Ekrem Ajruli: Nasradini i braktisur
15.12.2009, 07:20 PM (GMT+1)
OOOO Kalosh Çeliku:- SI DUKET TË ËSHTË NDALUR ORA!Nga Ekrem Ajruli
U bë një dekadë që i përsërit gjërat, u bë një dekadë që merresh me të njëjtat personazhe.
Një fjalë e urtë e popullit thotë: njeriu i suksesshëm njeh botën, dështaku njeh njerëzit.
Të kam mik ndaj të them mjaftë më, ngase u bëre i mërzitshëm.
Nuk them se ata që i sulmon nuk janë të tillë, por bën mirë nëse ke pasqyrë të shohësh veten një herë.
Sa për rikujtim: trego sa vjet je princ i P(L)SHSHM?
Dikur ishte SHSHSHM mandej e shndërrove në LESH-SHM, ku princ (Kryetar i pazëvendësueshëm me mandat të përjetshëm si Mareshali Tito), je ti.
Flet për kulturë, arsim e gjuhë;-trego në cilën gjuhë është e shkruar vula e Principatës(LSHSHM-së) tënde.
Pra, mizën para tjerëve e sheh buallin para vetes nuk e vëren, ngase ashtu ta ka ënda..
NASRADINI I BRRAKTISUR
(Noliane)
Po ta shihni në Bit-Pazar
Me gotën e verës në dorë
mos bëhi kureshtar
është Nasradini bashkëkohor
i vetmuar i hutuar
“disidenti”-shkrimtar
n’mes lëndinës ri shushatur
hipur prapthi mbi gomar
rri e pret të mbijë bar
në janar
seç ndërsehet-e hakërrehet
sa herë ia do nevoja
me pushtetarë shpesh thërpehet
sjelljes tij i doli boja
agallarët-hoxhallarët
doktorët-namqorët
burokratët -sylugatët
i japin krah e ymyt
jeta e tij -jetë margjënori
seç po soset për çdo ditë
dikur kishte një shoqatë
u shpall princ pa kufi
e shndërroi në principatë
Nasradini i shekullit ri
Hëngri fshiu tërë një Lidhje
se penguan bëri ç’deshi
Po kur gënjeshtra mori dhenë
n’dorë i ngeli vetëm preshi
seç ushton e na shurdhon
rreth Mulla(rit)- Bit-Pazarit
anës Vardarit shpateve t’Sharrit
hungërima e çakallit
Të Tjera
Në Fokus







