Frank Shkreli: Një zë i ri shqiptaro-amerikan në Uashington në shërbim të kujtesës historike të viktimave të komunizmit
NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT

Shqiptaro-amerikania, Dr. Elida Dakoli
i bashkohet Bordit të Fondacionit për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me
qëndër në Uashington. Këtë lajm e njoftoi
Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit --Victims of Communism
Memorial Foundation (VOC) -- duke thënë se “Është krenar të njoftojë zgjedhjen
e Dr. Elida Dakolit në Bordin e këtij Fondacioni. VOC Welcomes
Dr. Elida Dakoli to Board of Trustees. “Dr. Dakoli është
një zë udhëheqës në përpjekjet në mbrotje të lirisë, një edukatore, dhe një
mbijetuese e përndjekjes totalitare në Shqipërinë komuniste për shkak të
besimit të zjarrtë të familjes së saj në liri dhe demokraci”, thuhet mëtej në
njoftimin e javës së kaluar, duke shënuar kështu një shtesë të rëndësishme në
drejtimin e organizatës.
Shqiptaro-Amerikania Elida Dakoli,
D.M.A.Dr, rrjedhë nga një familje, me
origjinë nga Durrësi, politikikisht, e përsekutuar nga regjimi diktatorial
komunist i Enver Hoxhës. Ajo është stërmbesa e Avokatit Hysen Myshketa,
një nga themeluesit e Parlamentit të parë Shqiptar në vitin 1921 dhe një
mbështetës i flaktë i demokracisë shqiptare në kohën kur ai jetoi e veproi. Pas
vrasjes së tij nga regjimi komunist, familja e Elida Dakolit u persekutua për
bindjet e tyre politike anti-komuniste, pro-demokracisë. Sadik Dakoli, gjyshi i
saj nga babai, është vrarë edhe ai në kampet komuniste. Elida ka deklaruar se
persekutimet ndaj anëtarëve të familjes së saj kanë vazhduar me dekada dhe
ndonëse kanë kaluar 35-vite të ashtuquajturit tranzicion nga regjimi komunist
në “demokraci”, ende nuk dihet se ku i kanë varret familjarët e saj, të vrarë
dhe të zhdukur nga komunizmi. Ashtuqë angazhimi i saj pritet të kontribuoj në
forcimin e bashkëpunimit me komunitete të ndryshme dhe në thellimin e dialogut
mbi të kaluarën komuniste dhe mësimet që ajo sjell në këtë fushë, përfshir
Shqipërinë. Ekspertiza dhe kontributi i
saj pritet të forcojnë më tej misionin e Fondacionit për të edukuar publikun
mbi historinë, ideologjinë dhe pasojat e komunizmit.
Në këtë kontekst, përfshirja e figurave
të reja me integritet dhe përvojë të gjerë në drejtimin e Fondacionit, si Dr.
Elida Dakoli me prejardhje nga Shqipëria, është thelbësore për të vazhduar këtë
mision me seriozitet dhe përkushtim. Duke mirëpritur Dr. Dakolin në bordin e
saj, (VOC) theksoi gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së vazhdueshme ndaj
ideologjive totalitare dhe nevojën për të angazhuar brezat e rinj në njohjen e
të vërtetave historike të shekullit XX. Dr.
Elida Dakoli sjell në këtë detyrë një profil të pasur akademik dhe një angazhim
të spikatur në çështje që lidhen me historinë, identitetin dhe të drejtat bazë
të njeriut. Frank
Shkreli: Dhoma e Përfaqësuesve e Shtetit Teksas, dënon komunizmin dhe kërkon
miratimin e ligjit që në shkollat e shtetit të mësohet mbi krimet e komunizmit
| Gazeta Telegraf. Me
një karrierë të ndërtuar mbi kërkimin shkencor dhe pjesëmarrjen aktive në
diskursin public mbi krimet e komunizmit, ajo përfaqëson një zë të rëndësishëm
në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës kolektive, veçanërisht në kontekstin e
vendeve që kanë përjetuar regjime diktatoriale komuniste, si Shqipëria.
Emërimi i saj vjen gjithashtu edhe në
një moment kur nevoja për të reflektuar mbi të kaluarën është thelbësore për
ndërtimin e së ardhmes, sidomos në Shqipëri por edhe në Kosovë e trojet tjera
shqiptare, kudo ku ka shkelur këmba kriminale e komunizmit ndërkombëtar anë e
mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kujtesa historike nuk është
thjesht një akt përkujtimi, por një mjet i fuqishëm për të kuptuar rreziqet e
ideologjive shtypëse dhe për të forcuar vlerat demokratike, tani dhe në të
ardhmen. Në këtë drejtim, Fondacioni vazhdon të luaj një rol kyç përmes
programeve edukative, ekspozitave, kërkimeve dhe aktiviteteve publike që
synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj krimeve monstruoze të regjimeve
komuniste. Duke mirëpritur Dr. Dakolin, drejtuesit e Fondacionit kanë theksuar
se përvoja dhe vizioni i saj do të ndihmojnë në zgjërimin e ndikimit të
organizatës, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndërkaq, nga ana e saj, Dr. Dakoli ka
shprehur mirënjohjen për këtë besim dhe përgjegjësi, duke theksuar rëndësinë e
ruajtjes së kujtesës historike si një detyrim moral ndaj viktimave të
komunizmit dhe një investim për të ardhmen. Ajo ka nënvizuar se përpjekjet për
edukim dhe ndërgjegjësim duhet të jenë të vazhdueshme, në mënyrë që brezat e
rinj, të kuptojnë më mirë historinë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një
shoqërie më të drejtë dhe më të lirë. Ky
emërim shënon jo vetëm një arritje personale për Dr. Dakoli, por edhe një
moment të rëndësishëm për komunitetin më të gjerë që beson në rëndësinë e së
vërtetës historike dhe në domosdoshmërinë e kujtesës si themel i lirisë,
demokracisë dhe drejëtsisë për të gjithë, pa dallim. Në një botë ku sfidat ndaj
lirisë, demokracisë dhe drejtave të njeriut vazhdojnë të shfaqen në forma të
ndryshme të regjimeve autokratike, roli i institucioneve si “Victims of
Communism Memorial Foundation”, mbetet i pazëvendësueshëm. Shprehi besimin se
prania e shqiptaro-amerikanes Dr Elida në Bordin e VOC do të kontribuoj në
ndriçimin dhe dokumentimin e historisë së rëndësishme, por shpesh të lënë në harresë,
të shtypjes komuniste në Shqipëri, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Duke komentuar rolin e saj të ri, Dr.
Elida Dakoli tha: “Me mirënjohje të thellë, hyj në një rol të ri si Anëtare e
Bordit të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Kjo është më
shumë se një pozicion; është një përgjegjësi për të nderuar të vërtetën, për të
mbrojtur lirinë dhe për tu dhënë zë tregimeve të viktimave që nuk duhet të
fshihen kurrë nga kujtesa.”

Dr. Eric Patterson, President dhe CEO i
VOC, theksoi: “Antarësimi i Dr. Elida Dakolit në Bordin e VOC-së shënon një
epokë të re për Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Mezi
pres të punoj me Dr. Dakolin për të forcuar misionin e VOC-së dhe për të
treguar historinë e rëndësishme, por shpesh të injoruar të shtypjes komuniste
në Shqipëri.”

Dr Elida Dakoli është një udhëheqëse në fushën e të drejtave civile, diplomate kulturore, akademike dhe pianiste koncertesh. Puna e saj përqendrohet në ruajtjen e kujtesës historike dhe promovimin e vlerave demokratike. E lindur në Durrës, gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ajo vjen nga një familje e ngulitur thellë në lëvizjen e hershme demokratike të Shqipërisë, një familje shqiptare që është prekur thellësisht nga përndjekja politike e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës. Gjyshi i saj, Hysen Myshketa, avokat dhe pjesëmarrës në përpjekjet e hershme të ndërtimit të shtetit shqiptar, u vra nën regjimin komunist. Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, vdiq në sistemin burgjar komunist, dhe eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Anëtarët e familjes së saj janë burgosur dhe përndjekur nga regjimi komunist për veprimtarinë e tyre pro-demokratike.











