Gani Pllana: Prof. Dr. Ejup Hamiti, Mitrovicasi, studiues dhe doktori i parë i matematikës në Kosovë

1h më parë

PROF. DR. EJUP HAMITI, MITROVICASI, STUDIUES DHE DOKTORI I PARË I MATEMATIKËS NË KOSOVË, KONTRIBUES I JASHTËZAKONSHËM

NË ARSIMIN KOSOVAR

Nga Gani S. Pllana

Prof. dr. Ejup Hamiti lindi më 4 tetor 1937 në Kodër (ish Zasellë), komuna e Mitrovicës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Mitrovicën e Kosovës, në qershor të vitit 1955. Menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme ka vazhduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Beograd. Studimet i ka përfunduar në shtator të vitit 1959, në afatin e rregullt, me sukses të dalluar.

Pas kryerjes së studimeve, u pranua asistent në Katedrën e Matematikës në Fakultetin e Shklencave Matematiko-Natyrore në Beograd, por pa hamendje atë e refuzoi për t’u këthyer në vendlindje, dhe duke qenë i vetëdijshën për nevojat kadrovike në vendlindje e sidomos për lëndën e matematikës.

Në vitin shkollor 1959/60 punoi profesor i matematikës në Gjimnazin e Mitrovicës.

Në vitin 1960 u hap Fakulteti Filozofik në Prishtinë dhe, sipas konkursit të shpallur nga komisioni amë i Fakultetit Filozofik është zgjedhur asistent në grupin e Matematikës, në shtator të vitit 1960. Punën si asistent e ka filluar në vitin shkollor 1961/62, pasi ka përfunduar shërbimin ushtarak. Në këtë detyrë ka punuar deri në vitin 1967.

Si asistent në Fakultetin Filozofik, në Katedrën e Matematikë, sipas nevojës, gjatë katër viteve të para ka zhvilluar ushtrime në këto lëndë mësimore: “Analiza I”, “Analiza II”, “Analiza III”, “Analiza funksionale”, “Gjeometria përshkruese”, “Gjeometria e lartë” dhe “Gjeometria Euklidiane”. Gjatë kësaj kohe ka mbajtur Ligjërata nga “Gjeometria e lartë”, nën udhëheqje, që nga viti 1964.

Në vitin 1964 është regjistruar në studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Beograd. Për këtë qëllim në Universitetin e Beogradit qëndroi në vitin shkollor 1965/66. Temën e magjistraturës, me titull:  "Gjeometria e lakoreve të shumëfisha me lakim të kufizuar" e ka mbrojtur më 30 dhjetor 1967 në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Beograd.

Për shkak të sëmundjes së profesorit të lëndës së gjeometrisë në Fakultetin Filozofik në Katedrën e matematikës në Prishtinë, e në mungesë të kuadrit, qysh nga viti shkollor 1964/65, prof. Ejup Hanitit iu besuan ligjëratat, nën mbikqyrje të prof. dr. Tihomir Pejoviqit, nga tri lëndë: “Gjeometria descriptive”, “Gjeometria e Euklidit” dhe “Gjeometria e lartë”.

Nga viti 1967 kur edhe zgjedhet në thirje “Ligërues”, këto lëndë i ka nbajtur në të dy gjuhët mësimore; në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbokroate. Në të njëjtën kohë, pas themelimit të Shkollës së Lartë Teknike në Prishtinë, ka mbajtur ushtrimet nga lënda e Matematikës. Poashtu nga themelimi i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren e deri në vitin 1969 ka ligjëruar lëndët mësimore: “Gjeometria elementare” dhe “Gjeometria deskriptive”.

Në fillim të vitit 1968 është zgjedhur “Ligjërues” në Katedrën e Matematikës të Fakultetit Filozofik.

Në vitin shkollor 1969/70 është zgjedhur në thirjen akademike “Docent”, në Prishtinë.

Në vitin shkollor 1969/70 ka kaluar me punë në Fakultetin Teknik, në thirrje akademike “Docent”.

Në Fakultetin Teknik, për herë të parë ligjëratat nga lënda e matematikës u zhvilluan gjuhën shqipe, nga profesor Ejup Hamiti (1969/70). Në fillim ka mbajtur ligjërata nga “Matematika I”, “Matematika II” dhe “Matematika III”, në të gjitha drejtimet e Fkultetit Teknik. Më vonë, pas ndarjes së Fakultetit Teknik në Fakultete të veçanta, vazhdoi punën në Fakultetin e Elektroteknikës, deri sa është pensionuar.

Në Fakultetin Elektroteknik i ka mbajtur ligjëratat nga lëndët mësimore: “Matematika II”, “Matermatika V” dhe “Kapituj të zgjedhur nga matematika”,

Prof. dr. Ejup Hamiti ka mbajtur ligjërata për lëndën “Matematika I” për studentët e Fakultetit të Xehetarisë dhe të Metalurgjisë, gjithashtu edhe për lëndën “Matematika II” për studentët e degës së Xehetarisë, në Mitrovicë.

Vlen të pëmendet edhe puna e tij 4 (katër) vjeçare në gjimnazin matematikor,që ishte edhe bashkthemelues i tij.

Në vitin shkollor 1971/72 ka qëndruar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës, në Universitetin e Zagrebit, ku nën mbikqyrjen e profesorit të mirënjohur Prof. dr. Vlladimir Devide punoi temën e disertacionit, me titull: “Kontribut në teorinë e asocimit të grupeve gjysëm-grupe”, të cilën e mbrojti me sukses të shkëlqyeshë, më 27 qershor 1973, i pari në Kosovë “Doktor i Shkencave Matematikore”.

Gjatë viteve shkollore 1976-1983 kur bëhet integrimni i mësimit në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Ejup Hamiti kaloi në marrëdhënie pune në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Prishtinës.

Paralel me ligjëratat e rregullta, në vitin shkollor 1978/79, ka mbajtur kursin special të leksioneve “Hyrje në teorinë e gjysmëgrupeve" për studentët pasuniversitarë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Pristinë.

Në vitin 1980 është zgjedhur profesor ordinar (profesor  rregullt) për lëndën mësimore “Matematika III”, në Fakultetin e Elektroteknikës, të Universitetit të Prishtinës, në Prishtinë.

Gjuhë të huaja: serbokroatisht, rusisht, frëngjisht dhe anglisht.

Pozitat në Fakultetin Filozofik dhe në Universitetin e Prishtinës

·       1961-1963: Anëtar i Pleqësisë së Fakultetit Filozofik, Prishtinë;

·       1967-1970: Anëtar i Këshillit të Fakultetit Filozofuk, Prishtinë;1972-1974: Shef i Seksionit të Elektroteknikës, Fakulteti Teknik, Universitetit i Prishtinës, Prishtinë;

·       1975-1976: Shef i Seksionit të Teknologjisë, Metalurgjisë dhe Xehetarisë, Universitetit i Prishtinës, Prishtinë;

·       1978-1979: Drejtor i Departamentit të Matematikës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Universitetit i Prishtinës, Prishtinë;

·       1980-1981: Dekan në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Universitetit i Prishtinës, Prishtinë;

·       1982-1983: Anëtar i Pleqësisë së Universitetit të Prishtinës;

·       1984-2002: Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Eleketrike dhe kompjuterike, prishtinë;

·       2003-2008: Profesor i angazhuar në FIEK, UP, Prishtinë.

Angazhimi i prof. dr. Ejup Hamitit në aktivitete shoqërore të shkollave të larta dhe të fakulteteve

1.     Prof. Hamiti ishte anëtar i Komitetit të shkollave të larta dhe të fakulteteve, sekretar i OTHLK të Fakultetit Filozofik. Nga ana tjetër, ka qenë i angazhuar në organe të ndryshme vetëqeverisëse si në Fakultetin Filozofik, ku ka punuar më herët edhe në Fakultetin Teknik.

2.    Gjatë viteve 1978-1980 ishte drejtor i Institutit të Matematikës pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

3.    Në vitet 1981-1982 ishte Dekan i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

4.    Në vitin 1983 ishte kryetar i Pleqësisë së Universitetit të Prishtinës.

5.    Dy vite l983-1985 ka kryer detyrën e Sekretarit të Bashkësië Vetëqeverisëse Krahinore të Kosovës për arsim, pa shkëputje nga marëdhënia e punës në fakultet.

6.    Në vitin 1985 zgjedhet për Kryetar të Komitetit për ASHK të KSAK me mandat katërvjeqar, por pas dy vjetësh, në vilin 1987 lirohet nga funksioni dhe vazhdon punën (e pandërprerë) në Fakultetin e Elektroteknikës.

7.    Sekretar i Katedrës së matematikës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Prishtinë.

8.    Shef i Seksionit të Elektroteknikës, në Fakultetin Teknik.

9.    Shef i Seksionit Teknologjik - Metalurgjik në Fakultetin Tehnik, në Pristinë.

10.Shef i Katedrës së matematikës në Fakultetin Teknik.

11.  Anëtar i bordit ekzekutiv të Shoqatës së profesorëve universitarë në ish RSFJ.

12. Anëtar i Këshillit të Universitetit të Prishtinës, në Pristinë.

13. Kryetar i Këshillit të Institutit për Matematikë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Prishtinë.

14. Në vitin 1979, është zgjedhur drejtor i Institutit për Matematikë, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Prishtinë.

Angazhimi i prof. dr. Ejup Hamitit në jetën shoqërore dhe punët politike jashtë Fakultetit

1.     Kryetar i Shoqatës së Matematikanëve, Fiziknëve dhe Astronomëve të KSA Kosovës;

2.    Nënkryetar i Bashkësisë së Shoqatave të Matematikanëve, Fizikanëve dhe Astronomëve të ish  Jugosllavisë;

3.    Anëtar i Këshillit redaktues të revistës “Matematika”, në Beograd;

4.    Anëtar i Këshillit redaktues të revistës “Matematika-Fizika”, në Prishtinë;

5.    Anëtar i Këshillit për Arsim dhe Kulturë në KSA të Kosovës;

6.    Delegat në Këshillin për Zhvillim, Arsim dhe Edukim, në Prishtinë;

7.    Anëtar i Komisionit për Publikime shkencore në Universitetin e Prishtinës;

8.    Kryetar i Komisionit të Këshillit për Arsim dhe Kulturë në KSA të Kosovës, për tekste shkollore.

Mirënjohje dhe dekorata për prof. dr. Ejup Hamitin

1.     Fitues i Shpërblimit të Nëntorit të qytetit të Prishtiës për vitin 1973, për arrijtje në lëmi shkencore;

2.    Mirënjohje, i vlerësuar me Medaljen e Nderit nga Presidenti i Republikës “Mirënjohje për shërbim për popull” me yll argjendi;

3.    Çmimi Krahinor i Dhjetorit, për arrijtjen e reuzltateve nga fusha e shkencave matematikore;

4.    Çmimin e Nëntorit të qytetit të Prishtinës, për përpjekjet dhe arrijtjet e jashtëzakonshme në fushën e shkencave matematikore;

5.    Mirënjohje per kontributin e dhënë për punën e suksesshme të Fakultetit të Shkencave Matematikore-Natyrore, me rasitn e njëzet Vjetorit të punës së Fakultetit, 1980;

6.    Diplomë për bashkëpunim të suksesshëm, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës  me rastin e 10 Vjetorit të themelimit, në Prishtinë, 1980;

7.    Falënderim për bashkëpunim të suksesshëm, punë të zellshme, si edhe për kontributin e dhënë për zhvillimin e Fakultetit të Xehetarise, Metalurgjisë dhe Gjeologjisë në Mitrovicë, me rastin e 10 Vjetorit të themelimit, 1984;

8.    Mirënjohje për bashkëpunim të suksesshëm: Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të KSA të Kosovës, me rastin e 40Vjetorit të botimit të teksteve shkollore në Kosovë, 1985;

9.    Mirënjohje për zhvillimin dhe përparimin e Shkollës së Lartë Pedagogjike (SHLP) “Xhevdet Doda”, në Prizren, me rastin e 25 Vjetorit të saj, Prizren, 1987;

10.Çmimin me rastin e 10 (dhjetë) Vjetorit të themelimit të Entit për tekste mësimore, për bashkëpunim me sukses disavjeçar.

11.  Çmimin me rastin e 15 (pesëmbëdhjetë) Vjetorit të themelimit të Entit për tekste mësimore, për bashkëpunim me sukses disavjeçar;

12. Diplomën e Shoqatës së Matemtikanëve-Fizikanëve dhe Astronomëve të ish Jugosllavisë me rastin e 30 (tridhjetë) Vjetorit të themelimit të saj;

13. Mirënjohje për kontributin e dhënë në arsimimin dhe  edukimin e brezave të rinj, Gjimnazi “Frang Bardhi”, Mitrovicë, me rastin e 50 Vjetorit të brezit të parë, Mitroviocë, 2005;

14. Mirënjohje për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e procesit mësimor-shkencor, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2007;

15. Mirënjohje nga Fakulteti Teknik në Prishtinë, me rastin e 10 (dhjetë)-Vjetorit të themelimit të Fakultetit.

16. Mirënjohje e Këshillit për Arsimit dhe Kulturë të KSA të Kosovës, për bashkëpunim afatgjatë;

17. Mirënjohje për kontributin e dhënë në procesin mësimord he edukativ në ish Gjimnazin Matematiokor të Prishtinës, Gjimnazi Matematikor me rastin e 30 Vjetorit të gjeneratës së pestë, Pishtinë, 2009 (Post mortum);

18.Mirënjohje për kontribut të çmuar në zhvillimin e Fakultetit dhe për bashkëpunim me institucionin tonë, me  rastin e 50 Vjetorit të themelimit, Fakulteti i Shkencave Elektrike dhe Kompjuterike, Prishtinë, 2011 (Post mortum);

19. Mirënjoheje për kontributin e dhëne në FSHMN, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Prishtinë (Post mortum).

Pjesëmarrje për specializime në botën e jashtme

Gjatë vitit shkollor 1962/63, ka qëndruar në Strasbourg në Institutin e Matematikës, si bursist i Qeverisë françeze, ku ka marrë pjesë aktive në seminare dhe në ligjërata të veçanta të mbajtura për specialistë.

Në vitin akademik 1977/78, ka qëndruar në “PANNSTATE UNIVERSITY”, në njërin prej universiteteve më të njohura në SHBA për studime postdoktorature.

Prof. dr. Ejup Hamiti ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Matematikanëve në Nicë, në vitin 1970, e gjithashtu ka marrë pjesë në të gjitha Kongreset e Matematikanëve-Fizikanëve dhe Astromëve në ish Jugosllavi, nga viti 1960.

Në fund të vitit 1978 ka marrë pjesë në Simpoziumin kushtuar “Teorisë së grupeve”, në Oberwolfach, në Gjermninë Perëndimore.

Veprimtaria botuese profesionale dhe shkencore

Prof. dr. Ejup Hamiti veprimtarinë profesionle e ka filluar që nga përfundimi I studimeve. Puna e tij, e pa lodhur, ka filluar me përkthimin e disa teksteve mësimore nga lëmia e matematikës për shkolla të mesme. Mund të thuhet se ishte ndër të parët që bëri përkthime në gjuhën shqipe, duke përdorur terminologji adekuate. Nga ana tjetër, gjatë përkthimit të teksteve, qysh atëherë ka krijuar një numër të konsiderueshëm termash të reja të përdorura për herë të parë në gjuhën shqipe, në Kosovë.

Tekste shkollore të përkthyera nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe:

1.     B. Rasajski: “ALGJEBRA” për kl. e I-rë gjimnaz, Prishtinë, 1963.

2.    I.  Bandic; M. Dajovic: “ALGJEBRA” për kl. e III-të gjimnaz, Prishtinë, 1963.

3.    R. Ralevic: “MATEMATIKA” për kl. e III-të, për shkolla të mesme, Prishtinë, 1983.

Më vonë kur u kijuan kushte të volitshme, sidomos pas thenelimit të Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore në Prishtinë, prof. Hamiti ka shkruar tekstet e para origjinale në gjuhën shqipe, në Kosovë, dhe u bë njëri prej autorëve më prodhimtarë në hartimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, duke filluar nga hartimi i teksteve për shkollat fillore, për shkollat e mesme deri te hartimi i teskteve mësimore për Universitete.

Tekstet origiinale për shkollat fillore:

1.     Hamiti, E.: “Matematika me permbledhje detyrash”, për kl. e IV-të të shkollës fillore, Botues ETMM, Prishtinë;

2.    Hamiti, E.: “Matematika”, për kl. e V-të të shkollës fillore, Botues ETMM, Prishtinë, 1978;

3.    Hamiti, E.: “Gjeometria” për kl. e V-të, Botues ETMM, Prishtinë, 1975;

4.    Hamiti, E.: “Matematika”, për kl. e VI-të të shkollës fillore, Botues ETMM, Prishtinë, 1975;

5.    Hamiti, E.: “Gjeometria” për kl. e VI-të, Botues ETMM, Prishtinë, 1975;

6.    Hamiti, E.; Gashi, E.: “Matematika”, për kl. e VI-të të shkollës fillore, Botues ETMM, Prishtinë, 1978;

7.    Hamiti, E.: “Matematika”, për kl. e VII-të të shkollës fillore, Botues ETMM, Prishtinë, 1978;

8.    Hamiti, E.: “Gjeometria” për kl. e VII-të, Botues ETMM, Prishtinë, 1975;

Tekstet origiinale për shkollat e mesme:

1.     Hamiti, E.:“Algjebra” për kl. e I-të, për gjimnaz, Botues ETMM, Prishtinë, 1971;

2.    Hamiti, E.:“ “Matematika” për kl. II-të gjimnaz, Botues ETMM, Prishtinë, 1972;

3.    Hamiti, E.:“Matematika” për kl. e I-rë, për Arsimin e Mesëm të Orientuar (koautor), Botues ETMM, Prishtinë, 1978.

4.    Hamiti, E.:“Matematika” për kl. II-të, për Arsimin e Mesëm të Orientuar, Botues ETMM, Prishtinë, 1978;

5.    Hamitio,. E.: “Matematika” për kl. e III-të, për Arsimin e mesëm dega elektroteknikë-ndërtimtari, Botues ETMM, Prishtinë, 1982.

6.    Hamiti, E.:“Matematika” për kl. e IV-të, për Arsimin e mesëm dega elektroteknikë-ndërtimtari, Botues ETMM, Prishtinë, 1983;

7.    Hamiti, E.:“Gjeometria elementare” (dispensë për gjimnazin matematikor), Prishtinë, 1983;

8.    Hamiti, E.:“Gjeometria” për kl. e III-të, të faz?s së dytë për Mësimin e Mesëm të Orientuar, Botues ETMM, Prishtinë, 1983;

9.    Hamiti, E.: “Matematika me pëmbledhje detyrash”, për kl. e II-të, për Arsimin e mesëm dega makineri-xehetari, Botues ETMM, Prishtinë, 1990;

10.Hamiti, E.:“Matematika me përmbledhje detyrash” për kl. e IV-të,  për Arsimin e mesëm dega makineri-xehetari, Botues ETMM, Prishtinë, 1990;

11.  Hamiti, E.:“Gjeometria jo elementare” për kl. e IV-të, gjimnaz, Botues ETMM, Prishtinë.

Tekste universitare:

1.     Hamiti, E.:“Matematika I” për studentët e Fakultetit Teknik (dispensë), Prishtinë, 1981;

2.    Hamiti, E.:“Matematika II” për studentët e Fakultetit Teknik (dispensë), Prishtinë, 1981;

3.    Hamiti, E.:“Matematika I” për studentët e Fakultetit Teknik, Prishtinë, 1983;

4.    Hamiti, E.:“Matematika II” për studentët e Fakultetit Teknik, Prishtinë, 1983;

5.    Hamiti, E.:“Matematika III” për studentët e Fakultetit Teknik, Prishtinë, 1983;

6.    Hamiti, E.:“Kapituj të zgjedhur nga Matematika”, dispensë, Prishtinë, 1991;

7.    Hamiti, E.:“Matematika III-1” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 1995;

8.    Hamiti, E.:“Matematika III-2” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 1995;

9.    Hamiti, E.:“Matematika I” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

10.Hamiti, E.:“Matematika II” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

11.  Hamiti, E.:“Matematika III” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

12. Hamiti, E.:“Matematika IV” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

13. Hamiti, E.; Lohaj, Sh.:“Matematika I-Përmbledhje detyrash” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

14. Hamiti, E.; Lohaj, Sh.:“Matematika III-Përmbledhje detyrash” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

Botime profesionale dhe shkencore:

1.     Hamiti, E.:"Gjeometria e lakoreve të shumëfisha me lakim të kufizuar", temë e magjistraturës, Beograd, 1967.

Në këtë punim janë përfshirë punimet e A. D. Aleksandrovit që kanë të b?jnë me varietetet dydimensionale të lakorës së kufizuar. Nga ana tjetër disa pohime janë përgjithësuar në varietetet e çfarëdoshme me lakesë të kufizuar. Një kontribut origjinal është dhënë në kapitullin e dytë të këtij punimi me anën e teoremës e cila problemet e caktuara të kësaj fushe i zgjedh në rastin e sipërfaqeve konvekse.

2.    Hamiti, E.:"Zgjerimi i kuptimit të numrit kompleks" (në gjuhën shqipe), në Shkolla e Lartë Pedagogjike, Prizren 1968.

3.    Hamiti, E.:“Zgjerimi i kuptimit të numrit kompleks”, në Buletini i punimeve SHLP, Prizren, 1967.

4.    Hamiti, E.:"Metodë e induksionit matematik", (në serbokroatisht), në MATEMATIKA 2-3, Beograd, 1972.

5.    Hamiti, E.:“Struktura e një sistemi matematik (I)”, në Matematika-Fizika, Prishtinë, 1976.

6.    Hamiti, E.:“Struktura e një sistemi matematik (II)”, në Matematika-Fizika, Prishtinë, 1980.

7.    Hamiti, E.:“Disa teorema të gjeometrisë metrike”, Buletini i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, 1969.

8.    Hamiti, E.:“Përgjithësimi i teoremave të caktuara të gjeometrisë elementare në hapësirën (koautor), Buletini i Fakultetit Filozofik, Prishtinë, 1967.

9.    Hamiti, E.:“Përgjithësimi i teoremave të caktuara të gjeometrisë elementare” (koautor me D. Lopandiqin), në gjuhën serbokroate, në Përmbledhje e punimve në Fakultetin Filozofik, Prihtinë, 1967.

10.Hamiti, E.: “Disa kuptime dhe teorema te gieometrist metrike" (në gjuhë shqipe), në Përmbledhje e punimve në Fakultetin Filozofik, Prihtinë, 1969.

11.  Hamiti, E.:"Gjeometria e lakoreve të shumëfisha me lakim të kufizuar", temë e magjistraturës, Beograd, 1967.

12. Hamiti, E.:“Kontribut në teorinë e asocimit të grupeve gjysëm-grupe”, Zagreb, 1973.

13. Hamiti, E.:“Bashkësitë e Bastidinit dhe disa raporte në mes tyre”, në Përmbledhje punimesh në Fakultetin Matematiko-Natyror, Prishtinë, 1976.

14. Hamiti, E.: "Struktura e një sistemi matematik",  “Matematika-Fizika“, Prishtinë, 1976.

15. Hamiti, E.:“Bashkësitë e zakonshme të Bastdinit”, në Përmbledhje punimesh në Fakultetin e Matematiko-Natyror, Prishtinë, 1977.

16. Hamiti, E.:“Shpërndarja e H-klasave në kosete”, në Përmbledhje punimesh në Fakultetin e Matematiko-Natyror, Prishtinë, 1977.

17. Hamiti, E.:“Gjeometria e brendshme e sferës si model i gjeometrisë dy dimensionale euklidiane” (koayur me Z. Shnajder dhe Q. Doliqaninin), në Përmbledhje punimesh në Fakultetin e Matematiko-Natyror, Prishtinë, 1978.

Angazhime në Universitete tjera

·       1970-1981: Ligjërues në Universitetin e Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës në Prishtinë dhe Universitetit të Tiranës, në Tiranë;

·       1996-2003: Ligjëreues në Universitetin Shtetëror  të Tetovës, në Tetovë.

Përfundim

         Prof. dr. Ejup Hamiti, ishte doktori i parë shqiptar i shkencave nga lëmia e matematikës, në Kosopvë.

Prof. dr. Ejup Hamiti, me rastin e hapjes së Fakultetit Filozofik në Prishtinë, është zgjedhur asistent në grupin e Matematikës, në shtator të vitit 1960. Punën si asistent e ka filluar në vitin shkollor 1961/62, pasi ka përfunduar shërbimin ushtarak. Në këtë detyrë ka punuar deri në vitin 1967.

Prof. dr. Ejup Hamiti, përveç studimeve në Beograd e Zagreb, ka bërë studime edhe në SHBA, duke u paraqitur me punime shkencore. Gjithashtu ka marrë pjesë me punime shkencore nga fusha e matematikës në Gjermaninë Perëndimore dhe në Francë. Ka publikuar gjithashtu punime profesionale dhe shkencore edhe në revista dhe përmbledhje punimesh, nga lëmia e matematikës,  në disa qendra universitare në ish Jugosllavi dhe në Kosovë.

Prof. dr. Ejup Hamiti ishte matematikan i jashtëzakonshëm, mësimdhënës i shquar, punonjës shkencor, organizator i shquar dhe veprimtar aktiv shoqëror.

Prof. dr. Ejup Hamiti, ka treguar aftësi të theksuara si në mësimdhënie ashtu edhe në punë të pavarur dhe origjinale shkencore. Në punën pedagogjike është dalluar vazhdimisht për përkushtim dhe iniciativën për zhvillimin e shkencës në fushën e matematikës, për ngritjen e kuadrove të rinj, për përmirësimin e metodikës së mësimdhënies dhe për zgjidhjen e problemeve organizative e kadrovike në arsim.

Prof. dr. Ejup Hamiti, përherë pedant, pedagog i mirëfilltë i arsimit, i etur për dituri, i aftë në mësimdhënien e matematikës, vizionar në udhëheqje të institucioneve arsimore në Kosovë. Ishte korrekt, i drejtë gjatë vlerësimit të punimeve të studentëve, i afërt me studentë, komunikues, pozitiv, parimor, i përkushtuar ndaj profesionit, dallohej për kompetencë të shumanshme në shpjegimin dhe qartësimin e lëndës së matematikës. Punonte pa ndërprerje dhe krijonte marrëdhënie të shkëlqyeshme me studentë e kolegë, duke komunikuar përherë në mënyrë profesionale dhe bashkëkohore.

I veçantë ishte kontributi prof. dr. Ejup Hamiti në hartimin e teksteve shkollore për shkollat e ciklit të parë dhe të dytë në gjuhën shqipe, e gjithashtu edhe për tekste universitare, nga lëmia e matematikës, me të cilat është përparuar ndjeshëm mësimdhënia e matematikës në shkollat dhe universitetet e Kosovës.

Tekstet universitare, të hartuaran nga prof. dr. Ejup Hamiti, kanë pësuar ndryshime (janë plotësuar) konform ndryshimeve të programeve të cilat janë bërë gjatë reformës në Universitein e Prishtinës. Si rezultat i ndryshimeve të konsiderueshme në programet e lëndëve të matematikës, janë ribotuar librat paraprak universitar Matematika I, II, III dhe IV, së bashku me përmbledhjet e detyrave nga Matematika III dhe Matematika IV.

Bibiografia

1.     Hamiti, E.:“Matematika I” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

2.    Hamiti, E.:“Matematika II” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

3.    Hamiti, E.:“Matematika III” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

4.    Hamiti, E.:“Matematika IV” për studentët e Fakultetit Elektroteknik, Prishtinë, 2008;

5.    Dokumentacion nga arkivi i FIEK, Prishtinë, 2025.