Dysseldorf të Gjermanisë Perëndimore; në 2010 në Katowice të Polonisë.
Specializim
2 (dy) mujor (maj, qershor) 1989 në Montanuniversität, Leoben, Austri (Universiteti
i Minierave Leoben; te prof. Günter B. Fettweis).
Botime
lidhur me polonishten, polakët dhe përkthime
Teta, A.: “Fjalor
Polonisht-Shqip”, 25 mijë zëra; i
pari në Shqipëri dhe i dyti në Poloni; 1100 faqe, Tiranë, 2007.
Teta, A.: “Fjalor
Shqip-Polonisht”, 30 mijë zëra; i
pari në Shqipëri dhe i dyti në Poloni; 855 faqe, Tiranë 2017.
Teta, A.: Monografi: “Profesor Stanislav Zuber, jeta dhe
vepra”; 310 faqe, Tiranë, 2010.
Teta, A.: Botimi
polonisht i monografisë: “Profesor
Stanis?aw Zuber, ?ycie i dzie?o”; Warszawa, 2017; Ministria e Kulturës e Republikës së Polonisë; 207
faqe (Botohet e përkthyer me të njëjtën përmbajtje
dhe të njëjtin titull si botim, në gjuhën shqipe).
Teta, A.: Përkthim
nga polonishtja i librit : “Marcin
Bielski ”Skënderbeu i Maqedonisë, princi shqiptar”, Botuar në Poloni në
vitin 1564, 138 faqe, Tiranë 2018.
Teta, A.:
“Katërmbëdhjetë artikuj shkencorë dhe popullarizues (për fjalorët, letërsinë polake dhe shkrimtarët polakë) në
revistat shqiptare, si: “Gjuha jonë”,
“Albanica”, “Milosao”, “Perla”, si dhe në gazeta të ndryshme.
Teta, A.: Botime
në polonisht, në revista e periodikë të Polonisë, si: “Studia Albanica”, “Informator”, “Vivat Akademia”, etj.
Teta A. : “Higher Education in
Albania”[Arsimi
i Lartë në Shqipëri]; Monografi në gjuhën angleze, botim i CEPE-S (UNESCO)
1986.
Teta, A.: Botimi
polonisht i monografisë: “Profesor
Stanis?aw Zuber, ?ycie i dzie?o”, Warszawa, 2017; Ministria e
Kulturës e Republikës së Polonisë; (Botohet e përkthyer me të njëjtën
përmbajtje dhe të njëjtin titull si botim shqip).
Dekorime
dhe mirënjohje nga Republika e Shqipërisë
Dy
medalje pune: një në vitin 1955 dhe tjetra në vitin1956.
Urdhri “Naim Frashëri” Klasi tretë, viti 1977.
Urdhri “Naim Frashëri” Klasi parë,viti 1987.
Dekorime
dhe mirënjohje nga Republika e Polonisë
Urdhri
„Kryqi Kalorsiak” nga Presidenti i Republikës së Polonisë në vitin 2011; (Urdhri i lartë që jepet për të huajt).
Titulli
“Anëtari i Nderit” nga Shoqata e Universitarëve të lauruar në Akademinë e
Minierave dhe të Metalurgjisë (University of Science and Technology in Krakow,
në vitin 2016 (Titulli më i lartë që jep
kjo Shoqatë, e shtrirë në gjithë botën, në bazë të vendimit të një Kongresi
Kombëtar- çdo 4 vjet).Nëvitin 2016 (në
Kongresin e VIII) u dekuruan vetëm dy veta.
”President
Nderi i Shoqates Poloni-Shqipëri”, (Miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e
Anëtarëve), Varshavë, prill 2017.
„Diplomë
Mirënjohje” (nga Ambasada e Republikes se Polonise ne Tirane dhe Shoqata e
Botuesve Shqiptare, në Panairin e Librit më 15.11.2025 në Tiranë ) me
motivacionin: Përkthyes i spikatur i letërsisë
polake; për gjithë karrierën e tij në përkthim dhe kontributin në promovimin e
letërsisë polake në Shqipëri”
Përfundim
Prof. dr. Inxh. Arqile Teta, pas diplomimit për inxhinier miniere, me punën vetanake
shkencore u vendos në mesin e akademikëve me gradë të lartë në fushën e
minierave, shpesh titullar i doktoraturave dhe profesor me eksperiencë në studimet për minierat dhe
mekanizimin e tyre. Perveç karrierës së tij shkencore, është i njohur si
një përkthyes i shquar i literaturës polake në shqip, duke përfshirë edhe
hartimin e dy fjalorëve Polonisht-Shqip
dhe Shqip-Polonisht dhe në
përkthimin e veprave të autorëve polakë, e veçanërisht me monografinë e
gjeologut gjenial Stanis?aw Zuber që punoi 20 vjet në Shqipëri dhe
zbuloi naftën shqiptare në Kuçovë dhe Patos, por që u vra mizorisht në vitin
1947 nga agjenti jugosllav në udhëheqjen e atëhershshme shqiptare, sepse u
ndesh me specialistët jugosllavë për mbrojtjen e pasurive nëntokësore të
Shqipërisë. Kjo monografi për thellësinë shkencore gjeologjike dhe tragjedinë e
padrejtë shkaktuar nga totalirizmi shtetëror është përkthyer e botuar në shumë
ekzdmplarë edhe në Poloni, ku përkthimet nga shqipja janë të pakta dhe
veçanërisht ato me përmbajtje shkencore, tregon se kjo vepër e ka bërë të
njohur Prof. Emeritus dr. Inxh. Arqile Teta në rrethet kulturore e veçanërisht
ato gjeologjike në Poloni.
Prof. dr. Inxh. Arqile
Teta zotëron në mënyrë të avancuar gjuhën polake.
Prof. dr. Inxh. Arqile Teta është pedagogu më të njohur nga kuadrot e shkencave të tokave dhe
personalitet shkencor shqiptar me punë të spikatur në fushën e gjeologjisë,
kërkimit minerar dhe përkthimit të literaturës polake në shqip. Është i njohur
jo vetëm për karrierën e tij shkencore, por edhe për veprimtarinë kulturore dhe
letrare, përfshirë përkthimet dhe promovimin e literaturës polake në Shqipëri.
Prof. dr. Inxh. Arqile Teta ka zhvilluar veprimtari
shkencore kryesisht në fushën e ekonomike lidhur me zhvillimin e industrisë
nxjerrëse minerare, mekanizimin e punëve në miniera si në minierat e qymyr
gurit, ashtu edhe të mineraleve metalore të Shqipërisë.
Botimet e tij lidhen në fushën minerare, kryesisht me
mekanizimin dhe makineritë e minierave, rrëzimin e qymyrgurit në minierat
nëntokësore, mekanizimin e operacioneve të shpimit, ngarkimit dhe transportit
në minierat metalore, si ato të kromit, të bakrit dhe të hekur nikelit.
Me shumë vlerë dhe i vetmi në shkallë vendi ka qenë edhe
ngritja e pajisja e laboratorit të makinave të minierave në Fakultetin ku jepte
mësim. Prezantime në konferenca
kombëtare dhe ndërkombëtare mbi gjeologjinë e Shqipërisë. Artikuj të botuar në revista shkencore teknike dhe minerare.
Përveç veprimtarisë shkencore në gjeologji-miniera,
njihet edhe për kontributin kulturor si përkthyes nga gjuha polake, por kjo
pjesë lidhet më shumë me veprimtarinë letrare sesa me publikimet gjeologjike
Bibliografia
|
Teta, A.: “Makinat e
minierave: makinat shpuese me rrotullim dhe makinat rrëzuese”: Dispensa
2, 170 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1979. Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti në miniera”: Dispensa 1, 140 f., Universiteti Shtetëror i
Tiranës, Tiranë, 1980. Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti në miniera”: Dispensa 2, 339 f., Universiteti
Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1980. Teta, A; Gegprifti, P.
Ll.: “Transporti në miniera”: Dispensa
3, 132 f., Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1980. Teta, A.; Gegprifti, P. Ll.: “Transporti në miniera”: Dispensa 4, 107 f., Universiteti
i Tiranës, Tiranë, 1981 |
Teta, A.:
Monografi: “Profesor Stanislav Zuber, jeta dhe vepra”, Tiranë 2010.
Teta, A.: Përkthim
nga polonishtja: Marcin Bielski
”Skënderbeu i Maqedonisë, princi shqiptar”
(Botuar në Poloni me 1564), Tiranë 2018.
Dokumentacion nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe minierave
(hulumtues i dokumentacionit nga autori i shkrimit), Tiranë 2025.









