Demir Krasniqi: Mirë se vjen o Viti i Ri
29.12.2009, 08:06 PM (GMT+1)
Të këndojmë së bashku:MIRË SE VJEN O VITI I RI
Oh, motra e vëllezër , kah jem krejt ,
Në vendlindje e në kurbet –
Sonte s’ bashku do t’ këndojmë ,
Vitin e Ri, ta festojmë !
Refreni:
G’zuar, g’zuar për shumë mote ,
Dorë pas dore , gotë pas gote !
G’zuar , g’zuar për shumë vjet ,
Shumë urime, plot shëndet !
Oh, duam me ngrënë e duam me pi ,
Duam me u kënaqë e duam me u shkri,
Sonte brengat t’i harrojmë ,
Me gëzim gotat t’i cakërrojmë !
Refreni:
G’zuar, g’zuar për shumë mote...etj.
Oh, mirë se vjen , o Viti i Ri –
Na prufsh fat e lumturi !
Shumë suksese, shumë gëzime ,
Punë të mbarë dhe përparime !
Refreni:
G’zuar, g’zuar për shumë mote...etj.
Teksti, kompozimi dhe interpretimi: Demir KRASNIQI
Të Tjera
Në Fokus







