Gani Pllana: Prof. Dr. Flamur Doli – arkitekt që prezantoi arkitekturën tradicionale popullore të Kosovës
PROF. DR. FLAMUR DOLI - ARKITEKT QË PREZANTOI ARKITEKTURËN TRADICIONALE - POPULLORE TË KOSOVËS NË VEND, RAJON DHE NË EKSPOZITA BOTËRORE

Doktoratën
me titull: “Arkitektura vernakulare e Kosovës” e mbrojti në Universitetin e
Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Prishtinë, më 03.07 2008, dhe e
fitoi titullin “Doktor i shkencave teknike
në Arkitekturë”. Do theksuar se Flamur Doli, në Kosovë, ishte
magjistri dhe doktori i parë i shkencave teknike të arkitekturës.
Prof. dr. Flamur Doli: Gradat akademike: asistent
(1975), ligjërues (1984), prof. asoc. (2009), prof. dr. (2011).
Prof. Dr. Falmur Doli ishte njëri prej themeluesve të
seksionit të Arkitekturës në kuzadër të Fakultetit të Ndërtimtarisë në
Universitetin e Prishtinës.
Eksperienca akademike
Prof.
dr. Flamur Doli, karrierën akademike e filloi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, si asistent, në vitin 1975,
për lëndët mësimore: “Gjeometria deskriptive” dhe “Perspektiva gjeometrike”.
Në periudhën 1985 - 2009, ishte ligjërues Prof. ass. i lëndëve mësimore: “Gjeometria
deskriptive” dhe “Perspektiva
gjeometrike”.
Në
periudhën 2003 - 2009, Prof. asoc. ligjërues
për lëndën mësimore: “Banimi tradicional në Kosovë”.
Nga viti akademik
2011/12 e deri në pension
(2016) Prof. dr. Flamur Doli ligjëroi lëndën
mësimore: ”Teoria dhe praktika
e restaurimit” (Studimet
master).
Publikime të monografive shkencore dhe dispensave universitare
Botimi i monografive shkencore:
1.
“Shkolla kosovare
e mjeshtrit popullor
shqiptar”,
Prishtinë, 1993.
2.
”Të krijuarit dhe arkitektura”, Prishtinë,
1997.
3.
“Arkitektura tradicionale - popullore e Kosovës (Traditional popular architecture of Kosova)”, Prishtinë, 2001.
4.
“Arkitektura vernakulare e Kosovës”, Prishtinë, 2009.
5.
“Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”,
Prishtinë, 2021.
6.
“Vernacular architecture of Kosovo”, Prishtinë, 2022.
Hartimi
i dispensave:
1.
“Gjeometria
deskriptive”,
Prishtinë, 1993.
2.
“Perspektiva
gjeometrike”,
Prishtinë, 1997.
3.
“Historia
e arkitekturës”,
Prishtinë, 2008.
Publikimet
profesionale dhe shkencore në Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare
1.
Doli, F.: “Vijat
elikoidale spirale cilindrike dhe vijat e përbëra elikoidale cilindrike”, në
Këshillimi i XIII-të,
Osijek - Kroaci - 1981. Botuar
në revistën shkencore “XEMK”, Prishtinë, nr. 1-2/84.
YU ISSN 0350-6800, nr. 1-2, f. 25-42, Prishtinë, 1981.
2.
Doli, F.: “Perspektiva horizontale -
qendrore”, në Këshillimi i XV-të Sarajevë-1986. Botuar
në revistën shkencore “XEMK” nr.2, f. 33-37,
Prishtinë, 1986.
3.
Doli, F.: “Konstruksioni,
natyra dhe analogjia”, në Kongresi i parë i Shoqatës së konstruktorëve
të Ndërtimit të BH, nr. 2, f.
329-334, Sarajevë, 1989. Botuar në Buletinin e Kongresit.
4.
Doli, F.: “Sqarimi i projektit kryesor për
restaurimin rindërtues dhe rivitalizimin e mullirit të vjetër në Mitrovicë”,
në Këshillimi i III-të ndërkombëtar për sanimin e objekteve, f. 129-136, Maribor, Slloveni, 26-28.09.1989.
5.
Doli, F.:
“Perspektiva cilindrike-gjeometrike”,
në Këshillimi i XVI-të, Shkup, 1988. Botuar në Buletinin shkencor të Fakultetit
të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 1995.
6.
Doli, F.:
“Tiparet
arkitekturore formësuese në kullat e Isa Boletinit”, f.193-208.
(Ky studim në Qendrën e Dokumentimit të ICOMOS: BCIN (The Bibliographic database of the Conservation Information
Netëork) është kuotizuar si më poshtë: Niveli
bibliografik: analitik (Bibliographic Level: analitic) ICOMOS Accession
Nr.:K-126 BCIN Number: 415816. Botuar në periodikun shkencor të
Institutit të Monumenteve të Kulturës - ASHSH “monumentet”, Tiranë, 1992-1999.
7.
Doli, F.:
“Seminari ndërkombëtar: “Vvorkshop on the
reconstruction of vvar - affected architectural
herirage in Kosova”, Departamenti i Arkitekturës -
UP Prishtinë. Kam marr pjesë me referat shkencor nga lëmi i
arkitekturës popullore të Kosovës. 3-13 october
2000. Lidhur me këtë shih: http://vvv.friendsofbosnia.org/resources/nevvs7-1/vol7no1.html, Nën: Reconstruction of Kosovo’s Damaged
Architectural Heritage to Begin.
8.
Doli, F.: “Parimet
themelore për rivitalizimin e kompleksit
mjedisorë “nënkalaja” në Prizren”, Simpozium i mbajtur në
Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Prishtinë, 17-18
nëntor 2005, f. 293-303. Botuar në Buletinin e Simpoziumit, Prishtinë, 2005.
9.
Doli, F.:
“Restaurimi i monumenteve të kulturës shqiptare në Kosovë, restaurimi i kullës “Oda e Junikut”, Junik”, ARKLINE - 6, f.20-25, Via
Lisano 6, CH-6900 Lugano,
2007.
10.Doli, F.: “Mitologjia shqiptare në
arkitekturën popullore. Ornamentika
popullore nga kompleksi i hyjnive mbrojtëse të shtëpisë.
Kulti i diellit”, ARKLINE - 7, f.
12-17, Via Lisano 6, CH-6900
Lugano, 2008.
11. Doli,
F.: “Ornamentika nga kompleksi i kultit
të gjarpërit të shtëpisë
e zbatuar në arkitekturën
popullore të Kosovës”, / 1 / f.127-144.
Thesis Kosova, International research revieë,
ISSN 1821-O767, 2009.
12. Doli,
F.; “Mitologjia shqiptare në arkitekturën popullore.
Ornamentika popullore nga kompleksi i hyjnive
mbrojtëse tek shtëpitë e fshatit Vërmicë”, / 3 / f. 53-63. Thesis Kosova, International research revieë,
ISSN 1821-O767, 2010.
13. Doli,
F.: “Geometrical
perspective - the torical perspective-Perspektiva gjeometrike - perspektiva torike”, ISGG 2010 Kyoto (Japan),
Article 308, f. 336-337. August 5th – 9th, 2010. The proceedings of the 14th International society for geometry and
graphics. ISBN978-4-9900967-1-7.
Kyoto, 2010.
14. Doli,
F.: “Vernacular
architecture of Kosovo - Building morphology of corncrib, legacy from neolithic period”- “Arkitektura vernakulare e Kosovës - morfologjia
ndërtimore e koshit, mbijetesë nga periudha neolitike”. The Proceedings of the IX International forum le vie dei Mercanti, S.A.V.E. Heritage safeguard of
architectural, visual environmental eritage, Aversa,
Capri, 9-10-11 June 2011. ID
044. ISBN 978-88-6542-046-1, 2011.
15. Doli,
F.: “The tradicional house and rational
architecture-shtëpia tradicionale dhe arkitektura racionale”, The proceedings of the X International forum le vie dei mercanti,
heritage les more architecture
desin landscape, Aversa, Capri, May 31th - June 1st, 2nd, 2012.
ID 010. ISBN 978-88-6542-128-4, 2012.
16. Doli,
F.: “Construction of geometrical perspective in the compound
plane of figure / kaleidoscop perspective-Ndërtimi i perspektivës gjeometrike në rrafshin e përbërë të figurës”, ISGG 2012 MONTREAL,
CANADA: August 5th - 9th, 2010. The Proceedings
of the 15th International
society for geometry and graphics. August 1th - 5th, 2012, f. 161/859
- 167/859. ISBN978-4-9900967-1-7 ISGG,
2012.
17. Doli,
F.: “The funcional node of traditional house in Kosovo - Nyja funksionale e shtëpisë tradicionale në Kosove”. 13-14-15 June, 2013 / ID 082, 2013.
Pjesmarrja në seminare ndërkombëtare
Pjesëmarrës
në cilësi të të ftuarit: Keynote speaker. Seminari i organizuar nga: Universiteti
Mimar Sinan, Fakulteti i Arkitekturës në Stamboll (Mimar Sinan
Universitesi - Mimarlik Fakultesi - Istanbul dhe IMIB (Istanbul maden
ihracatçilari birli?i - Firmë botërore për përpunimin dhe aplikimin e gurit
natyral në Arkitekturë). “Natural life natural
stone-Jeta natyrale guri natyral”, 27th January 2012.
http://vvv.konuthaberleri.com/imib-dogal-tasta-artiktan-atiya-semineri-duzenledi-11385.h..;
Prof. Dr. Flamur Doli ka publikuar njësi studimore edhe në këto revista
javore: ALBANIKA - EKSKLUZIVE, Prishtinë, gjatë viteve: 2001; 2002; 2007; 2008
dhe 2009. Në javorën MILOSAO të Gazetës Shqiptare në Tiranë, gjatë viteve:
2008; 2009 dhe 2010.
Ekspozitat
profesionale dhe shkencore
1.
Autor i ekspozitës nga arkitektura tradicionale
- popullore e Kosovës në godinën e DVVnë Köln të Gjermanisë, qershor-gusht 1999.
2.
Autor i ekspozitës shkencore nga lëmi i
arkitekturë popullore të Kosovës,
hapur në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit Teknik në Achen të
Gjermanisë, maj 2000. Ekspozitën e titulluar: “Studime shkencore, fotografi dhe dokumentacion nga historia e
ndërtimit të arkitekturës popullore shqiptare të Kosovës”, e ka hapur në
Departamentin e Historisë së Ndërtimit dhe Monumenteve të Kulturës.
3.
Nga lëmi i arkitekturës
tradicionale popullore të Kosovës, ka
mbajtur ligjërata para
studentëve të Fakultetit të Arkitekturës në Achen të Gjermanisë, mai 2000. Gastvortrag Traditionelle Architektur in Kosova.
4.
Autor i ekspozitës së hapur në muzeun e Kosovës
në Prishtinë, titulluar: “Restaurimi i kullës së rrafshit të dukagjinit”, hapur më: 23 mars 2010.
5.
Autor i ekspozitës në cilësi të të ftuarit, të
hapur në Universitetin Mimar Sinan, Fakulteti i Arkitekturës në Stamboll (Mimar Sinan
Universitesi - Mimarlik Fakultesi - Istanbul), 30.01.2012 - 16.02.2012.
Ekspozita është hapur nën patronatin e: Rektorit të Universitetit: Prof. Yalçin KaraYa?iz;
Dekanit të Fakultetit të
Arkitekturës: Prof.dr. Güzin Konuk dhe Y. Doç. DR. Saadet Aytis.
6.
Autor i përgatitjes së ekspozitës së titulluar:
“Arkitektura në kontekst tradicional” - konceptet
bashkëkohore të restaurimit rijetësues dhe zgjerimit, të zbatuara në projektet
e monumenteve të trashëgimisë arkitekturore të disa prej qyteteve dhe fshatrave
të Kosovës. Në këtë ekspozitë janë përfshirë projektet ideore të realizuara nga
studentët e nivelit maste, të punuara nën mentorimin e Prof. Dr. Flamur
Dolit. Ekspozita është hapur në
Prishtinë (mars 2023), Tiranë (prill
2023), Ulqin (prill 2023) dhe Tetovë
(maj 2023) si dhe në Bruksel (nëntor 2023). Në të gjitha këto ekspozita është
bërë edhe përurimi i dy monografive
studimore: “Vernacular architecture of Kosovo”, Prishtina 2022 dhe “Ruajtja e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”,
Prishtinë 2021.
Përvoja
profesionale e prof. dr. Flamur Dolit
Tërë puna e kryer
profesionale e Prof. dr. Flamur Doli, e cila do të ipet në vijim, është
mbështetur mbi njohuritë e domosdoshme të fituara gjatë punës hulumtuese studimore paraprake, qofshin
të karakterit hulumtues
kërkimor në terren,
apo punës shkencore
e cila është kurorëzuar me botimin e 5
(pesë) monografive shkencore.
Arkitekt
kryesor - restaurator / konservator
1.
Autor i projektit kryesor për restaurimin
rindërtues dhe rivitalizimin e mullirit të vjetër në Mitrovicë, financuar nga BVI-a për
banesa dhe lokale afariste, Mitrovicë, 1989.
2.
Autor i projektit kryesor për restaurimin dhe
rivitalizimin e kullës: “Oda e Junikut”
në Junik. sipas vlerave
arkitektonike, ky monument
kulture cilësohet në kategorinë e I-rë. Financues: Agjencia evropiane
për rindërtim dhe Fondacioni Suedez i Trashëgimisë pa kufij. Punët rreth
restaurimit të kësaj kulle kanë përfunduar në tërësi
(2002), dhe nga ekspertët e huaj dhe vendor u vlerësuan shumë lartë,
28.08.2001.
3.
Autor i projektit ideor dhe kryesor për
restaurimin rindërtues të monumentit të kulturës - shtëpisë të familjes nga
konaku i Jashar Pashës në Pejë (2003). Ky monument tradicional i banimit,
ndërtuar në fillim të shek. XIX, për nga vlerat arkitektonike cilësohet në
kategorinë e I-rë. punët rreth restaurimit të këtij konaku kanë përfunduar në tërësi (2011), dhe nga ekspertët e
huaj dhe vendor u vlerësuan shumë lartë, Pejë, 2003.
4.
Autor i projektit ideor dhe kryesor
të konakut të kullës “Oda e Junikut” në Junik,
komuna e Deçanit (2003). Disenjimi
arkitektonik i këtij konaku ka karakterin e projektimit në kontekst të caktuar
arkitektonik, përkatësisht ambiental, Junik, 2003.
5.
Autor i projektit ideor dhe kryesor
për restaurimit rindërtues dhe
rivitalizimin e kullës së Ahmet Delisë, fshati Prekaz, komuna e Skenderajt,
2004. Punët rreth restaurimit rindërtues
të kësaj kulle kanë përfunduar në tërësi (2004),
dhe nga ekspertët
e huaj dhe vendor
janë vlerësuar shumë lartë,
Skenderaj, 2004.
6.
Autor i projektit ideor dhe kryesor
për restaurimin rindërtues dhe rivitalizimin e kullës së Sherif
Gashit në Mitrovicë (2005), Mitrovicë, 2005.
7.
Autor i projektit
ideor dhe kryesor
për restaurimin rindërtues dhe rivitalizimin e kullës së Sylërexhëve
në fshatin Vranoc, Lugu i Baranit (2006). Punët rreth restaurimit të kësaj kulle kanë përfunduar në tërësi (2008), dhe
nga ekspertët e huaj dhe vendor janë vlerësuan shumë lartë. Fshatrat: Vranoc, Lugu i Baranit, komuna e Pejës,
2006.
8.
Autor i projektit ideor dhe kryesor
për restaurimin rindërtues dhe
rivitalizimin e kullës të familjes Berisha, Tropojë (Viçidol), 2010.
Njohuri të gjuhëve të
huaja: anglisht, maqedonisht dhe serbokroatisht.
Mirënjohje dhe falënderime
1.
Universiteti i Prishtinës, në dyzetvjetorin e
themelimit dhe punës së Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i jep
Mirënjohje z. Flamur Dolit në shenjë vlerësimi të kontributit të veçantë të
punës mbi njëzetepesëvjeçare arsimore dhe studimore-shkencore, Prishtinë, më 16
nëntor 2005.
2.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,
Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës, 40
vjet studime të Arkitekturës i jep Mirënjohje z. Flamur Dolit, për kontributit
në mësimdhënie dhe zhvillimin e Departamenti të Arkitekturës përgjatë viteve,
Prishtinë, më 20 dhjetor 2018.
3.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”,
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 45 vjetori i FNA, me rastin e 45
vjetorit të themelimit të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për kontribut në
mësimdhënie dhe angazhim në periudhë mbi 35 vjeçare në FNA, ndajmë Mirënjohje
Prof. Dr. Flamur Dolit, Prishtinë, më 25.11. 2010.
4.
Shoqata e
Intelektualëve “JAKOVA” Gjakovë, me
rastin e 20 Vjetorit të Shoqatës ndanë këtë
Falënderim Prof. Dr. Flamur Dolit, për angazhimin në realizim të
aktivitetit të Shoqatës në periudhën 2018-2020, Gjakovë, më 12.11. 2022.
Specializime
1.
Studime plotësuese – kurs nga fusha e restaurimit dhe
konservimit të trashëgimisë arkitektonike/monumenteve. Tema: “Restaurimi dhe konservimi i të trashëgimisë
arkitektonike/monumenteve”. Ljubljana University Faculty of Architecture,
Slloveni, Lubjanë, 2002.
2.
Niveli i klasifikimit nacional apo internacional:
Projekt kërkimor shkencor:
“Arkitektura bioklimatike dhe shtëpia
tradicionale” (Studim krahasues
i shtëpisë tradicionale të Pejës dhe asaj të Sllovenisë), korrik, 2010.
Detyra udhëheqëse në
Fakultetin e Arkitekturës, anëtar nderi i asociacioneve të ndryshme dhe
mirënjohje
1.
Prodekan në Fakultetin e
Arkitekturës, Prishtinë, 2009-2017;
2.
Anëtar nderi i Asociacion të Arkitektëve të Kosovës, 2004;
3.
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, i ka dhënë
mirënjohje për kontribut në arsim të lartë dhe për publikime në fushën e trashëgimisë arkitekturore vendore, më 02.04.2011;
4.
Anëtar i Iinternational society
for geometry and graphics
(ISGG) -
Member No.:308 / 2008.
Përfundim
Prof.
dr. Flamur Doli, që nga fillimi i karrierës si asistent e deri në titullin
akademik profesor i rregullt (dalja në pension) ka dhënë kontribut të
jashtëzakonshëm duke punuar pa ndërprerje me studentë dhe kolegë, sidomos për
fushat e dijes, si: “Gjeometria deskriptive”, “Perspektiva gjeometrike”, “Banimi
tradicional në Kosovë”, dhe ”Teoria dhe praktika
e restaurimit”, si edhe me prezantime, me ekspozita dhe
pjesëmarrje në vend dhe në botën e jashtme.
Do theksuar se Prof.
dr. Flamur Doli është themelues i lëndës “Banimi tradicional në Kosovë”.
Prof.
dr. Flamur Doli, me veprimtarinë e gjithmbarshme publikuese dhe praktike
ushtroi një Impact Faktor të konsiderueshëm tipash të ndryshëm në kontekst të
ruajtjes dhe restaurimin praktik të arkitekturës sonë popullore, pastaj
në vetëdijesimin e opinionit të gjerë për ruajtjen e kësaj
trashëgimie arkitektonike, si në vijim: Impakt
faktor i rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të përkatësisë
kulturore shqiptare të kullës së Rrafshit të Dukagjinit.
Prof.
dr. Flamur Doli, ka realizuar projekte për përgatitjen e ekspozitave shkencore dhe katalogut nga lëmi i arkitekturës
popullore shqiptare të Kosovës, për rrjedhojë, për herë të parë u arrit që në
dokumentet zyrtare-ndërkombëtare të Agjencisë së lartpërmendur të bëhet
përkufizimi i drejtë i përkatësisë kulturore të kullës shqiptare. Aty, veç
tjerash, thuhet edhe me sa vijon: “Kullat,
shtëpitë shqiptare të fortifikuara, si dhe shtëpitë tradicionale rurale, nuk
janë të njohura vetëm për shkak të bukurisë dhe kompleksitetit të tyre
arkitektonik, por njëherësh ato ofrojnë
një dëshmi shumë interesante lidhur me organizimin e jetës në shoqërinë
tradicionale shqiptare”. Ky përkufizim i drejtë i përkatësisë kulturore të
kullës shqiptare u zyrtarizua edhe në dokumentet e institucionit më të lartë botëror, i cili merret me mbrojtjen
e trashëgimisë kulturore botërore, siç është
UNESCO. Kështu, në publikimet e UNESCO-s, veç tjerash shkruhet: “Kullat kosovare kryesisht datojnë
prej shekujve XVIII dhe XIX, por ato
u ndërtuan edhe gjatë dekadës
së parë të shek. XX. Ato u ndërtuan për familje të gjerë si banesa gjysmë të
fortifikuara dhe i përkasin kulturës shqiptare.
Rëndësia: Kullat janë karakteristike për kulturën shqiptare.
Prof.
dr. Flamur Doli, ka shumë publikimeve nga lëmia e studimit, ruajtjes dhe
restaurimit të trashëgimisë arkitektonike të Kosovës, të botuara në revista të
ndryshme, në mediat elektronike.
Gjithësesi kjo paraqet një kontribut të konsiderueshëm në kontekst të ngritjes
së vetëdijes tek qytetarët për përkujdesje dhe ruajtje të trashëgimisë
kulturore e arkitektonike të Kosovës.
Vlerësim
nga Prof. Dr. Emin Riza: “Prof. dr. Flamur Doli, me punën e tij hulumtuese kërkimore thelbësisht
origjinale është protagonisti i gjurmimit, përzgjedhjes dhe dokumentimit grafik
dhe fotografik të shembujve tipik të kësaj arkitekture,
duke e bërë kështu këtë studim një kontribut plotësisht origjinal në mbarë
përbërësit e tij, të cilët implikojnë në çdo fazë, që prej gjurmimit e deri te
hedhja e ideve me kompetencë shkencore”.
Monografia
“Arkitektura Vernakulare e Kosovës” e
Prof. dr. Flamur Doli, me mbarë përbërësit e saj, paraqet një kontribut thelbësor
plotësisht origjinal dhe me vlerë për kulturën materiale shqiptare. Lënda
studimore e shtjelluar në këtë monografi, si rezultat i një pune hulumtuese kërkimore mbi njëzet vjeçare,
në kontekst të qëllimit
kërkimor ka dhënë një kontribut thelbësor në ndriçimin e karakterit indigjen,
përkatësisht vernakular të kulturës komplekse të ngulimeve të popullit
shqiptar. Përfundimet e qëndrueshme, se arkitektura e vjetër shqiptare që nga
zanafilla e saj parahistorike ka një vazhdimësi të pandërprerë të zhvillimit të
saj, nga njëra periudhë në tjetrën, gjithnjë duke e ruajtur karakterin e saj
rrënjës, mbështeten në mprehtësinë dhe karakterin e pasur të argumenteve,
përkatësisht provave materiale të vjela drejtpërsëdrejti nga terreni. Këto përfundime të pakundërshtueshme janë arritur në bazë të shtjellimeve
shkencore sipas metodës multidisiplinare mbarështruar në formë analitike
krahasuese në disa linja, apo rrafshe studimi. Pra, në rrafshin e sistemit të
besimeve religjioze, në rrafshin kryesorë arkeologjik dhe arkitekturorë, në
rrafshin e aplikimeve të ornamenteve nga kultet e ndryshme, si mbijetoja të
besimeve të lashta pagane, si dhe në rrafshin
etnologjik. Kultura komplekse e arkitekturës popullore shqiptare, më saktësisht e
ngulimeve të banimit, në këtë formë komplekse,
sipas metodës shkencore bashkëkohore - multidisiplinare, për herë të parë është shtjelluar kësisoj në mbarë trevën e
arealit kulturor ballkanik.
Vlerësim
nga Prof. dr. Neritan Ceka, Tiranë: “Një vlerë të veçantë të
monografisë: “Arkitektura vernakulare e
Kosovës” përbënë materiali dokumentar, me mjaftë interes për studiuesit e disiplinave të tjera albanologjike të interesuar për origjinën e popullit tonë dhe vazhdimësinë ilire-shqiptare”.
Vlerësim
nga Prof. dr. Aleksandër Meksi, Tiranë: “Një gurë të
rëndësishëm në themelet e studimeve të kulturës materiale të ilirëve dhe shqiptarëve në zhvillim ndër shekuj”.
Gjithësesi
do theksuar se monografia studimore: “Shkolla kosovare
e mjeshtrit popullor
shqiptar”, Prishtinë 1993, është libri i parë në Kosovë nga fusha e
arkitekturës i shkruar në gjuhën shqipe nga pena e një arkitekti.
David Gloster - Drejtori
i Departamentit të Edukimit të Institutit Mbretëror të Arkitektëve të Britanisë (RIBA
- Royal Institute of British Architects), në letrën e dërguar më 01.11.2010, lidhur me dy monografitë studimore
të autorit Prof. Dr. Flamur Doli: “Arkitektura tradicionale – popullore e Kosovës / Traditional popular architecture of Kosova”, Prishtinë 2001 (shqip/anglisht), dhe “Arkitektura vernakulare e Kosovës”, Prishtinë
2009, vlerëson: “Të dyja publikimet e Prof. Dr. Dolit provojnë dituri
shkencore, njeherësh edhe dokumentim të kujdesshëm dhe kërkime serioze në fushën e arkitekturës vernakulare dhe indigjene të rajonit”.
66 Portland Place, London VV1b 1AD UK / (E-mail: david.gloster@inst.riba.org) etj.
Bibliografia
1.
Doli, F.: “Shkolla kosovare
e mjeshtrit popullor
shqiptar”, Prishtinë, 1993.
2.
Doli, F.:”Të krijuarit dhe arkitektura”, Prishtinë,
1997.
3.
Doli, F.: “Arkitektura tradicionale - popullore e Kosovës (Traditional popular architecture of Kosova)”, Prishtinë, 2001.
4.
Doli, F.: “Arkitektura vernakulare e Kosovës”, Prishtinë, 2009.
5.
Doli, F.: “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”, Prishtinë, 2021.
6.
Doli, F.: “Vernacular architecture of Kosovo”, Prishtinë, 2022.
7.
Dokumentacion nga Arkiva e FNA, UP, Prishtinë,
2025.









