Florim Zeqa: Prishtina nuk është Venedik o Përparim!
Prishtina nuk është Venedik o Përparim!

Propozimi
për vendosjen e një takse prej 10 euro për automjetet që hyjnë në Prishtinë nga
komunat tjera, përveqse e padrejt dhe denigruese është edhe diskriminuese për
qytetarët e Kosovës.
Tarifë antiligjore për gjobitjen e
qytetarëve
Vendosja e taksës prej 10 është kufizim
i të drejtave të qytetarëve të Kosovës, i cili mund të krijojë efekt 'domino'
duke i nxitur komunat tjera vendosjen e tarifave për qytetarët e Prishtinës.
Kjo
masë ndëshkuese përveqse antiligjore në aspektin juridik, është shkelje e
parimit të barazisë qytetare, kufizim i lëvizjes dhe ndëshkim i të gjithë
qytetarëve të Republikës së Kosovës!
Nuk
ka bazë ligjore me të cilën Komuna e Prishtinës mund ta vendosë këtë tarifë.
Mund
të jetë në rregullore e paparamenduar mirë apo e menduar keq, sikur që ka bërë
edhe me "Prishtina Parking" që të mbledhë para, shqiptoi gjoba për
qytetarët, apo sikur tarifa për hyrje në QKUK për gjobitjen e familjarëve të
pacientëve, tarifa këto që nuk i gjenë në asnjë vend të Bashkimit Evropian, e
madje as në rajon!
Një
vendim i tillë do të krijonte precedent për komunat tjera dhe do të sillte
pasoja zinxhirore.
Nëse
krijohet një precedent i tillë, atëherë çdo qytet do të ketë të drejtë të
vendosë tarifë. Për çka, do të krijohet një kaos i tërësishëm antiligjor në
Republikën e Kosovës!
Kjo
përveqse nuk paraqet zgjidhje, është zgjidhje e kundërligjshme. Nuk mundet
kryetari i Prishtinës, Përparim Rama të vendosë me kokën e tij, as ta marrë
modelin e Londrës apo të Venedikut ta vendosë në Prishtinë.
Në
asnjë vend të rajonit dhe as të Bashkimit Evropian nuk ka praktika të tilla dhe
masa reciproke mes qyteteve!
Pra,
ky është një veprim i pamenduar mirë që nuk e zgjidhë probleimin e trafikut
urban dhe ndërurban, përkundrazi e komplikon akoma më tepër lëvizjen e lirë të
qytetarëve të Kosovës.
Problemet
në trafikun urban të Prishtinës nuk zgjidhen me tarifa, por me investime në
infrastrukturë dhe organizim më të mirëfillt të qarkullimit të automjeteve dhe
qytetarëve.
Ka
shumë zgjidhje alternative për evitimin e kaosit urban në kryeqytet, me
ndërtimin e parkingjeve të mëdha në periferi të Prishtinës, ku, nga aty
qytetarët me transport publik të subvencionuar nga komuna do të shkonin deri në
destinacionin e dëshiruar.
Në fund të këtij shkrimi po e ceku edhe
një fakt për lexuesit e rreshtave të mësipërm. Siq dihet, Përparim Rama, në
fillim të këtij viti kishte paralajmëruar taksën prej 1 euro për të gjitha
makinat që vijnë nga komunat e tjera e hyjnë në Prishtinë, mirëpo tani po i
duket pak kjo gjobë! Taksën prej 1 euro për makina dëshiron ta bëjë 10 euro,
kurse 1 euro për të gjithë personat jorezident që hyjnë në Prishtinë!
Kësaj çmendurie avanturiere, do t'i
thoja kështu: "Prishtina nuk është Venedik o Përparim, por as aty nuk ka
tarifë diskriminuese siq e ke menduar Ti. Venediku edhe pse vendi më i vizituar
në botë, nuk ka tarifë hyrëse për makina dhe as për persona fizik.



