Frank Shkreli: Shën Nënë Tereza dhe Diplomacia e Vlerave
SHËN NËNË TEREZA DHE DIPLOMACIA E VLERAVE
Vizita
e Sekretarit Amerikan të shtetit, Marco Rubio në Kalkutë si mesazh i humanizmit
amerikan dhe fuqisë universale të figurës shqiptare të Nënë Terezës

Vizita
e Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio në Shtëpinë e Misionareve të
Bamirësisë të themeluar nga Nënë Tereza në Kalkuta gjatë turneut të tij zyrtar
katërditor në Indi nuk ishte thjesht një ndalesë protokollare apo një akt
formal respekti fetar. -Frank
Shkreli/ Një yll i ri i partisë Republikane në SHBA? | Gazeta Telegraf –Ajo ishte një ngjarje
me simbolikë të thellë politike, diplomatike dhe morale, e cila tregoi se në
politikën ndërkombëtare të shekullit XXI vazhdon të ekzistojë një vend i
rëndësishëm për figurat universale të humanizmit dhe për diplomacinë e vlerave.
Në
kohën kur marrëdhëniet ndërkombëtare dominohen nga rivalitetet gjeopolitike,
luftërat ekonomike, tensionet ushtarake dhe përplasjet strategjike mes fuqive
të mëdha, zgjedhja e diplomatit më të lartë amerikan për të vizituar vendin ku
ka jetuar dhe shërbyer Nënë Tereza kishte një mesazh të qartë: Amerika kërkon
të projektojë në botë, jo vetëm fuqinë e saj politike dhe ushtarake, por edhe
dimensionin moral dhe human të lidershipit global.
Nënë
Tereza mbetet një nga figurat më të mëdha morale të kohës moderne. E lindur si
Gonxhe Bojaxhiu në një familje shqiptare, ajo u shndërrua në simbol universal
të dhembshurisë njerëzore. Misioni i saj në Kalkutë, mes më të varfërve, të
sëmurëve dhe të braktisurve, krijoi një trashëgimi morale që kapërceu kufijtë
kombëtarë, fetarë dhe ideologjikë. Ajo nuk ishte vetëm një murgeshë katolike;
ajo u bë një ndërgjegje morale globale. Pikërisht
kjo e bën figurën e saj jashtëzakonisht të rëndësishme edhe për diplomacinë
moderne. Kur Rubio bëri homazhe pranë varrit të Nënë Terezës dhe takoi motrat e
Misionareve të Bamirësisë, ai nuk po nderonte vetëm një figurë fetare. Ai po
lidhej simbolikisht me një trashëgimi universale të humanizmit, sakrificës dhe
shërbimit ndaj njeriut. Në thelb, kjo
vizitë ishte një shembull i asaj që quhet “soft power” — fuqia e ndikimit
përmes kulturës, moralit dhe vlerave njerëzore. SHBA-të e kuptojnë se
partneriteti strategjik me Indinë nuk mund të mbështetet vetëm në marrëveshje
ushtarake, tregti apo teknologji. Aleancat afatgjata ndërtohen edhe mbi
respektin kulturor, ndjeshmërinë historike dhe simbolikën morale.
India
sot është një nga partnerët më të rëndësishëm të Amerikës në Indo-Paqësor,
sidomos përballë rritjes së ndikimit kinez. Por diplomacia amerikane kërkon që
marrëdhëniet me Nju Delhin të mos perceptohen vetëm si aleancë kundër Kinës.
Për këtë arsye, vizita në shtëpinë e Nënë Terezës krijoi një dimension njerëzor
dhe emocional të turneut diplomatik të Rubios.
Fakti që vizita ndodhi në Kalkutë kishte gjithashtu rëndësi të veçantë.
Ky qytet mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me misionin historik të Nënë Terezës
dhe me kujtesën morale të shërbimit të saj ndaj më të varfërve. Z. Rubio doli
përtej itinerarit tradicional diplomatik të kufizuar në kryeqytete politike dhe
tregoi vëmendje ndaj dimensionit shpirtëror e social të Indisë moderne.
Për
vetë Marco Rubion, kjo vizitë ndihmon në formësimin e profilit të tij si
Sekretar Shteti. Gjatë karrierës së tij politike ai është identifikuar me
mbrojtjen e lirisë fetare, të drejtave të njeriut dhe rolit moral të Amerikës
në botë. Frank Shkreli: Senatori
Republikan antikomunist Marco Rubio në krye të Diplomacisë Amerikane? | Gazeta
Telegraf.
Nderimi
ndaj Nënë Terezës përforcoi pikërisht këtë identitet politik dhe diplomatik. Frank Shkreli: Marco Rubio,
kryediplomati i ri i Shteteve të Bashkuara | Gazeta Telegraf
Por
kjo ngjarje ka një domethënie të veçantë edhe për shqiptarët. Nënë Tereza është
figura shqiptare më universale e shekullit XX dhe një nga emrat më të njohur në
historinë moderne të njerëzimit. Origjina e saj shqiptare i jep Kombit shqiptar
një vend të veçantë në hartën morale të botës. Çdo homazh ndërkombëtar ndaj saj
është njëkohësisht edhe njohje e trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
Në
një kohë kur kombet e vogla shpesh luftojnë për dukshmëri në arenën globale,
figura e Nënë Terezës vazhdon të mbetet dëshmia më e fuqishme, se ndikimi i një
kombi nuk matet vetëm me territorin, ekonominë apo fuqinë ushtarake, por edhe
me kontributin moral që ai i jep njerëzimit.
Prandaj
vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës
nuk ishte rastësi. Ishte një akt i menduar diplomatik, një mesazh politik dhe
një njohje e fuqisë universale të humanizmit që përfaqëson figura e saj. Kjo vizitë rikujtoi një të vërtetë që
politika botërore shpesh harron: fuqia më e qëndrueshme nuk është vetëm ajo e
armëve apo ekonomisë, por ajo e vlerave njerëzore. Dhe në këtë dimension,
figura e Nënë Terezës vazhdon të mbetet një nga zërat më të fuqishëm moralë të
historisë moderne — një figurë shqiptare që i përket tashmë gjithë njerëzimit.
Për
më tepër, vizita e Kryediplomatit amerikan, Marco
Rubios në Shtëpinë e Misionareve të Bamirësisë të Nënë Terezes në Kalkutë,
mund të konsiderohet vërtet një moment i jashtëzakonshëm për diplomacinë
amerikane, jo sepse ishte një akt politik klasik, por pikërisht sepse kapërceu
kufijtë e diplomacisë tradicionale dhe hyri në territorin e simbolikës morale
globale. Në diplomacinë e fuqive të
mëdha, sidomos të Shteteve të Bashkuara, çdo gjest publik i Sekretarit të
Shtetit është i kalkuluar me kujdes. Zakonisht, vizitat zyrtare përqendrohen
tek takimet me liderë politikë, marrëveshjet ekonomike, çështjet ushtarake dhe
interesat strategjike. Por Rubio zgjodhi të fillojë një pjesë të rëndësishme të
vizitës së tij në Indi jo në një institucion shtetëror, por në një vend të
lidhur me dhembshurinë, varfërinë dhe humanizmin universal. Kjo e bën vizitën
të pazakontë dhe jashtëzakonisht, domethënëse.
Në fakt, janë shumë të rralla rastet kur diplomacia amerikane i jep kaq
shumë peshë simbolike një figure morale dhe humanitare gjatë një misioni
strategjik në Azi. Kjo tregon se Uashingtoni e kupton se, siç thashe më lartë, fuqia globale nuk ndërtohet vetëm mbi ushtri,
ekonomi dhe teknologji, por edhe mbi autoritetin moral dhe aftësinë për të
komunikuar vlera universale. Vizita
ishte gjithashtu e domethënse sepse ndodhi në një moment kur bota po kalon
polarizime të forta gjeopolitike. Në një klimë ndërkombëtare të mbushur me
luftëra, rivalitete mes fuqive të mëdha dhe tensione ideologjike, ndalesa në
shtëpinë e Nënë Terezës krijoi një kontrast të fortë simbolik: mes logjikës së
fuqisë dhe logjikës së humanizmit.
Vizita
ishte po ashtu e jashtëzakonshme për shkak të figurës së vetë Nënë Terezës. Ajo
nuk është thjesht një figurë fetare. Po ajo është edhe një simbol global i
ndërgjegjes njerëzore. Edhe për shqiptarët, kjo e bën ngjarjen edhe më të
rëndësishme. Nuk ndodh shpesh që figura më e lartë diplomatike e SHBA-ve të
nderojë në mënyrë kaq të dukshme një personalitet me origjinë shqiptare gjatë
një vizite ndërkombëtare me rëndësi strategjike. Kjo përforcon edhe njëherë,
statusin unik të Nënë Terezës si figura shqiptare me ndikimin më të madh moral
në historinë moderne botërore.
Në
përfundim – edhe njëherë, në një kuptim më të thellë, pra, kjo vizitë tregoi se
edhe në epokën e superfuqive, teknologjisë dhe rivaliteteve globale, diplomacia
vazhdon të ketë nevojë për figura që mishërojnë ndërgjegjen morale të
njerëzimit, siç është Shën Nënë Tereza shqiptare. Dhe pikërisht këtu qëndron
jashtëzakonshmëria e asaj vizite se Amerika, përmes diplomatit të saj më të
lartë, zgjodhi të flasë me gjuhën e humanizmit përpara se të fliste me gjuhën e
strategjisë politike të Shteteve të Bashkuara.
Frank
Shkreli




Presidenti Ronald Reagan në Shtëpinë e Bardhë – qershor, 1985 duke i dorëzuar Nënë Terezës “Medaljen Presidenciale të Lirisë. Presidenti Reagan: “Nënë Tereza është një heroinë e kohëve tona. Kështuqë, përveç shumë nderimeve dhe dekoratave, që i janë dhënë asaj, përfshirë Çmimin Niobel për Paqë, me dashuri të madhe dhe me respekt të pafund, i dorëzojmë Nënë Terezës, “Medaljen Presidenciale të Lirisë.”










